RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    MISTERE......

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:41 pm

    Nje konstellacion i mundshem Pre-Kolumbian

    Te gjithe ata qe mund te kene vizituar Muzeun Kombetar ne San Jose, Costa Rica, kane patur patjeter rastin per te pare koleksionin e mahnitshem te gureve qe i perkasin kultures Pre-Kolumbiane. Me i madhi prej tyre ka disa gedhedje ose petroglife qe paraqesin disa forma shume te komplikuara. Keto lloj petroglifesh gjenden ne mase ne guret e kultures pre-kolumbiane dhe nga studimi i bere duken me shume si nje art abstrakt i diteve te sotme sesa petroglife te nje kulture primitive. Harta gjeografike, shenja rituale biles edhe formime natyrale, kane qene disa nga shpejgimet qe jane bere nga specialistet per figurat e gedhendura. Nje nga shpjegimet e bera eshte qe shenjat jane kalendarike madje edhe ceremoniale. Shpjegimi me i forte eshte ai astronomik. Duke llogaritur figurat, vendosjen e tyre dhe raportin me njera tjetren dalin disa konstelacione, ai i Andromedes, Pegasus te cilat ndodhen shume afer me galaksine M31
    Nga analiza e bere dhe studimi i figurave u grumbulluan ne disa pika dhe del kjo renditje:

    1- M31 Galaksia e Andromedes

    2- Mirach (Beta Andromeda)

    3- Alpheratz (Alpha Andromeda)

    4- Omicron Andromeda

    5- HR8632 ne konstelacionin e Lacerta (Katalogu i Yjeve te Yales)

    6- Scheat (Beta Pegasus)

    7- Psi Pegasus

    8- Pi Pegasus

    9- Algenib (Gamma Pegasus)

    10- Theta, Iota, Lambda, Kappa, Gamma dhe Omega Pisces

    11- Beta Pisces

    12- Eta Aquarius

    13- Markab (Alpha Pegasus)

    14- Homam (Zeta Pegasus)

    15- Theta Pegasus

    16- Ancha (Theta Aquarius)

    17- Sadalsud (Beta Aquarius)

    18- Alpha Equuleus

    19- Enif (Epsilon Pegasus)

    20- HR8313 ne konstelacionin Pegasus (Katalogu i Yjeve te Yales)

    21- HR8173 in the Pegasus constellation (Katalogu i Yjeve te Yales)

    22- Konstelacioni i Delfinit

    ?- Figure akoma e papercaktuar ne kontkekstin astronimik

    Ne perfudim te kesaj analize del qe kemi te bejme me nje konstelacion prej 22 yjesh. Grupi permban yje qe i perkasin konstelacionit te Andromedes, Pegasus, Peshqve, Akuariumit, Delfinit, Aligatorit dhe Arushes se Vogel. Pra cdo gje eshte e paraqitur ne menyre te tille qe levizja perputhet me pocizionimin e tokes ne raport me galaksine M31. Por lind pyetja - Si eshte e mundur qe ne Kolumbine e Lashte kishin dijeni per formen spirale te galaksise M 31? Kjo galaksi me sy te thjeshte duket vetem nje pike e vogel ne qiell dhe vetem me teleskop deri diku te fuqishem mund te dallohet.
    Nga disa astronom eshte sugjeruar qe guri eshte perdorur si kalendar astronomik por sesi eshte realizuar dhe nga jane marre njohurite kaq te sakta per vendosjen e yjeve dhe te konstelacioneve kjo akoma eshte nje mister i madh sot e kesaj dite.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:41 pm

    Hale Bopp, ishte komete apo...


