RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Artet me te bukura ne Shqiperi

    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:20 pm

    ARTET E BUKURA NE SHQIPERI


    Gjurmet me te hershme

    Fillimet e artit figurativ ne truallin e Shqiperise jane te hereshme. Gjurmet e para i perkasin periudhes se neolitit. Nepermjet zbulimeve te shumta arkeologjike, ne zona te ndryshme te vendit, jane gjetur qindra e mijera qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., qe u perkisnin fiseve ilire, paraardhesve te drejtperdrejt te shqiptareve te sotem. Prodhimet me te hereshme jane te thjeshta, per perdorim praktik, por ne to shfaqen edhe vlera artistike si ne format zoomorfe te eneve ashtu edhe ne dekoracionin, gdhendjet dhe elemente te tjere. Nga shekulli i gjashte deri ne shekullin e trete p.e.re ne qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndertohet me siluet me elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shume ene te kesaj periudhe, qe ruhen sot ne muzete e Shqiperise, kane vlera te mirefillta artistike dalluese vendase, qe nuk i ndeshim ne artin e fqinjeve te tjere po aq te lashte si helenet, maqedonet apo romaket. Nga ato ene te lashta, te zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulptures ne truallin e Shqiperise duke u bere keshtu bashkeudhetare me artin e popujve me te hershem te Europes. Tipare me te qarta u duken sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:21 pm

    Arti Ilir

    Ne qytetet ilire mori zhvillim me te madh skulptura e rrumbullaket si dhe relievi qe lidhej me ndertimin e monumenteve. Ne fillim skulptura u zhvillua duke pervetesuar elemente te artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.Me vone, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, te dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu qe u bene qendrat me te rendesishme te artit ne ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas qe gdhendnin dhe skalisnin ne nje stil me tipare te vecanta kundrejt krijimeve te importuara prej qyteterimit helen. Ne muzeun e sotem te Durresit jane ekspozuar disa skulptura te paperfunduara, te gjetura ne ate treve. Ato deshmojne per gdhendjet qe jane bere ne truallin shqiptar. Jane zbuluar gjithashtu edhe gjurme te punishteve te hereshme te qeramikes ne Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shume nga enet dhe vazot e bukura te stilit antik qe ruhen ne muzete tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena te ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Pergjithesisht jane me figura te zeza mbi sfond te kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura te kuqe mbi sfond te zi (shek. IV deri ne periudhen helenistike). Pikturimi i figurave eshte ne levizje, plot harmoni dhe plasticitet. Ne kete periudhe krijohen edhe shume statuja te vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura femijesh, barinjsh etj. Figura me vlere artistike ndeshim edhe ne monedhat e shumta te kesaj periudhe qe u realizuan ne Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulezimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli nje zhvillim te madh te artit qe u pasua edhe me shumellojshmeri formash e teknikash; qe nga afresket e deri te mozaiket e bukur monokrom dhe polikrom. Por ne shekullin e I re u ngadalesua gjithe ai hov zhvillimi. Pushtimi romak qe shkaktoi renien ekonomike te qyteteve ilire, la gjurme te dukshme edhe ne art. Ndonese Roma pushtuese u pushtua vete prej artit helen, perseri ndikoi ne qytetet ilire me tipare te kultures se saj provinciale romake. U duk me qarte ndikimi ne skulpture, ku pergjithesisht u ndoq realizmi tipik i kohes, por ndjehet gjithashtu fryma klasike qe mbeshtetet ne traditen qindravjecare. Qendrat kryesore te krijimtarise artistike mbeten perseri Apollonia, Durrahu, Botroti etj. Ne vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkeputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e perditshme. Me pranine e elementeve te thjeshte artistike, qe dallojne nga krijimet e meparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e ketyre viteve mund te vleresohet edhe si nje qendrese ndaj asimilimit prej pushtuesve me te fuqishem te kohes.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:21 pm

