Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vene ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas ketij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.
1- Ngjeshja e pluhurit
Ne efektin e force qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth nje ylli fillon te ngjishet ne qender, duke u ralluar gjithnje e me shume ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis ketyre kokrizave eshte shume e vogel pas disa mijera vitesh ato arrijne te bashkohen me njera tjetren duke formuar gure te vegjel ne madhesine e nje topi golfi.
2- Shfaqja e protoplaneteve
Me shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyje ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojne te terheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar keshtu te ashtuquajturit protoplanete. Keta te fundit do te terheqin rreth vetes te gjitha thermijat qe do te gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen keshtu hapesira boshe ne rene e madhe te pluhurit. Keto hapesira do te percaktojne orbitat e planeteve te ardhshem.
3- Formimi i planeteve
Blloqet e paqendrueshme fillojne te perplasen midis tyre duke u shkrire keshtu ne nje planet te vetem. Masa e madhe qe kane fituar planetet i ben ata te terheqin edhe gazin qe ndodhet perreth duke krijuar keshtu
atmosferen e tyre.
4- Krijimi i sistemit
Per shkak te mungeses se materies, pas disa dhjetra miliona vitesh planetet ndalojne se evoluari, orbitat e tyre stabilizohen dhe sistemi merr formen e tij perfundimtare. Nje sistem i ri u krijua.
Edhe pse idete e krijimit te planeteve nga nje re gazi dhe pluhuri jane hedhur qe ne shekullin e 18 nga Laplas, zbulimet e reja vazhdojne te plotesojne modelin baze, i cili behet gjithnje e me shume bindes dhe i sakte.