    Hale Bopp nje komete me nje madhesi nga 40 deri ne 100 km u zbulua ne 23 Qershor te vitit 1995. Ne kohen qe u zbulua ajo ndodhej rreth 21 muaj ose 666 mije milje (1 bilion km) nga dielli (nje largesi kjo rekord per kometat e zbuluara deri me sot) dhe ka nje orbite eliptike 2364 vjecare. Ajo do ti afrohej Tokes ne mars te vitit 1997. Nje komete nuk mund te zbulohet shume kohe perpara, vetem disa muaj me pare gjate kohes qe ajo i afrohet diellit dhe behet e dukshme nga ndricimi i tij. Fakti qe nje komete pershkoi sistemin tone diellor ska asgje te vecante, por ajo qe e ben shume te vecante dhe madje shume te mistershme kete komete eshte dicka tjeter. Fakti qe bishti i saj ka nje re gazi jo unike po ne formen e shtate sistemeve propulsive ose shtytese si turbinat e nje Shuttle dhe menyra e cuditshme si ajo leviz eshte vetem nje nga anet e mistereshme te saj. Tjetra qe vuri ne mendime shume astronome eshte fakti qe ajo shoqerohet nga nje trup tjeter me nje madhesi kater here me shume se toka dhe qe leviz ne menyre te crregullt, disa here duke u "fshehur" ne bishtin e saj dhe disa here te tjera duke dale nga anet. Levizja e atij objekti, menyra sesi afrohet dhe largohet nga kometa te krijon pershtypjen qe ka nje komandim inteligjent, jo thjesht natyror.
    Objekti qe shoqeron kometen u zbulua rastesisht nga nje astronom amator i cili me nje teleskop modest pa dhe fotografoi objektin ne fjale dhe e publikoi duke tronditur ambjentet shkencore. Chuck Shramek, nga Teksasi i shtangur nga zbulimi i bere publikoi foton duke kerkuar mendimin e eksperteve te fushes sepse nuk arrinte te besonte ate qe kishte zbuluar. Zbulimi i tij u shoqerua nga nje fushate sulmi i fuqishem i te ashtuquajturve profesioniste perfshi dhe vete zbuluesin e kometes zotin Hale. U be nje perpjekje per ta kaluar me te qeshur dhe injorim zbulimin e tij dhe nderkohe nga Nasa u censuruan pamje te metejshme te kometes. Fatmiresisht komuniteti shkencor nuk eshte i vogel dhe perkrahesit dhe te ndershmit nuk munguan te thone fjalen e tyre. Nga nje burim i Nasa-s "rrodhen" disa foto te bera nga teleskopi hapsinor Hubble qe tregonin te njejten gje si ajo qe pa dhe fotografoi Chuck Shramek. Pra nuk ishte nje iluzion optik dhe as nje sajese apo falsifikim. Mbas publikimit te ketyre fotove dhe perfshirjes se gjithe komunitetit shkencor, edhe vete Hale dhe stafi i tij u detyruan te nderronin pozicionin duke e lene te turbullt mendimin e tyre per objektin qe shoqeronte kometen dhe u mjaftuan me nje koment qe mund te jete edhe nje objekt i drejtuar nga qenie inteligjente...
    Doktor Shragel, i cili ka punuar per NASA-n dhe ka nje akses ne materialet e konsideruara sekrete studjoi me vemendje kometen dhe objektin qe e shoqeronte dhe dha deklaraten bombe ne te famshim Art-Bell Show. Ai beri nje pershkrim te detajuar te objektit, perllogaritjet e bera qe konkludon qe objekti ndonese ishte i permasave gjigante nuk kishte masen apo nuk paraqiste nje mase qe te justifkonte madhesine e tij. Eshte nje objekt i drejtuar ne menyre inteligjente, pra as me shume dhe as me pak, nje anije komzike ose nje tip sonde. Deklarata e tij vazhdon duke ju drejtuar te gjithe njerezve ne toke qe dicka shqetesuese po ndodh dhe e verteta po fshihet ne menyren me te turpshme dhe te padrejte.
    Qe nga ky moment ne ambjentet shkencore objektit ne fjale ju referua me nje fjale te vetme UFO. Madje ne deklaratat e bera nga te gjithe astronomet shpesh ai filloi te quhej edhe Nibiru (do e sqaroj ne nje shkrim me poshte). Kursi i kometes ishte drejt tokes dhe perplasja duket e pashmangshme. Por objekti qe ndodhet ne bishtin e saj dhe qe shpesh leviz anash duket sikur e kontrollon dhe e drejton ne menyre inteligjente. Ajo qe te bind per objektin eshte fakti qe nuk terheq aspak me gravitetin e tij kometen sic duhet te ndodhte normalisht per nje objekt te permasave te tilla. Konsideruar 4 here me i madh se toka (ne nje kohe qe hena mbahet aty ku eshte nga graviteti i tokes) nje komete e permasave te Hale-Bopp do ishte kapur kollaj nga graviteti i "planetit". Se fundi nje grup astronomesh qe punuan ne menyre te pamvarur nga NASA dolen me nje deklarate ku nder te tjera thuhej:
    Kometa Hale-Bopp me nje orbite eliptike 2364 vjecare po i afrohet Tokes dhe pika me e afert e saj do jete ne Mars te vitit 1997. Por ka dicka tjeter qe udheton bashke me te, nje objekt i permasave shume te medha, 4 here me i madh se planeti Toka, por me nje mase shume te vogel dhe me nje trajektore jo natyrale. Objekti duket te kete nje drejtim inteligjent dhe duket sikur kontrollon apo ndikon levizjen e kometes... Ne jemi te bindur qe po i afrohemi agimit te nje epoke te re ne historine e njerezimit. Shume shpejt do ndodhin gjera dhe fenomene qe do na bejne te ndryshojme pikpamjet tona per disa ligje te fizikes dhe te ambjentit qe na rrethon... Urojme qe ndryshimet qe do ndodhin te mos jete te natyres shkaterruese per jeten ne toke por sidoqofte jemi te bindur qe do kete efekte ne forta persa i perket anes sociale. Koncepte te reja, zbulime te mbajtura te fshehura prej kohesh dhe revolucion ne mendjen dhe botekuptimin e njerezve te tokes.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:41 pm