    Zhvillimi i Mozaikut

    Ne te njejten periudhe me artin e trevave fshatare, ne truallin e Shqiperise arriti zhvillimin me te madh edhe arti i mozaikut. Me i hereshmi eshte gjetur ne Durres. I perket shekullit IV p.e.r. dhe eshte i punuar me gure zalli shumengjyresh. Ka vlera te rralla artistike qe shquhen ne gjithe krijimtarine e kesaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durresit” dhe mund te cilesohet si bukuroshja e gjithe mozaikeve qe jane zbuluar deri tani ne truallin shqiptar, per hijeshine e figures dhe mjeshterine e realizimit artistik. Ne shekullin e I re, sic permendem, u arrit lulezimi i ketij arti dhe nga guret e zallit u kalua ne kubike te prere prej guri, qelqi, mermeri apo balte te pjekur. Mozaike te tille jane zbuluar ne Apolloni, Durrah dhe Butrint. Zhvillimi i mevonshem i mozaikeve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-te motivet e mozaikut ndryshojne nga modelet e pikturave te hereshme, sic eshte amazonamania ne Apolloni, duke u zevendesuar me figura simetrike qe qendrojne te shkeputura ne siperfaqe dhe qe paraqesin figura kafshesh, shpendesh, peme frutore, lule e te tjere simbole te artit paleobizantin. Ruhen edhe sot ne gjendje te mire disa krijime te tilla, sic jane Pagezimorja ne Butrint, mozaiket e Linit dhe te Antigones. Nga germimet e deritanishme, eshte gjetur vetem nje mozaik paretial ne Durres, brenda Amfiteatrit te qytetit, qe i perket shekullit VI-VII-te.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:21 pm

    Piktura Murore (Afresket)

    Ne periudhen e kalimit nga antikiteti i vone ne mesjeten e hereshme, skulptura vjen duke u zbehur deri ne mohim te plote nga estetika bizantine, ndersa arti i piktures gjeti shprehjen me te larte artistike. Zhvillim me te madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushen me afreske dhe ikona qe u nenshtroheshin plotesisht kanoneve te rrepta te metropolit. Autoret nuk i firmosnin veprat ne ate periudhe, prandaj gjithe ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani ne Shqiperi ruhen pak gjurme nga krijimtaria me e hereshme, vetem disa fragmente. Fatkeqesisht nje pjese e tyre u demtua gjate luftes kunder fese qe u be ne regjimin komunist (1967), duke zhdukur keshtu vepra me vlera te rralla per kulturen dhe historine kombtare. Ne ato pak fragmente qe ruhen ndihen ndikime te stileve perendimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejes – shek. XIV-te) te artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat ne kodike te Beratit dhe te Vlores (shek. XI-XIV-te) jane me vlera artistike dhe i perkasin periudhes se zhvillimit te artit bizantin ne Shqiperi.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:21 pm

    Piktura Pasbizantine

    Gjate shekullit XVI-te,ndonese ende nen pushtimin osman, u krijuan vepra te reja artistike ne pikture, ne stilin pasbizantin. Personaliteti me i shquar i kesaj periudhe eshte Onufri (shekulli XVI).Pikturat e tij dallohen per ngjyra te pasura dhe nuanca dekorative, per realizimin e tipave interesante me gjendje tragjike, si dhe per futjen e disa elementeve etnografike kombtare qe do t’i shohim me qarte edhe te pasardhesit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-te) si dhe te piktoret e shquar David Selanicasi (shek XVIII-te), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-te), dhe te te me voneshmit vellezerit Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-te), familja Katro (shek. XVIII-te) etj., qe zbukuruan mjaft kisha ne Shqiperi dhe ne vendet fqinj.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:22 pm

    Rilindja dhe Pavaresia

    Ne gjysmen e dyte te shekullit XIX-te fillon nje etape e re, e rendesishme per artin shqiptar. Levizjet e medha clirimtare qe sollen pavaresine e vendit (me 1912), krijuan atmosferen per nje drejtim te ri artistik, qe do te pasqyronte me me realizem jeten. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Ne historine e artit shqiptar viti 1883 eshte i shenuar per krijimin e dy pikturave me me vlere: “Porteti i Skendebeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kole Idromeno. Me keto tablo nis rrugen piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastesi por pikerisht motivet e ketyre dy veprave te para, jane motivet kryesore qe mbizoterojne ne tematiken e artit shqiptar te Rilindjes dhe te periudhes se Pavaresise; pra tema patriotike qe evokohej me trajtimin e figures se Heroit Kombetar, Skenderbeut, si dhe skenat nga jeta e perditshme ku fiksoheshin edhe vlera te kultures te kultures kombtare. Te piktoret e Rilindjes pergjithesisht ndihet fryma romantike. Ne shume tablo vihen re edhe tipare te realizmit klasik si dhe te nje realizmi me bashkekohor, duke fiksuar keshtu ne art, gjendjen reale te vendit, ndonjehere edhe me qendrim kritik. Piktori me i shquar i kesaj periudhe eshte Kole Idromeno (1860-1939) autor i shume tablove, portreteve dhe peisazheve. Krijimtaria e tij u be si shkolle per artistet e ardhshem. Idromeno ka qene gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

