RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Aktorët më të paguar në Hollivud

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 32

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Aktorët më të paguar në Hollivud

    Mesazh nga lani Wed Sep 02, 2009 5:26 pm

    Femrat e Hollivudit mund të krijojnë më shumë sensacion në revistat e famshme, por kur vjen puna tek paratë, janë meshkujt hollivudianë ato që fitojnë shifra më të mëdha. Po t’i marrim të gjithë së bashku, dhjetë meshkujt më të paguar në Hollivud kanë çuar në shtëpi 487 milionë dollarë, nga qershori 2007 deri në qershor 2008, ndërkohë që dhjetë aktoret femra më të paguara, 244 milionë dollarë. Will Smith udhëheq grupin e aktorëve më të paguar në Hollivud me 80 milionë dollarë. Ai konsiderohet si njeriu më punëtor në Hollivud dhe ka dhënë prova se çështja nuk është tek zhanri i filmit, por tek mënyra se si ia përcjell audiencës. I dyti në listë vjen Johnny Depp aktori, i cili njihet për kalimet e tij nga puna komerciale në atë artistike të mirëfilltë. Ai ka arritur të fitojë 72 milionë dollarë këtë vit. Në vend të tretë vjen Eddie Murphy. Aktori komik, i cili u qëndron larg mediave ka realizuar mjaft filma me përfitime të mëdha financiare. Pavarësisht se kritika nuk e prit aspak mirë filmin “Norbi” vitin e kaluar, ai sërish arriti të mblidhte 160 milionë dollarë. Së shpejti në kinema do shfaqet filmi i tij, “Meet Dave”. Lista vijon me Leonardo DiCaprio. Ai është një yll filmash krejtësisht unik, i cili mund të fitojë 20 milionë dollarë për interpretimin në drama të rriturish, krejtësisht të pavlerësuara. Filmat e tij, rrallëherë godasin në film, por ama tërheqin gjithnjë vëmendjen gjatë ceremonive së ndarjes së çmimeve. Bruce Willis është gjithashtu në listë. Ai është një yll filmash krejtësisht unik, i cili mund të fitojë 20 milionë dollarë për interpretimin në drama të rriturish, krejtësisht të pavlerësuara. Filmat e tij, rrallëherë godasin në film, por ama tërheqin gjithnjë vëmendjen gjatë ceremonive së ndarjes së çmimeve. Nga femrat, rekordin e mban Cameron Diaz. Aktorja më e paguar në Hollivud, ose e bën një film të suksesshëm, ose e fundos fare atë. Ajo ka aftësi brilante në aktrim, por akoma etiketohet si një bionde e lehtë. Së fundmi, ajo ka fituar mjaft me rolin e Fionës tek “Shrek”, apo me komedinë “What happens in Vegas”.


    1. Will Smith
    Fitimet për film: 80 milionë dollarë
    Çdo film, ku ai interpreton kthehet në hit. Ai ka arritur të mbledhë 585 milionë dollarë me thrillerin e tij “I am legend” dhe më shumë se gjysma janë mbledhur jashtë SHBA-së. Edhe kur ai rrezikon me drama siç ishte “The pursuit of happiness”, filmat e tij sërish bëjnë para.

    2. Johnny Depp
    Fitimet për film: 72 milionë dollarë
    Ai u bë një aktor ndryshe nga të tjerët me rolin e tij si kapiten Jack Sparrow në “Piratët e Karaibeve”. Vitin e kaluar, ai gjithashtu interpretoi në filmin e miku të tij, Tim Burton, “Sweeney Tood”, i cili mblodhi 154 milionë dollarë në shkallë botërore. Ai fitoi çmimin si aktori më i mirë.

    3. Eddie Murphy
    Fitimet për film: 55 milionë dollarë
    Aktori komik, i cili u qëndron larg mediave ka realizuar mjaft filma me përfitime të mëdha financiare. Pavarësisht se kritika nuk e prit aspak mirë filmin “Norbi” vitin e kaluar, ai sërish arriti të mblidhte 160 milionë dollarë. Së shpejti në kinema do shfaqet filmi i tij, “Meet Dave”.

    4. Mike Myers
    Fitimet për film: 55 milionë dollarë
    Meyers i rrotullon personazhet ekskluzive, siç është Wayne Campbell, Austin Powers, Shrek në makineritë e frazave kulturore dhe arrijnë të mbledhë shifra të mëdha parash, për rolet e tij të animuara. Ai arriti të fitonte me zërin e Shrekut, rreth 50 milionë dollarë.

    5. Leonardo DiCaprio
    Fitimet për film: 45 milionë dollarë
    Ai është një yll filmash krejtësisht unik, i cili mund të fitojë 20 milionë dollarë për interpretimin në drama të rriturish, krejtësisht të pavlerësuara. Filmat e tij, rrallëherë godasin në film, por ama tërheqin gjithnjë vëmendjen gjatë ceremonive së ndarjes së çmimeve.

    6. Bruce Willis
    Fitimet për film: 41 milionë dollarë
    Këtë vit, Bruce Willis dha prova se ka treg edhe për heronjtë e vjetër të filmave me aksion. Ai ka riveshur kollaren blu të policit John McClane, në filmin “Live free or die hard” dhe ka mbledhur 380 milionë dollarë. Vitin tjetër do dalë thrilleri “The surrogates”.