    Ne anen perendimore te detit Egje, midis ishujve te Kretes dhe Kiteras, ndodhet ajo qe quhet AntiKitera. Ne brigjet e ketij ishulli ne vitin 1900 nga nje zhytes u gjet nje anije antike e mbytur dhe e ngarkuar me amfora, statuja dhe objekte te tjera. Midis objekteve te tjera ishte dicka qe mund te quhet si gjetja me madheshtore e arkeologjise moderne. Jo vetem pasuri ne vlere arkeologjike dhe monetare por nje objekt prej bronzi kishte nje strukture dhe sofistikim te pabesueshem per kohen. Mbasi u tha dhe u pastrua si objekt u dalluan qarte kater pjese te ndara dhe me ingranazhe dhe disa shkrime qe dukeshin qarte. Sa me shume pastrohej aq me qarte dilte pamja dhe permbajtja e objektit. Studiuesit njehereshi konkluduan qe ishte nje mjet lundrimi, nje lloj astrolabi i perdorur per te llogaritur largesine e diellit dhe te trupave te tjere qiellore. Ky identifikim ishte shume joshes duke konsideruar faktin qe ishte objekti i pare i gjetur per periudhen helenike.
    Spekullimet per kete artifakt vazhduan disa vjet deri kur ne vitin 195i Profesor Derek de Solla Price i Universitetit te Yale filloi studimin e mekanizmit te AntiKiteras. Per te rikrijuar objektin, ai dhe koleget e tij perdoren rreze X dhe Gama qe te arrinin te shikonin pjesen e brendeshme. Mbas shume llogaritjesh, analizash dhe provash ata dolen ne nje konkluzion mahnites: Objekti i gjetur ne AntiKitera nuk ishte gje tjeter vecse nje kompjuter analog 2000 vjecar.
    I mrekulluar nga zbulimi i De Sollas, fizikanti Allan Bromley, nje profesor ne Universitetin e Sidneit kerkoi ndihmen e oreberesit te famshem Frank Percival qe, te ndertonin nje replike te sakte te mekanizmit. Duke perdorur te njejten teknike qe ka qene ne perdorim ne kohen e grekeve te lashte ne vitin 1987 ata ja arriten te ndertonin te njejtin mekanizem qe perforcoi zbulimin e De Sollas. Pra 2000 vjet perpara greket e lashte ishin ne gjendje te ndertonin aparatura per te llogaritur distanca apo matur largesine planetare. Akom eshte mister i madh prodhimi i ketij objekti dhe se kush e ka bere, por kjo tregon edhe njehere qe Greqia e lashte pervec sklleverve, luftrave, filozofeve dhe artisteve, kishte dhe mendje te ndritura ne gjendje te ndertonin aparatura te tilla qe edhe sot te habisin per nga saktesia dhe komplikimi funksional
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:41 pm

