RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Nga Krisht në Antikrisht

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 32

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Nga Krisht në Antikrisht

    Mesazh nga lani Wed Sep 02, 2009 5:22 pm

    Herën e fundit që shkaktoi debat dhe zhurmë në një film me emrin Krisht në titull ishte viti 1988, kur aktori Willem Dafoe luante Jezusin në filmin e regjizorit Martin Scorsese, "Tundimi i fundit i Krishtit".
    Tani aktori i njohur i Hollivudit, luan rolin kryesor në një film tjetër që po shkakton shumë debat, por jo për të njëjtat arsye.

    Filmi është Antichrist (Antikrisht) i regjizorit, Lars von Trier.

    Një film tronditësh dhe i dhunshëm që po shfaqet në kinematë e Britanisë.

    Film shokues

    Filmi i regjizorit danez, që ka në qendër historinë e një çifti që përpiqet të kalojë dhembjen për humbjen e fëmijës së tyre të vetme, ishte më i diskutuari në festivalin e Kanës të këtij viti.

    Filmi hapet me skena bardhë e zi dhe me lëvizje të ngadalta që tregojnë vdekjen aksidentale të fëmijës e shoqëruar kjo nga muzika e Hendelit.

    Personazhi i luajtur nga Willem Dafoe që është një terapist, përpiqet të ndihmojë gruan e tij të përballojë dhembjen.

    Ata shkojnë në një shtëpi të izoluar diku në një pyll dhe atje gruaja, që luhet nga aktorja fanceze, Charlote Gainsbourg, humbet komplet mendjen.
    Ja se ç'thotë aktori amerikan për filmin:

    Dafoe: Ka skena ekstreme dhe janë skena që të mbeten në kujtesë, por nuk është ajo, me të cilën do të mbaja mend filmin.

    Të gjitha këto gjëra ekstreme kanë një funksion dhe një logjikë që t'i e pranon brenda filmit.

    Mendoj se për disa njerëz që nuk përqëndrohen në film këto momente janë ato që mbahen mend.

    Ato janë gjëra që nuk janë të lehta për t'u parë, gjëra që nuk jemi mësuar t'i shohim në filma, sidomos filma me përmbajtje reale apo nga realiteti, pra që nuk janë filma horror.

    Ato janë skena që kanë përmbajtje reale, por marrin prej filmave horror një stil që jemi mësuar t'i shohim në këto lloj filmash.

    BBC: Personazhi që luhet Charlote Gainsbourg është vënë posht nga dhembja. Aq e fortë është ajo se e çon atë në dhunë ekstreme mbi veten dhe burrin e saj.

    Aktori Dafoe u pyet se çfarë mendimi kishte ai për ekstremitetin e kësaj situate dhe nëse filmi mund të kishte marrë një drejtim tjetër.

    Dafoe: Kjo nuk është një pyetje, të cilës nuk mund t'i përgjigjem për arsye se është shumë hipotetike.

    Si aktor unë merrem me atë që po krijojmë.

    Unë jam i përkushtuar plotësisht në film dhe nuk mendoj për atë që mund të kishte qënë, unë mendoj për atë që është.

    Si aktor unë bëhem filmi. Unë jam i angazhuar në historinë që duam të tregojmë dhe jo historinë që mund të tregonin, apo duhet të tregonim.

    Të jesh i përfshirë me mish e shpirt në një histori, është një sakrificë e vertetë dhe është shumë themelore për një aktor.

    Kur zhdukesh në një histori, kjo nuk do të thotë se je askushi ( apo s'ka rëndësi mendimi yt) dhe nuk të intereson fare.

    Kjo do të thotë se të intereson kaq shumë, sa që bën çdo gjë të mundur për paraqitjen skenike.

      Ora është Thu May 09, 2024 10:37 pm