    Fotografia artistike dhe dokumentare pati nje perfaqesues tjeter te shquar, te njohur brenda dhe jashte Shqiperise; familjen Marubi, drejtuar kryesisht nga Keli, me nje veprimtari te pasur artistike. Po ne ne Shkoder, ku jetuan dhe krijuan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolen edhe piktore te tjere te shquar si Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodres, Korça u be vatra dyte ku mori zhvillim arti i piktures ne Shqiperi.Andrea Kushi Mugon!

    Ne Korce u krijuan tablote e bukura te piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e “poetit te peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Te dy keta artiste jane ne krye te perfaqesuesve me te shuar te Rilindjes dhe Pavaresise shqiptare ne pikture. Edhe skulptura e rrumbullaket, pas nje nderprerje te gjate prej disa shekujsh, filloi te levrohet serisht ne periudhen e Rilindjes. Si autor i pare njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me teme patriotike, ku shquhen dy bustet e Skenderbeut (me 1899 dhe me 1917). Por nivelin e ketij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, qe jane te parat vepra te ketij lloji ne Shqiperi (“Luftetari kombtar” - Korce 1932, “Flamurtari” - Vlore 1932, “Skenderbeu” – Kukes 1939), nis rruga e artit monumental ne Shqiperi. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe ne periudhen e pasclirimit me vepra te shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti me i shquar i skulptures shqiptare.

    Ne vitet e pavaresise artet ne Shqiperi zhvillohen ne menyre me te organizuar. U bene perpjekjet e para per pergatitjen e artisteve te rinj, per krijimin e shoqatave artistike dhe per organizimin e ekspozitave. Ne vitin 1920, ne Korce u hap ekspozita e pare personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit te njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjese edhe vete me disa punime ne akuarel, me 1923, ne Shkoder u hap ekspozita e pare lokale, me pjesemarrjen e mbi 15 artisteve shkodrane. Ekspozita me e rendesishme e gjithe kesaj periudhe eshte “E para ekspozite arti” qe u organizua Tirane ne maj te vitit 1931. Kjo eshte e para ekspozite kombtare ne historine shqiptare. Ekspozita e mesiperme u pergatit nga Shoqata “Miqte e Artit” qe eshte gjithashtu e para shoqate artistike e krijuar po ate vit ne Tirane. Me 1931 u bene edhe dy perpjekje te rendesishme: per krijimin e nje Pinakoteke dhe per ngritjen e Shkolles se Artit. E para nuk u realizua, ndersa shkolla u hap. Me nisiativen e piktorit A.Kushi, me 1931 u cel kursi i vizatimit dhe, pas nje viti, me 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkolle arti ne Shqiperi. Shkolla e Tiranes mori nxenes nga e gjithe Shqiperia. Aty jepnin mesim artistet O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar ne Bukuresht per arte te bukura. Nga Shkolla e Vizatimit moren mesimet e para per pikture brezi me i njohur i artisteve shqiptare midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj. Gjate viteve 1932-1935 ne shkollen e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Ne krijimet me te bukura ndihej vazhdimesia nga tradita e piktures se Rilindjes si dhe tipare te reja realiste, me qendrim kritik ndaj veshtiresive te jetes dhe padrejtesive shoqerore te kohes. Po ne kete periudhe, ne artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me teme shoqerore e perfaqesuar nga A. Dino, M. Frasheri si dhe Q. Mesarea, qe ishte njekohesisht akuarelisti me i njohur shqiptar ne vitet e Pavaresise.

    Pas njohurive te para qe moren ne Shkollen e Vizatimit, nxenesit e saj, vazhduan studimet ne akademite e arteve te Europes si ne Rome, Paris, Athine, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen ne atdhe u bene mesuesit e brezit me te ri te piktoreve shqiptare. Veprimtari tjeter e rendesishme gjate periudhes se pavaresise ka qene konkursi nderkombtar per ngritjen e monumentit te Heroit Kombtar, Skenderbeut, qe u organizua ne Tirane me 1937. Vec skulptoreve shqiptare moren pjese mjaft autore te njohur europiane. Cmimin e pare e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndersa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skenderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos ne sheshin “Albania” ne Rome, dy vjet pas kunkursit, me 1939.