    Shishe 2 mije vjecare e vjeter vere gjetur ne nje varr

    Dihet qe vera me kalimin e kohes behet me e shijshme dhe me e mire por zbulimi i bere nga nje grup arkeologesh i kalon te gjitha kufijte e menduar per moshen qe mund te ruaje nje vere e mbyllur mire.
    Gjate germimeve ne nje varr antik 2 mije vjecar ne qytetini Xi’an, Kine nje grup arkeologesh zbuluan nje ene prej bronzi ne formen e kokes se nje zogu feniks qe permbante vere te bere nga orizi.
    Ena e cila mbante rreth 5 kg ishte e mbushur me vere e cila kishte ruajtur te gjitha cilesite e saja ne menyre te persosur. Shkenctaret po perpiqen te analizojne veren per te kuptuar menyren e distilimit dhe mundesine sesi ka arritur te ruhet ne ate gjendje edhe mbas 2 mije vjetesh.
    Mjeshtri i veres Anthony Hanson qe eshte dhe keshilltar i Departamentit Nderkombetar te Veres shprehet se kjo eshte nje pjese fantastike e lashtesise dhe nese mbas analizave rezulton qe mund te pihet ose nuk permban asnje rrezik per njeriun, mund te merret me mend rekordi qe mund te kaloje ne shitje.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:41 pm

    Misteri i Femijes se Yjeve

    Misteri i te ashtuquajtures Kafka e Femijes se Yjeve filloi ne Meksike pothuajse 70 vite me pare kur u zbulua ne nje shpelle nga nje vajze e re. Ne ate shpelle dergjej skeleti i nje femre pjeserisht i fshehur nen dhe, vetem nje pjese e dores dale perjashta dhe mbeshtetur mbas krahut tjeter.

    Vajza e re filloi te germonte deri sa zbuloi nje varr te ceket skeletin e nje qenie te vogel qe sipas pershkrimeve te saj ishte i vendosur aty teresisht pa rregull. Skeleti nga i cili ka mbetur vetem kafka i ka futur ne mendime shkenctaret e shumte. Kush ishte kjo krijese dhe pse me keto tipare kafkore qe sjane aspak njerezore? Qe ketu buroi dhe termi Femija e Yjeve ose Starchild.
    Lloyd Pye i cili eshte autori dhe themeluesi i Starchild Research Project shprehet se jane bere studime kolosale duke shfletuar cdo liber te mundshem mjeksor ose anatomie qe flet per deformime te njeriut dhe eshte e pamundur te gjehet ndonje ngjashmeri me ate te kafkes.
    Plus kesaj matjet dhe studimet e detajuara te kafkes kane provuar qe cdo gje ishte simetrike dhe aspak rezultat i nje deformimi natyral.
    Antropologet e kane te pamundur ta klasifiojne ne ndonje grup te caktuar dhe zgjidhja e vetme ishte qe te behej datimi nepermjet karbonit per moshen e kafkes qe rezultoi te ishte 900-vjecare ndersa testi tjeter ne lidhje me ADN e kockave nuk eshte bere pasi kushton shume, shprehet Pye.
    Ne foton e meposhtme eshte nje imazh 3D i kafkes.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Harta e "Krijuesit" ! Zbulohet nje harte 120 Milion vjecare

