RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007

    ♣GoC LaCjAnE♣
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    rreth Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ Thu Sep 03, 2009 12:39 pm

    Prej roleve të vogla deri të ndoshta rolet e tyre jetësore – janë 10 yje që kanë shënuar vitin 2007 në fushën e kinematografisë. Ja dhe pse....

    Jessica Alba
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 37029
    Alba gjatë këtij viti ka mundur të jetë çdo gjë pos “Gruas së padukshme”(Invisible Woman). Ajo është paraqitur në një mori filmash si Fantastic Four, pastaj në komedinë, Good Luck Chuck, dhe trilerin, Awake.

    Megan Fox
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Megan-fox_0811_1ea12422290181247925428
    Derisa i kanë shikuar veturat duke u shndërruar në robotë – shumë adhurues të filmit kanë thënë se efekti më “special” i filmit Transformers, ishte vetë 21-vjeçarja, Megan Fox.

    Emma Watson
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Emma-watson
    Emma i kishte brengosur bukur shumë adhuruesit e saj, kur ishte hamendur për të marrë pjesë në dy filmat e fundit për magjistarin, Harry Potter. Fatmirësisht, ajo ka vendosur që t’i mbetej besnik kësaj serie të suksesshme të filmave.

    Jessica Biel
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Jessica_biel_pose
    Gjatë vitit 2007, bukuroshja Jessica Biel zgjeroi bagazhin e saj kinematografik edhe me dramën për luftën në Irak, Home of the Brave, mirëpo suksesi i saj më i madh ishte roli nën petkun e maces, I Now Pronounce You Chuck & Larry

    Aishwarya Rai
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Aishwarya-rai-bachchan
    Çfarë të thuhet për një femër, të cilën ende e përcjellë titulli – Femra më e bukur në botë? Pas sukseseve në Bollywood, ajo ka depërtuar edhe në Hollywood, në filmin e saj të parë amerikan, The Last Legion.

    Angelina Jolie
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Angelina-jolie-376x490
    Jolie ka qenë në ballinat e revistave dhe protagoniste kryesore e lajmeve, jo për shkak të aktrimit – por më shumë për shkak të angazhimit të saj familjar. Megjithatë, nuk duhet harruar se ajo ka marrë shpërblimin Golden Globe, për rolin e saj në filmin, A Mighty Heart, ndërsa është lavdëruar për paraqitjen në filmin tjetër, Beowulf.

    Shia LaBeouf
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 .aaashia
    Ish-ylli fëmijë i kinematografisë, Shia LaBeouf, ka dëshmuar se e ka vendin në mesin e yjeve të rritur të Hollywoodit. Aktrimi i saj në trilerin, Disturbia, dhe më pas edhe në Transformers, nuk ka mbetur pa u vërejtur nga kritika e kinematografisë.

    Scarlett Johansson
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Scarlett-johansson
    Kjo aktore ka hyrë në vitin 2007, si femra më e bukur në planet, e shpallur nga revista, Esquire. Scarlett me sukses është paraqitur edhe në adaptimin filmik të romanit, The Nanny Diaries.

    Lena Headey
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Lenaheadey
    Bukuroshja britanike, Lena Headey, shumë shpejt ka pushtuar zemrat e amerikanëve. Ajo është dëshmuar me rolin e saj në filmin epik, 300.


    Daniel Radcliffe
    Dhjetëshja e artë e kinematografisë në vitin 2007 Daniel_radcliffe
    Në mesin e dhjetëshes së artë të kinematografisë – ku shumica janë femra – ka depërtuar edhe djaloshi i magjishëm, që portretizon magjistarin e vogël, Harry Potter, aktori Daniel Radcliffe. Ai është dëshmuar në filmin, The Order of the Phoenix, mirëpo vëmendjen e posaçme e ka fituar me paraqitjen e tij nudo, në shfaqjen, "Equus".

      Ora është Thu May 09, 2024 9:46 pm