RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Adresat e internetit, drejt fundit

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    new Adresat e internetit, drejt fundit

    Mesazh nga lani Wed Sep 02, 2009 5:56 pm

    Sipas njeriut që ka shpikur rrjetin Web, bota shpejt do t‘i konsumojë të gjitha adresat e internetit, që u japin mundësinë kompjuterëve të identifikojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin
    Vint Cerf, "babai i internetit" dhe një prej shkencëtarëve më të rëndësishëm në të gjithë botën në fushën e kompjuterëve, thotë se bizneset dhe konsumatorët duhet të veprojnë që tani për të kaluar në brezin tjetër të adresave në internet. Sipas tij, në rast se nuk do fillojnë që tani përgatitjet për përballjen me këtë problem, shumë kompjuterë nuk do të jenë më në gjendje as të hyjnë në rrjet, ndërkohë që do ketë probleme i gjithë procesi i lidhjes me internetin.
    Në cilësinë e një prej njohësve më të mirë të rrjetit të internetit, Cerf shtoi se të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimin e internetit duhet të nisin të përgatiten që tani për mbërritjen e këtij çasti dhe se duhet vepruar në kohë për të bërë të mundur një tranzicion të butë e pa komplikacione.
    Çdo kompjuteri, apo pajisjeje të lidhur në internet, i është përcaktuar një adresë unike IP, por tashmë hapësira e adresave është shtrënguar së tepërmi. "Për ta shpjeguar më qartë për.....
    ........ata që mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë, po them se internetit po i mbarojnë numrat e telefonit dhe pa numra të rinj nuk mund të ketë më shumë klientë", sqaroi Cerf.

    Kur Vint Cerf, bashkë me disa kolegë themeluan sistemin e komunikimit në internet në vitin 1977, ndërtuan të ashtuquajturin "protokolli i internetit i versionit katër" (IPv4), i cili ishte në gjendje të ofronte jo më shumë se 4.2 miliardë adresa. Në ditët e sotme, me shtimin e pajisjeve që lidhen me internetin, veçanërisht me hyrjen në skenë të telefonave celularë në gjendje të lidhen me rrjet, kanë mbetur pa u zënë më pak se 14 për qind e këtyre adresave.

    Shkencëtarët kanë llogaritur se adresat e ofruara nga IPv4, e cila e përbërë nga një seri prej 32 shifrash binare do të ezaurohet tërësisht të shumtën në vitin 2010. Por llogaritje më të detajuara tregojnë se me ritmet e sotme ajo ditë mund të vijë edhe vitin e ardhshëm.

    Ndërkaq, problemi është vërejtur që më parë dhe prej më shumë se një dekade është gati për t‘u implementuar një sistem i ri, i quajtur nga prodhuesit e tij IPv6.

    Në sistemin e ri, secila adresë ka në dispozicion 128 bit, gjë që mundëson krijimin e 340 trilionë, trilionë, trilionë adresash të ndryshme, që do të thotë: 340 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 000 adresa. Mendohet se një masë e tillë do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat e njerëzimit për dekadat e ardhshme.

    Që të dyja sistemet e protokolleve do ta bashkërendojnë punën me njëra-tjetrën dhe adresat e IPv4 do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, siç kanë bërë deri më sot. Rreziku është që në rast se IPv6 nuk adaptohet tërësisht nga të gjitha segmentet e rrjetit, ata që do ta përdorin mund të hasin vështirësi për t‘u lidhur me gjithë internetin.

    Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka vërejtur se kalimi te skema e re e adresave është "kritike për të ardhmen e ekonomisë së internetit" dhe se u intereson të "gjitha bizneseve që kanë nevojë për adresa të reja IP, për të garantuar vazhdimin e aktivitetit dhe rritjen e tyre".

    Organizata gjithashtu shprehet se duhen nxitur qeveritë për ndërmarrjen e fushatave edukative për adaptimin e protokollit të ri nga bizneset dhe konsumatorët.

    Vint Cerf bëri me dije se hyrja në skenë dhe shtimi me ritme shumë të shpejta i "sendeve të internetit", objekte të zakonshme, si çelësa dritash e radiatorë makinash, të cilat po funksionojnë gjithnjë e më shumë përmes rrjetit, e kanë përshpejtuar ndjeshëm zënien e adresave në dispozicion.

    Ai parashikoi gjithashtu që lajmet për mbarimin së shpejti të adresave të lira do t‘i shtyjnë kompanitë që të blejnë me shpejtësi ato që kanë mbetur, duke e përshpejtuar edhe më tej ritmin e shterimit. Cerf paralajmëroi se adresat e ofruara nga IPv4 mund të mbarojnë edhe brenda vitit 2009.

    Vind Cerf, sot 65 vjeç, ka kontribuar për ndërtimin e "Arpanet", varianti fillestar i internetit të sotëm dhe njihet bashkë me Bob Kahn si shpikësit e protokollëve TCP/IP - standardet në të cilat operon interneti - në fillimin e viteve shtatëdhjetë. Sot punon si inxhinier konsulent dhe në vitin 2005 u bë "evangjelisti i parë i internetit" në kompaninë "Google".

    Shkencëtari shtoi lidhur me protokollin e ri: "Tashmë janë gati përbërësit teknikë të protokollit IPv6. Gjithë IPv6 është gati për përdorim. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme në industrinë e internetit. I gjithë komuniteti i interesuar në të gjithë botën duhet të tregojë vëmendje".

    Ai tha se ka kontaktuar me shumë kompani të rëndësishme botërore dhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë të informuar mbi mbërritjen e afërme të protokollit IPv6. "Më janë përgjigjur se askush nuk po hedh hapa konkretë për ngulitjen e këtij mentaliteti të ri. Që do të thotë se nuk po e gjykojnë në mënyrën e duhur rëndësinë e vazhdimësisë së bizneseve. Kur të jenë të detyruar të zgjohen nga gjumi, kërkesat për t‘u bërë pjesë në IPv6 do të jenë të etshme e të nxituara, gjë që nuk do t‘u japë mundësinë ta implementojnë në mënyrën e duhur".

    Ai shtoi gjithashtu se sensibilizimi për mbërritjen e protokollit të ri duhet të shtrihet edhe te konsumatorët e thjeshtë, të cilët duhet të nisin të mendojnë që tani për blerjen e pajisjeve kompatibël me IPv6-ën.

    Pjesa më e madhe e kompanive të prodhimit të softuerëve, si "Microsoft", ashtu si edhe prodhuesit e harduerëve, që tani po i projektojnë produktet e tyre, me idenë që të përshtaten në protokollin IPv6.

    Mendohet që në rast se bëhet me mënyrat e duhura, efekti i implementimit të IPv6 do të jetë relativisht pa probleme, megjithëse përdoruesit personalë do të jenë para nevojës së ripërtëritjes së pajisjeve dhe softuerëve për të përdorur adresat e gjata. Disa kompani të mëdha kanë filluar që tani të përdorin protokollin IPv6, duke qenë se u lehtëson administrimin e rrjeteve të brendshëm në rastet kur këta janë shumë të mëdhenj.

      Ora është Sun Nov 24, 2024 7:15 pm