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:42 pm

    Harta e "Krijuesit" ! Zbulohet nje harte 120 Milion vjecare


    Nje zbulim i realizuar nga shkenctaret e Bashkir kundershton komplet nocionet tradicionale mbi historine e njeriut; gure te gdhendur te cilet jane 120 milion vjecare dhe qe permbajne nje harte ne reliev te rajonit te Uraleve.

    Kjo gje duket si e pamundur por shkenctaret e Universitetit Shteteror te Bashkir kane paraqitur prova te pakundershtueshme te ekzistencen se nje civilizimi antik jashtezakonisht te zhvilluar. Behet fjale per nje pllake guri e gjetur ne vitin 1999 e cila paraqet nje foto te zonen te bere me nje teknologji te panjohur. Kjo eshte nje harte e vertete relievi. Harta identike perdoren sot nga ushtaraket. Harta permban punime inxhinjerike civile, nje sistem kanalizimi me nje gjatesi pothuajse 12 mije km dhe diga te fuqishme. Jo shume larg nga kanalet dallohen mjete ne forme trekendeshe destinacioni i te cilave eshte i panjohur. Harta po ashtu permban dhe disa mbishkrime. Madje shume te tilla. Fillimisht shkenctaret menduan se ishte gjuha e lashte kineze. Por me pas u zbulua qe gjuha e perdorur ishte ajo e hieroglifeve sillabike e nje origjine te panjohur. Deri me sot eshte bere e pamundur qe te deshifrohen mbishkrimet.
    "Sa me shume qe mesoj aq me shume kuptoj qe sdi asgje" thote doktori i shkencave te fizikes dhe matematikes, profesori i Universitetit Shteteror te Bakshir Alexandr Chuvyrov.
    Zbulimi i hartes erdhi si rezultat i hasjes se disa informacioneve te shekullit te 18-te ku raportohej per ekzistencen e te pakten 200 gureve te bardhe te cilet ndodheshin jo shume larg fshatit Chandar ne rajonin Nurimanov. Mbas germimeve dhe kerkimeve te shumta me ne fund grupi studimor arriti te gjente pllaken e gurit e cila kishte keto permasa 148 cm e larte, 106 cm e gjere dhe 16 cm e trashe dhe peshonte mbi nje ton. Guri u quajt Guri i Dashkes per nder te mbeses se Alexandr Chuvyrov qe lindi ne te njejten dite. Qe ne shikimin e pare, thote Alexandr Chuvyrov e kuptova qe nuk ishte thjesht nje gur i zakonshem por nje harte, madje nje harte 3 dimensionale. Guri perfshin hartat e rajonit te Uraleve me gjithe lumenjte Belya, Ufimka dhe Sutolka. Harta eshte bere ne nje shkalle 1 : 1.1 km. Fotografite me rreze-x konfirmuan qe pllaka kishte nje origjine artificiale dhe e bere me disa mjete shume precize. Ajo perbehet nga tre shtresa. E para eshte 14 cm e trashe e realizuar ne nje dolomit shume elegant. E dyta qe mund te jete me interesantja eshte bere me xham diopsid. Teknologjia qe ka realizuar kete shtrese eshte e panjohur ne ditet e sotme. Faktikisht fotoja eshte e stampuar ne kete shtrese. Ndersa shtresa e trete eshte e nje trashesie 2 mm dhe e perbere nga nje porcelan kalciumi per ta mbrojtur nga goditjet e jashteme.
    Fillimisht u mendua qe harta mund te jete bere nga kinezet e lashte per shkak te shkrimeve vertikale qe permbante por kjo teori ra poshte menjehere pasi ne grup ndodheshin studiues te gjuhes se lashte kineze te cilet ne shkrimin e hartes nuk njohen asnje nga simbolet e kesaj gjuhe.
    Sa me shume qe studiohej harta aq me shume misterioze shfaqej ajo. Ne harte mund te dallohet qarte nje sistem gjigand ujites ku pervec lumenjve duken qarte kanale te nje gjeresie prej 500 metrash 12 diga 300-500 metra te gjera, 10 km te gjata dhe 3 km te larta sejcila. Ne krahasim me kete sistem kanalesh ujites, Kanalet e Vollges dhe Donit duken si gervishtje ne relievin e sotem. Alexandr Chuvyrov shprehet se teknologjia dhe njeriu i sotem mund te jete ne gjendje te ndertoje vetem nje pjese fare te vogel nga ajo qe ndodhet ne harte.
    Fillimisht ishte shume e veshtire te percaktohej mosha e pllakes se gurit. U krye nje analize readikarbonike dhe me pas cdo shtrese u skanua me kronometer uraniumi qe saktesoi moshen e shtresave te brendeshme si 120 milion vjecare.
    Te dhenat e zbulimit jane derguar ne te gjithe boten ne ambjentet shkencore dhe jane bere objekt studimi nga shume shkenctare dhe specialist. Deri me sot mendimi i tyre eshte unanim si per menyren e ndertimit te hartes ashtu dhe per moshen e saj.
    Kush e ka bere kete harte? Sa i vjeter eshte civilizimi ne Toke? Sa civilizime te tille ka patur historia e Tokes? Sa te fshehta te tjera mban ne gjirin e tij planeti yne?