    Ne artin e periudhes se Rilindjes dhe te Pavaresise perfshihet edhe krijimtaria e artisteve qe jetonin ne kolonite jashte atdheut si dhe veprimtaria e arberesheve te Italise. Ashtu si letersia e kesaj periudhe, edhe krijimtaria figuratuve te arbereshet dhe diaspora kishte te njejtat motive e te njejtin stil me artin qe zhvillohej ne Shqiperi. Nga kolonite shqiptare vecohet piktori Theohar Gjini qe krijoi ne Paris dhe Bukuresht, ndersa ne fshatrat arbereshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, qe kritiket e kohes e quanin “Canova i ri” (A. Canova 1757-1822). Gjate luftes se dyte boterore (1939-1944), kushtet per krijimtari ne fushen e artit u kufizuan. Megjithate u organizuan disa ekspozita. Me e rendesishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesmarrjen e artisteve me te mire te vendit. Veprimtarite e tjera kane qene kryesisht ekspozita personale.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:22 pm

    Arti pas vitit 1945

    Veprimtaria e pare ne fushen e arteve figurative, pas clirimit te vendit, eshte Ekspozita Kombtare, e hapur ne prill te vitit 1945, ne Tirane. Ne shtypin e kohes ajo u quajt “ekspozita e pare kombtare”, duke mohuar keshtu ate te vitit 1931 dhe te tjerat me pas. Pra u duk qarte tendenca per te filluar “gjithecka nga e para” edhe ne art!? Ne ate ekspozite nuk u ftua personaliteti me i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qendrimi qe do te mbante ai ndaj regjimit te ri.Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos te tjerat qe u hapen me pas, percaktuan dhe drejtimin e ri ne artin shqiptar, rrugen e vetme te lejueshme per shtetet komuniste; metoden e realizmit socialist.

    Ngritja e instuticioneve artistike

    Pas 1945-ses edhe ne fushen e artit u be nje pune me e organizuar per ngritjen e instuticioneve. Me 1946 u hap shkolla e mesme artistike qe pergatiste piktore skulptore dhe grafiste. Ne vitin 1954 u ngrit per here te pare Galeria Kombtare e Arteve, enderr disa vjecare e artisteve dhe amatoreve te artit. Aty u grumbulluan veprat me te mira te tradites si dhe te autoreve bashkekohes. 20 vjet me pas u ndertua godina e re e Galerise, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me nje numer me te madh veprash. Ne godinen e re eshte hapur nje salle per vepra te autoreve te huaj ku bejne pjese edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj. Piktoret, skulptoret bashke me artistet e tjere te skenes dhe ekranit krijuan organizaten e tyre te quajtur Lidhja e Artisteve me qellim “qe te bashkonin perpjekjet per krijimin e artit te ri te realizmit socialist”. Nxenesit qe mbaronin shkollen e mesme artistike ne Tirane vazhdonin studimet ne akademite e arteve ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendet e tjera te Lindjes. Ne vitin 1960, kur Shqiperia u nda nga kampi socialist, studentet u kthyen ne atdhe dhe, po ate vit, ne Tirane u ngrit Instituti i Larte i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite me vone u hapen edhe shkolla te tjera artistike. Ne qytetet kryesore u ngriten Galeri Arti. U krijuan disa muze kombtare si Muzeu i Artit Mesjetar ne Korce, Muzeu Arkeologjik ne Tirane etj si dhe disa muze historike si Muzeu Skenderbeu ne Kruje, Muzeu Histrik Kombtar ku vec afreskeve qe jane pikturuar aty, ruhen edhe shume vepra arti origjinale me shume vlere. Per studimin e krijimtarise se arteve figurative, si dhe arteve te tjere, qe nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit te Arteve prane Akademise se Shkencave.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:22 pm

    Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente

    Qe nga viti 1945, thuajse çdo vit jane organizuar ekspozita te arteve figurative. Me te rendesishme quheshin ato me rastin e pervjetoreve te Clirimit dhe te ngjarjeve te tjera kombtare. Jane organizuar gjithashtu edhe shume konkurse kombtare. Konkursi i pare u shpall me 1948 per krijimin e monumentit te Skenderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij qe u realizua ne bronz pas 10 vjeteve dhe u vendos ne qytetin e Krujes (28 nentor 1959). Mbas clirimit mori zhvillim te madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngriten disa vepra. Nga krijimet me te rendesishme vleresohen monumenti ekuester i Skenderbeut ne Tirane (1968) me autore O. Paskali, A. Mano, J. Paco; “Monumenti i Pvaresise” ne Vlore (1972) me autore K. Rama, M. Dhrami, Sh. Haderi si dhe disa statuja shtatore dhe monumente te tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.Ne pikture u krijuan nje numer me i madh veprash. Per here te pare moren zhvillim thuajse te gjitha zhanret e arteve vizive qe nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket qe u aplikuan ne disa godina social kulturore. Ne gjithe kete mori veprash, ndonese te krijuara nen nje censure te rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera te vecanta artistike. Ne artet figurative mungon nje figure aq e shquar sa I. Kadare ne letersi, por gjithesesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjate periudhes se realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktore te talentuar, kane realizuar tablo te bukura, qe s’kane asgje te perbashket me te ashtuquajturen metode te realizmit socialist.

    Skematizimi i krijimtarise

    Pas viteve ’60 ne Shqiperi artet zhvilloheshin te shkeputura jo vetem nga vendet e zhvilluara perendimore, por edhe nga shtetet e bllokut te Lindjes. Per artistet figurative ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale te autoreve te huaj, qofte edhe ne menyre klandestine sic mund te behej me tingujt e muzikes apo me letersine. Pra ishte mbyllur çdo shteg per te mesuar nga pervoja e artit bashkekohore boterore. Keshtu, nga viti ne vit, krijimtaria ne kete fushe skematizohej gjithnje e me shume dhe artistet e ndjenin veten gjithnje e me ngushte. Atehere filuan disa reagime ne forma te ndryshme. Artiste te vecante preferuan te trajtonin me shume temen historike, nje pjese e madhe i u perkushtua kryesisht peizazhit; pra u futen ne ato tema dhe gjini ku beheshin mw lehte perpjekje per t’iu shmangur kanoneve te metodes se realizmit socialist qe ngurtezonte fantazine krijuese. Nga “devijime’ te tilla qendroi me pak e prekur krijimtaria e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe nje pjese e madhe e tablove te piktoreve K. Kodheli, (l. 1920), S. Kaceli (l. !913) etj. Pas viteve ’70 ne Shqiperi u krijuan tre breza pedagogesh qe pergatisnin artiste te rinj. Grupi i pare vinte nga akademite e perendimit, i dyti nga shkollat e vendeve te Lindjes, dhe te tretet ishin pergatitur ne Akademine e Tiranes. Kontradiktat qe filluan te shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, rikrijonin grupe te tjera qe nuk percaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftesit, talenti dhe kultura e tyre. Perfaqesuesit qe luftonin per tu shkeputur nga skematizmi gjendeshin ne çdo brez. Por ndaj tyre qendronte gjithnje e forte goditja nga ithtaret e realizmit socialist. Atehere artistet novatore mbijetonin duke krijuar dy lloj veprash; tablo per ekspozita, qe plotesonin kerkesat e zyrtareve te artit dhe vepra arti vetem per ne studio, tek te cilat benin eksperimente artistike per nje dite qe do te vinte. Here pas here, krijime te tilla dorezoheshin edhe ne ekspozita. Ndonese sillnin vlera te reja artistike ato jo vetem nuk ekspozoheshin por beheshin objekt kritikash. Nje nga ato tablo ka qene edhe “Betimi i Vrana Kontit” te S. Kamberit qe sot cilesohet midis tablove me te mira. Nder artistet me te shquar, te asaj periudhe, qe mundi te rezistonte duke iu pergjigjur kerkesave te kohes, por te jepte edhe vepra me vlera artistike ka qene piktori S. Shijaku (l. 1933). Krijimtaria e tij shtrihet ne disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe se fundi ne qeramike te pikturuar dhe skulpture.

