RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Një dokumentar ndjek gjurmët e Çamërisë

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Një dokumentar ndjek gjurmët e Çamërisë

    Mesazh nga lani Wed Sep 02, 2009 5:26 pm

    Endrra e Çamërisë" është një nga 5 filmat dokumentarë me metrazh të plotë, që fitoi financimin prej 1,6 milionë lekë nga Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit në Qendrën Kombëtare Kinematografike (QKK). Skenaristi i filmit dokumentar "Ëndrra e Çamërisë", Enver Kushi, e vlerëson si, "Përpjekje e parë për të realizuar një film me metrazh të plotë për Çamërinë martire". Skenari i filmit dokumentar, që ka si regjisor Kujtim Gjonaj, është konceptuar me katër pjesë, të cilat duke pasur në qëndër, Çamërinë, synojnë zbulimin, dramën e zhbërjes, mbijetesa, ribërja dhe mallin për të. Filmi nis me një prolog domethënës dhe emocionues, ku Çamëria nis e zbulohet si një ëndërr, ku bregu i detit, sjell përmes dallgëve zërat e fëmijëve çamë që flasin në dialektin e ëmbël të Çamërisë. Kuadri bëhet më i plotë me portretin dhe monologun e një gruaje të vjetër çame, që sjell thirrjen e përmallshme për t'u kthyer në vendlindje. Pjesa e parë e filmit jep detaje mbi Çamërinë, lashtësinë, historinë, shtrirjen gjeografike, të dhëna për qytetet, popullsinë, etj. Pjesa e dytë përfshin kronikën e dhimbjes dhe tragjedisë çame, që jepen përmes fakteve historike dhe dëshmive të gjalla, si një nga tragjeditë më të mëdha ballkanike nga fillimet e deri në vitin 1945. Pjesa e tretë, përmes gjuhës filmike, paraqet vlerat e kulturës çame, figurat e shquara të trevave të Çamërisë. Ndërsa pjesa e katërt, jep vitalitetin e popullsisë came. Filmi mbyllet me një epilog emocionues, duke transmetuar mesazhin se toka martire e Çamërisë do të presë shumë shpejt në gjirin e saj, të gjallët e të vdekurit, duke bërë realitet ëndrrën për Çamërinë. Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit në Qendrën Kombëtare Kinematografike i kryesuar nga Moikom Zeqo, ka miratuar 5 projekte të filmit dokumentar me metrazh të plotë, nga 11 që kishin konkurruar. Filmat e tjerë fitues janë "Beratinus" me skenar të Shaban Sinanit dhe Tomë Thercaj, me regjisor Ylli Pepo, filmi "Viktor Gjika, poet i ekranit" me skenar dhe regji të Petrit Rukës, filmi "Imazhi i njeriut" me skenar dhe regji Armando Lulaj dhe filmi "Midis dy dasmave" me skenar dhe regji Esat Teliti.

      Ora është Fri Nov 22, 2024 5:04 am