    Foto te hartes.

    MISTERE...... Mapcre10
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:43 pm

    Mallkimi i Njeriut te Epokes se Akullnajave

    Ai dergjej ne varrin e tij te akullt ne nje akullnaje ne Alpet e Italise per 5300 vjet me rradhe, i ruajtur ne menyre perfekte si bir i denje i Epokes se Gurit duke patur ende ne trup veshjen e gezofte dhe perbri harkun me shigjetat.
    Por qe mbas zbulimit te tij para 14 vjetesh, 5 nga njerezit qe kane qene ne kontakt te afert me Oetzi (Njeriun e Epokes se Akullnajave) kane vdekur duke shkaktuar pyetjen e pashmangshme: A eshte e mallkuar mumja e ketij njeriu?

    Konrad Spindler, kreu i grupit studimor mbi Njeriun e Akullnajave ne Universitetin e Innsbruck vdiq te henen (lajmi eshte i 20 prillit 2004) nga komplikacioni qe vinin si rezultat i sklerozes. Por kjo nuk ndaloi njerezit te vazhdonin te lidhnin vdekjen e tij me vdekjet e meparshme, te cilat te gjitha kane lidhje me mumjen.
    Ai kishte shpenzuar vite te tera duke studiuar mbetjet e luftetarit te ngrire i cili u zbulua ne akullnajen qe po shkrihej te Similaun ne kufirin midis Italise dhe Austrise ne vitin 1991. Shkenctari 66-vjecar ka qene ne dijeni per teorite qe qarkullojne ne lidhje me mallkimin qe ishin ngritur per rastin e luftetarit qe mund te ishte "zemeruar" qe e kishin shqetesuar mbas 53 shekujsh dhe shpesh tallej duke thene: "Viktima tjeter e rradhes do jem une".
    Viktima te tjera te mallkimit perfshijne ekspertin ligjor Dr Rainer Henn, i cili e vendosi kufomen ne nje thes plastik me duart e tij (pa mbrojtje) dhe qe vdiq ne nje aksident automobilistik ndersa shkonte ne nje konference per te paraqitur punen e tij. Udhrrefyesi i Alpeve Kurt Fritz i cili transportoi trupin me helikopter u vra nga nje ortek ne nje zone qe ai e njihte shume mire.
    Me pas ishte gazetari Rainer Hoelz i cili filmoi mumjen e luftetarit dhe qe vdiq nga nje tumor ne koke.
    Personi i katert qe vdiq ishte turisti gjerman Helmut Simon i cili zbuloi mumjen ne vitin 1991. Ai ishte shume i zemeruar qe nuk kishte marre ndonje kompesim nga shteti per zbulimin e bere.
    Viktima tjeter eshte Dieter Warnecke i cili mori pjese ne nxjerrjen e trupit te njeriut te Epokes se Akullnajave.
    Te gjitha keto vdekje duken se jane nga shkaqe te pranueshme dhe natyrale por ajo qe vazhdojne te insistojne perkrahesit e teorise se mallkimit eshte qe probabilititeti i vdekjeve te tilla te nje grupi te caktuar njerezish te lidhur ngushte me te njejten ngjarje, eshte 1 ne 1 milion.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:43 pm

