RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Pas pushimeve? Vetem vrap.

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 32

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Pas pushimeve? Vetem vrap.

    Mesazh nga lani Wed Sep 02, 2009 1:47 pm

    Pas pushimeve? Vetem vrap

    Njerëzit nuk vrapojnë për të shtuar oreksin, por për ta tretur atë. Ata që vrapojnë çdo ditë e dinë mirë se çdo të thotë kjo. Por shumë shpejt do ta mësojnë edhe “dembelët”, të cilët sapo janë kthyer nga pushimet dhe për të rrëzuar kilet e tepërta që kanë shtuar gjatë atyre ditëve, do t‘u duhet të vrapojnë nëpër parqe a rrugë si Bolt dhe Bekele. Ata mendojnë se 10 minuta ecje në ditë janë bonus për të rënë nga pesha, apo që ecja në mes të vapës dhe djersitja janë sinonimi i dobësimit. Edhe pse dembelët nuk e preferojnë, vrapi është i bukur dhe i shëndetshëm, mjafton të dish ta bësh. Ndryshe nga të gjithë sportet e tjerë, është më i lehti për t‘u mësuar.

    Kur duhet të vrapojmë?

    Duke përjashtuar orët e drekës, çdo moment i ditës është i përshtatshëm për të bërë vrap. E rëndësishme është të vraponi. Vrapi i mëngjesit është më i këshillueshëm, sepse kemi më pak gjasa të thithim smog. Dalja në darkë ndihmon për të shkarkuar nervat e streset e akumuluara gjatë ditës në punë. Pra këshilla që japin ekspertët është: vraponi kur të keni kohë, edhe pse më i këshillueshëm është vrapi i mëngjesit. “Mund të vraponi sapo të ngriheni nga shtrati, pa larë dhëmbët dhe fytyrën. ‘Dushi me oksigjen‘ që herët në mëngjes të ndihmon të përballosh me kthjelltësi pjesën tjetër të ditës. Të vrapuarit me stomak bosh ndihmon organizmin të djegë më lehtë yndyrat. Vrapi duhet shndërruar në një tendencë. Është e rëndësishme të mos lihet pas dore. Nuk duhet ta ekzagjeroni, por shtoni gradualisht minutat e vrapit. Duke u mësuar me këtë ritëm, të jeni të bindur se nuk do ta ndieni lodhjen. Si fillim thjesht duhet të provoni, duke i alternuar minutat e vrapimit me ato të ecjes së shpejtë. Mund të vraponi tri herë në javë, nga 30 minuta”, thotë një atlet.

    Ku duhet të vrapojmë?

    E bukura e vrapit është se mund të bëhet kudo: nuk nevojiten as fusha, as palestra dhe as pishina. Nëse do t‘u duhet të zgjidhni, atëherë shmangni asfaltin dhe sidomos çimenton: në fillim mund të jeni elastikë si një top bowling, çdo hap është një goditje, e cila që nga këmbët spostohet te kaviljet, gjunjët dhe ijët. Një park, ose një rrugë e gërmuar janë ideale për të bërë vrap. Por kini kujdes nga pengesat, sepse kur jeni të lodhur mund të ndodhë të pengoheni në ndonjë rrënjë dhe rrëzimi mund të ketë pasoja të rënda. Gjithashtu nuk duhet të tregoheni të ashpër me veten: të vrapuarit në natyrë, mes pemëve, është më bukur sesa të sillesh rrotull një parkingu. Këmbët do të ndjejnë të njëjtën lodhje, por koka do të jetë “më e lumtur”.

    Sa duhet të vrapojmë?

    Në fillim nuk duhet të sforcoheni. Alternojeni vrapin me ecje të shpejtë dhe bëni një ditë pushim pas çdo daljeje për vrap. Nëse dëshironi të vini në provë veten, atëherë përpiquni të vraponi një minutë më shumë, sesa të përshkoni të njëjtën rrugë në një minutë më pak. E rëndësishme është të mos e lini pas dore, sidomos nëse i keni vënë vetes qëllim të dobësoheni. Një njeri që vrapon dhe nuk kryen aktivitet tjetër, djeg një sasi të konsiderueshme yndyrash. Nëse dëshironi të ndjeheni në formë të shkëlqyer dhe të ruani linjat trupore, atëherë mos ju ndani vrapit, por bëjeni pjesë të jetës suaj të përditshme.

    Përse duhet të vrapojmë?

    Kjo pyetje zakonisht mbetet pa përgjigje: njerëzit vrapojnë sepse ashtu dëshirojnë, pastaj arsyet nuk kanë rëndësi, cilat do qofshin ato që ju kanë shtyrë ta hidhni këtë hap. Pas javëve të para, të cilat janë paksa të mundimshme, motivet e vrapimit janë të përfshira të gjitha brenda tij: dëshirojmë të shohim nëse arrijmë të vrapojmë për një orë pa ndaluar; a mund të arrijmë në majë të asaj tatëpjete; a arrijmë të përshkojmë dhjetë kilometra për dyzet minuta etj. Të jeni të bindur se do të jetë gjithmonë dikush, bashkëshortja juaj, i fejuari, kolegët e punës, të cilët do t‘ju bezdisin vazhdimisht me pyetjet kureshtare të tyre. Mos ua vini veshin, sepse ata nuk mund t‘ju kuptojnë, dhe ç‘është më e rëndësishmja, në majë të tatëpjetës ata nuk do të ngjiten kurrë.

      Ora është Mon May 20, 2024 7:29 am