    7. Ben Stiller
    Fitimet për film: 40 milionë dollarë
    Vitin e kaluar, filmi “The heartbreak kid” ishte një prej filmave më me pak fat të Stiller, duke mbledhur vetëm 37 milionë dollarë në SHBA. Por kjo, nuk parandaloi që ai të merrte shuma të mëdha nga filmat që do vijnë së shpejti, “Night at the museum 2” dhe “Tropic thunder”.

    8. Nicolas Cage
    Fitimet për film: 38 milionë dollarë
    Nicolas Cage rezultoi më shumë se i suksesshëm në filmin që u kthye në hit, “National treasure, book of secrets”. Filmi arriti të mblidhte 450 milionë dollarë në gjithë botën. Ai gjithashtu ka qenë producent në filmin, ku dhe interpreton “Bangkok dangerous”.

    9. Will Ferrell
    Fitimet për film: 31 milionë dollarë
    Ferrell mbetet një prej komedianëve më seriozë në Hollivud. Statusi i tij është tashmë i qëndrueshëm, pavarësisht se me filmin e tij të fundit “Semi-Pro” fitimet nuk kanë qenë aq të mira. Ai gjithashtu ka themeluar dhe një faqe interneti me video humoristike “Funny or die”.

    10. Adam Sandler
    Fitimet për film: 30 milionë dollarë
    Ai u bë i njohur me rolet e tij në disa prej komedive më të njohura. Një ndër to është “Anger menagement” me Jack Nicholson. Ai gjithashtu po merret me produksionin e një versioni të rinovuar të filmit të viteve ’70 “The gong show for comedy central”.


    1. Cameron Diaz
    Fitimet për film: 50 milionë dollarë
    Aktorja më e paguar në Hollivud, ose e bën një film të suksesshëm, ose e fundos fare atë. Ajo ka aftësi brilante në aktrim, por akoma etiketohet si një bionde e lehtë. Së fundmi, ajo ka fituar mjaft me rolin e Fionës tek “Shrek”, apo me komedinë “What happens in Vegas”.


    2. Keira Knightley
    Fitimet për film: 32 milionë dollarë
    Knightley është një nga ato aktoret e rralla që mund fitojë shumë para nga ekstravagancat grafike, siç është “Piratët e Karaibeve” dhe më pas të interpretojë në një film kandidat për çmimin “Oscar”, siç ishte “Atonement”. Dhe kjo nuk është pak po të llogaritet mosha e saj e re.

    3. Jennifer Aniston
    Fitimet për film: 27 milionë dollarë
    Aniston ka interpretuar në një sërë komedish familjare, mjaft të çuditshme së fundmi, siç është “Marley & Me”, apo filma të tjerë romantikë si “He’s just not that into you”. Ajo vazhdon të mbledhë shumë para nga sindikata e serialit më të famshëm në botë “Friends”.

    4. Reese Witherspoon
    Fitimet për film: 25 milionë dollarë
    Reese Witherspoon po kthehet në një nga “peshat e rënda” të Hollivudit. Ajo do të interpretojë në komedinë me buxhet të lartë “Four Christmasses” këtë dimër dhe sapo ka nënshkruar në kontratë tre-vjeçare, me vlerë 30 milionë dollarë me kompaninë kozmetike “Avon”.

    5. Gwyneth Paltrow
    Fitimet për film: 25 milionë dollarë
    Pasi kaloi periudhën e saj të artë, me kandidatura për “Oscar” dhe role të mëdha, aktorja mori një periudhë pauze për t’iu kushtuar fëmijëve dhe familjes së saj. Por, ajo u rikthye sërish fuqishëm këtë verë me interpretimin në hitin e sezonit “Iron Man”.

    6. Jodie Foster
    Fitimet për film: 223 milionë dollarë
    Ajo është një prej aktoreve që fiton më shumë nga filmat e saj. Ajo ka arritur t’i shmanget stereotipit se aktoret femra mbi 40 vjeç s’mund të gjejnë role të mira. Roli i saj më i madh ishte vitin e kaluar në filmin “The brave one”.

    7. Sarah Jessica Parker
    Fitimet për film: 18 milionë dollarë
    Këtë vit ajo është shfaqur me veshje nga më të çuditshmet dhe më ekstravagantet. Por, në skenat e filmit “Sex and the city”. Fansat e kanë pritur me padurim pjesën e fundit të serialit të famshëm, i cili e ka bërë aktoren mjaft të pasur.

    8. Meryl Streep
    Fitimet për film: 16 milionë dollarë
    Dama e madhe e filmit po vijon suksesin e rolit të saj të dominuar për “Oscar” në filmin “Djalli vishet me Prada”. Ajo interpretoi këtë vit në përshtatjen e muzikalit “Mamma Mia” duke e kthyer atë në një hit veror.

    9. Amy Adams
    Fitimet për film: 14.5 milionë dollarë
    Adams u bë një prej aktoreve më të famshme të moshës së saj, vitin e kaluar, kur muzikali “Enchanted”, ku ajo interpreton grumbulloi 340 milionë dollarë. Së shpejti, ajo do të interpretojë në dy filma me Meryl Streep, “Doubt” dhe “Julia & Julia”.

    10. Angelina Jolie
    Fitimet për film: 14 milionë dollarë
    Pavarësisht paparacëve që e ndjekin në çdo hap të jetës e karrierës së saj, shtatzënive, fëmijëve të adoptuar dhe bëmave humanitare në gjithë botën, Jolie ka arritur të luajë në filma mjaft të mëdhenj në vitet e fundit, të cilët kanë mbledhur dhe mjaft fitime.

      Ora është Thu May 09, 2024 7:50 am