    Gjera qe bien nga qielli


    Ndersa ka patur raporte per materiale inorganike qe bien nga qielli sic jane gure, zalle dhe guralece, po ashtu ka patur raporte te rregjistruara per materiale organike gjithashtu. Shprehja "po bie shi qensh dhe macesh" mund te zgjerohet duke perfshire hardhje, krimba dhe farera te ndryshme.

    Ne vitin 1859 jane paraitur raporte te shumta qe flisnin per renie peshqish nga qielli. Vezhguesit deklaruan se dicka po binte nga qielli mbi trupat e tyre. Raportet shpreheshin qe deshmitaret ndjenin renien e ketyre objekteve mbi kurrizet, qafat dhe kokat e tyre. Mbas disa minutave u zbulua se ishin peshq te vegjel qe binin nga lart. Shume shpejt toka u mbulua nga ata duke mbuluar nje rrip te gjere prej 80 jardesh te gjate dhe 12 te gjere.

    Deshmia flet per dy shira peshqish me intervale te shkurtra midis njeri tjetrit dhe me nje kohezgjatje prej 2 minutash secili. Intervali midis dy shirave ishte rreth 10 minuta. Vete kjo ngjarje ndodhi ne 11 te mengjesit. U rregjistrua qe peshku me i madh ishte rreth 10 cm. Po ashtu ka patur dokumentime qe flasin per renie te kafsheve dhe materie te tjera organike gjate shekujve. Referencat datojne qe ne kohet para eres se re ne vitin 77 dhe qe njihen si kronikat me te vjetra qe pershkruajne nje fenomen te tille.

    Renia e materies organike nga qielli eshte pare si nje fenomen natyral i cili nuk ka asnje shpjegim real. Disa besojne se materialet jane spostuar gjate ndonje stuhie te fuqishme dhe depozituar diku por kjo teori nuk perputhet me rutinen e ngjarjeve. Ka shume raste per te eksploruar; secili me materialin e tij unik, objekt ose materie te cilat paraqesin nje mori skenaresh dhe faktesh shume interesante. Me poshte po bej nje permbledhje te disa nga rastet e rregjistruara:


    1- Shume gaforre dhe kermij qe rane nga qielli afer Worchester, Angli ne vitin 1881.

    2- Ne vitin 1973 me mijera dhe dhjetra mijera thithlopa rane nga qielli ne Brignoles, France gjate asaj qe u quajt nje "stuhi e cuditshme".

    3- Ne Paderborn, Gjermani, me mijera midhje rane nga nje mjegull e verdhe qe levizte me shpejtesi.

    4- Ne vitin 1872, krimba te zinj rane nga nje qiell i paster fare. Ato u peshkruan ne madhesine e nje mize te zakonshme.

    5- Hardhje u thane se rane nga qielli ne Montreal, Quebec ne vitin 1857.

    6- Nje stuhi e shpejte ne Boring, Oregon prodhoi nje shi te vertete salamandrash qe binin ne toke me mijera.