    Perpjekje per liri krijuese

    Fantazia krijuese e artisteve me te talentuar gjithenje ka qene ne lufte me skematizmin e imponuar edhe ne artin shqiptar. Ndonese te izoluar nga krijimtaria bashkekohore boterore, artistet shqiptare here pas here kane bere perpjekje per me shume liri krijuese. Shembulli me i dukshem i viteve te realizmit socialist, ka qene ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972 qe u hap ne Tirane. Pas disa perpjekjeve latente qe u duken ne ekspoziten e nje viti me pare (1971), ne kete te dyten u ndje nje frymemarrje me e gjere. Por goditja kunder saj u be e menjehereshme dhe e forte duke e ndrydhur me shume artin shqiptar ne vitet e mepasem. Ne ato vite u shfaqen edhe desidentet e pare ne pikturen shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Perpjekjet per me shume liri krijuese shfaqeshin here pas here edhe ne mbrojtjet e diplomave te artisteve te rinj, por ato ndrydheshin me lehte. Megjithate ato vazhdonin gjithnje me guxim deri nga fundi i viteve ’80-te kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomen e tij paralajmeronte per nje pikture qe nuk do te ndrydhej me ne te ardhmen.
    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:22 pm

    Krijimtaria ne ditet tona

    Ishte pikerisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugen ku nuk do te ndjehej me tutela e nje drejtimi te vetem artistik, sic provoi gjate 50 vjeteve. Me shume se ne artet e tjera tani ne pikture vihet re nje krijimtari me e larmishme dhe me e madhe. Jane hapur me shume ekspozita personale ku paraqiten krijime qe u perkasin rrymave bashkekohore te artit boteror. Ne kete faze, ne Shqiperi gjen edhe autore qe ende pikturojne si ne vitet e realizmit, por tonin e piktures se sotme e japin krijuesit qe perpiqen per nje gjuhe te vecante artistike si dhe autoret e rinj me “kapriçot” artistike qe tentojne drejt nje stili sa me bashkekohor. Artistet shqiptare, deri dje te izoluar brenda vendit te tyre, tani po ballafaqohen me boten per te marree vleresimin me te sakte te krijimeve. Deri tani jane arritur suksese ne shtete te ndryshem nga disa autore shqiptare ku me i shenuari eshte ai i piktorit A. Shima ne nje nga galerite me te njohura te Londres dhe qe vazhdon edhe sot ne disa galeri te Amerikes. Tani artistet shqiptare jane te grupuar ne shoqata te ndryshme, sipas prirjeve te tyre, ndonese edhe Lidhja e Artisteve (e themeluar me 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me nje platforme tjeter, qe i pershtatet krijimtarise se sotme. Ne vitin 1993 ne Tirane u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan nje grup artistesh me prirje progesive. Jane hapur edhe galeri te tjera private. Galeria Kombtare eshte pershtatur krijimtarise bashkekohore dhe ka arritur te organizoje ekspozita me pjesmarrjen e artisteve nga shume vende te botes. Gjithesesi keto jane hapat e para te artit te ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve te tjera europiane, ndaj te cileve Shqiperia qendroi e izoluar vite me pare.

    Artistet e Diaspores

    Pas pushtimit osman, gjate shekullit XV-te dhe me vone, moren rrugen e emirgimit shume shqiptare. Midis tyre emigruan edhe te talentuar ne art te cilet i zhvilluan prirjet ne vendet ku u vendosen. Megjithese ende nuk eshte bere ndonje studim i plote njihen disa artiste te shquar. Ne Itali albanezeve te Vincences, Gjon dhe Jeronim u eshte gdhendur epitafi: “Ille alter Phidias, his Poliklet erat”, qe i krahason me dy nga mjeshtrit me te medhenj te skulptures helene. Ndersa ne katedralen Duomo te Milanos, altari eshte gdhendur nga skulptori me origjine shqiptare Aleks Tarketa. Shume artiste shqiptare u shquan ne Venedik. Atje ngriten edhe shkollen e tyre dhe e quajten “Scuola degli Albanesi”.

