RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    problemet me zemren? ja disa keshilla...

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 32

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth problemet me zemren? ja disa keshilla...

    Mesazh nga lani Wed Sep 02, 2009 1:40 pm

    Në verë, zemra vihet në një provë shumë të vështirë, për shkak të temperaturave të larta. Këto kushte klimatike çojnë në keqfunksionimin e zemrës, simptoma të zakonshme, por që nuk duhen nënvlerësuar. Ja disa sugjerime për ta përballuar sa më mirë stinën e nxehtë të verës:

    -Rregullimi i ilaçeve-

    Ata që marrin trajtime me ilaçe, duhet të shkojnë tek mjeku i tyre i besuar dhe të këshillohen për dozën e ilaçeve. Ilaçet për zemrën ulin tensionin dhe duke u ndikuar nga temperatura të larta dhe në dimër nga lagështia, mund të kenë mjaft efekte negative.

    Për këtë arsye, është e rëndësishme të dihet që, ata që vuajnë nga sëmundje të tilla, duhet t'i drejtohen mjekut të tyre, për ta përshtatur trajtimin në bazë të kushteve klimaterike.

    -Ç'lodhje pa stres-

    Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës gjatë pushimeve, duhet të bëjnë kujdes për aktivitetet e lodhshme që ushtrojnë, duhet t'i reduktojnë ato sa më shumë të jetë e mundur, sidomos nëse organizmi nuk është mësuar dhe nuk ka pasur ndonjë parapërgatitje fizike. Në mal, evitoni shëtitjet shumë të gjata dhe të lodhshme, ndërsa në det evitoni qëndrimin e gjatë në diell, sidomos në ditët e para të plazhit.

    Është e domosdoshme që njerëzit që vuajnë nga sëmundje të zemrës, nëse dëshirojnë të bëjnë pushime në zona shumë të izoluara, duhet të sigurohen që atje të këtë qendra mjekësore.

    -Hidratim i kontrolluar-

    Shpesh, pacientëve që vuajnë nga zemra - sidomos nëse kanë kaluar të 50-at - mekanizmat që rregullojnë temperaturën e trupit u janë të dobësuar, ndjesia e të nxehtit, të ftohtit dhe të etjes janë të dobësuara.

    Ju mund të pini ujë edhe kur nuk ju pihet, por kjo gjë mund të shkaktojë disa efekte negative: çrregullime mendore, përgjumje, gjendje të fikëti, por edhe ngadalësim të punimit të zemrës. Por, nëse keni dehidratim, ka efekte të tjerë; me humbjen e lëngjeve shtohet përqendrimi i ilaçeve në trup dhe efekti i tyre është më i fuqishëm.

    Kështu që duhet pasur kujdes me ilaçet, sidomos antidepresivët (mund të shtojnë rënien e presionit të gjakut), ato diuretike (të cilat shtojnë dehidratimin) pasi në verë pacientët e moshuar duhet të mbajnë nën kontroll tensionin, dhe t'i drejtohen mjekut për të parë vlefshmërinë e terapive me ilaçe.

    -Ushqim i freskët-

    Është e nevojshme marrja e lëngjeve (rreth 2-3 litra në ditë), pra, të pish të paktën 1 litër e gjysmë ujë, por pa e pirë më zor. Në tavolinë nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet, të cilat pasurojnë trupin me vitamina dhe me kripëra minerale. Hiqni dorë nga pijet alkoolike dhe nga dozat e tepruara të kafeve, pasi ato prishin gjumin.

      Ora është Mon May 20, 2024 4:47 am