RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Rënia e komunizmit

    avatar
    T.N.R>thenewrebels
    Antar 10%
    Antar 10%


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 11

    Piket : 31

    Vendodhja : mamurras

    Reputacion : 0

    Data e hyrjes : 17/03/2010

    Hobi:: : informatika

    rreth Rënia e komunizmit

    Mesazh nga T.N.R>thenewrebels Wed Mar 17, 2010 4:58 pm

    Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.

    Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.

    Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten.

    Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.

    Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë.

      Ora është Thu May 09, 2024 8:06 am