    Si tekste shkollore u perdoren veprat e humanisteve shqiptare Marin Bicikemi (1468-1528) dhe Marin Barleti (1460-1512) me te njohurit nga artistet jane piktoret Mark Basaiti (1496-1530) dhe Victor Karpaci (1465-1525). Per origjinen e tyre shqiptare kane shkruar edhe disa studiues te huaj. Nje nga figurat me te shquara te kesaj periudhe eshte Aleksander Albani (1692-1779). Edhe sot ai vleresohet si nje nga te paret koleksioniste te veprave te artit. Vila e tij ne Rome qe edhe sot quhet “Vila Albani” eshte nga te parat muze te artit ne Europe. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman (1717-1768). Me origjine shqiptare kane qene edhe disa arkitekte te njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj qe zbukuruan Stambollin dhe qendra te tjera te perandorise osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durresaku etj qe punuan ne vise te tjera te Europes.

    Mugesa!

    Artistet e diaspores se re shqiptare jane me te shumte se ata te koheve te hereshme. Ata u perkasin rrymave te ndryshme te artit boteror. Ne kete veshtrim te shkurter po vecojme vetem kater prej tyre qe jane te njohur edhe ne artin boteror. Keta jane: fotografi i shquar Gjon Milli (1902-1980), qe jetoi dhe krijoi ne USA; piktori Abedin Dino (1913-1993) mik me Picasso dhe personalitete te tjera te shquar ne Paris; Çatin Saraçi (1902-1974) mik dhe bashkepunetor i afert i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjate viteve qe qendroi ne Londer si dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) nje nga perfaqesuesit e shquar te kubizmit ne Itali. Gjeografia e artisteve te diaspores se re shqiptare perfshin shume vende te botes dhe me krijimtarine e tyre mund te behet nje album me vepra te bukura arti. Ne kete krijimtari futen edhe tablote e artisteve arvanitas, qe banojne ne Greqi. Ne vitin 1985 eshte botuar ne Athine nje album me krijimet e disa autoreve me te njohur arvanitas, por krijimtaria e tyre eshte me e pasur, ashtu sic eshte me e pasur gjithe krijimtaria e diaspores se re shqiptare e cila po shtohet me autore te rinj qe u larguan nga atdheu pas vitit 1990.

    Artistet e Huaj per Shqiperine

    Pikerisht gjate shekullit XVIII-te, kur ne Shqiperi sapo kishte nisur rrugen piktura realiste, ne Salonet e Parisit, ne disa ekspozita ne Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosen edhe tablo me teme shqiptare. Vepra te veçanta ishin krijuar edhe me pare nga autore te shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodres”, A. Durer (1471-1528) “Skenderbeu” vizatim etj., por gjate shekjve XVIII-XIX-te erdhen me shume piktore te shquar drejt Shqiperise. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshem “Grate suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptaresh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena te ndryshme nga jeta shqiptare, ndersa anglezi i famshem E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo ne ngjyra vaji neper Shqiperi. Pervec artisteve te mesiperm, ka edhe shume autore te tjere te huaj qe, ndonese jane me pak te njohur, kane realizuar vepra me vlere per historine dhe kulturen shqiptare. Pjesa me e madhe e gjithe ketyre krijimeve qe permendem eshte permbledhur ne librin e ilustruar “Albania and albanians in world art” qe eshte botuar ne shqip (1990) dhe ne anglisht (1991).

    Gjurmet me te hershme

    Fillimet e artit figurativ ne truallin e Shqiperise jane te hereshme. Gjurmet e para i perkasin periudhes se neolitit. Nepermjet zbulimeve te shumta arkeologjike, ne zona te ndryshme te vendit, jane gjetur qindra e mijera qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., qe u perkisnin fiseve ilire, paraardhesve te drejtperdrejt te shqiptareve te sotem. Prodhimet me te hereshme jane te thjeshta, per perdorim praktik, por ne to shfaqen edhe vlera artistike si ne format zoomorfe te eneve ashtu edhe ne dekoracionin, gdhendjet dhe elemente te tjere. Nga shekulli i gjashte deri ne shekullin e trete p.e.re ne qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndertohet me siluet me elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shume ene te kesaj periudhe, qe ruhen sot ne muzete e Shqiperise, kane vlera te mirefillta artistike dalluese vendase, qe nuk i ndeshim ne artin e fqinjeve te tjere po aq te lashte si helenet, maqedonet apo romaket.

    Nga ato ene te lashta, te zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulptures ne truallin e Shqiperise duke u bere keshtu bashkeudhetare me artin e popujve me te hershem te Europes. Tipare me te qarta u duken sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.

    Sponsored content


    rreth Re: Artet me te bukura ne Shqiperi

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Apr 27, 2024 3:00 pm