    7- Nje shi qe zgjati 1 ore dhe qe ne vend te pikave hidhte ne toke...kashte, ndodhi ne vitin 1963 ne Kent, Angli ne zonen e Dartford. Po aq shpejte dhe cuditshem sa filloi, po ashtu dhe perfundoi.

    8- Dy fshatar ne France raportuar qe gjethe te thara dhe te prishura pemesh rane nga qielli gjate dy diteve te qeta dhe te kthjellta pranvere. Ngjarja ndodhi ne Prill 1894 ne nje distance prej kater ditesh nga njera tjetra.

    9- Ne vitin 1840 nje stuhi prodhoi nje dush te vertete gruri nga qielli. Ajo qe e ben kete rast shume te cuditshem eshte fakti qe ne Rajket, Indi, fara qe ra nga qielli nuk ekziston ne ate vend.

    10- Ne Dublin, Irlande ka rene nje shi i vertete lajthish ne sasira shume te medha dhe me force te madhe.

    11- Nje balte e blerte e pashpjegueshme ra ne qielli ne Washington, DC ne vitin 1978. Mbeshtolli ndertesa te tera, kafshe dhe bimesi si dhe shkaterroi bojen e shume makinave. U tha se balta ra qielli nga nje lartesi shume e madhe.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth ......................................

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:45 pm

    Artikulli i meposhtem ka disa kohe qe qarkullon ne Cyberspace. Eshte nje raport shume intrigues mbi Zbulimin e nje Qyteti Antik poshte Piramides se Gizes. Po ne fakt eshte shume me teper se kaq dhe ja vlen te merret ne konsiderate.


    === Sekretet e Thoth dhe Celesat e Enokut===




    Qe nga publikimi i shpikjes se nje radari i afte te penetroje nentoken 2 vjet me pare, jane zbuluar te dhena te mahnitshme mbi ekzistencen e nje kompleksi labirinthesh dhe sistemi te nendheshem ne pjese te ndryshme te botes. Ne vende si Guatemala ne Ameriken e Jugut jane hedhur ne harte tunele qe shtrihen poshte kompleksit te Piramidave Maja ne Tikal dhe qe zgjatohen per me shumese 800 km ne krahun e kundert te vendit. Studiuesit kane theksuar se tani eshte e mundur te kuptohet sesi gjysem milioni indian Maja u fshehen dhe i shpetuan shkaterrimit te kultures se tyre.

    Ne te njejten menyre radari (i quajtur SIRA) u perdor ne Egjypt qe ne vitin 1978 duke bere te mundur hedhjen ne harte te nje kompleksi te jashtezakonshem te nendheshem poshte Piramidave te Egjyptit. Mbas marrveshjeve te arritura me Presidentin Egjyptian Sadat rezultuan ne germime sekrete per pothuajse 3 dekada qe te arrihej te penetrohej ne sistemin e nendheshem. Ne nje takim te koheve te fundit ne Australi njeri nga shkenctaret kryesore ne projektin Giza, Dr. Jim Hurtak tregoi filmime te punimeve qe po kryeshin te titulluar Dhomat e Thellesise, i caktuar per tu bere publik ne fund e shekullit.

    Filmi tregon zbulimin e nje metropoli te gjera megalitik, 15 mije vjecar qe zbret ne disa nivele poshte nen pllajen e Gizes. Ndersa pjesa tjeter e New Age spekulon mbi ekzistencen e nje dhome te fshehte nen putren e majte te Sfinksit, legjendari "Qyteti i Zotave" dergjet nentoke. I kompletuar me nje sistem hidraulik te nendheshem, filmi tregon per statuja masive te te njejtes permase me ato te Lugines se Nilit. Studiues duke rrezikuar jeten e tyre, me kamera dhe elektrike dore hetuan me kujdes dhe detaje brigjet e thepisura perreth lumenje te nendheshem dhe liqeneve te gjere mbi nje kilometerper te penetruar dhomat e mbyllura qe ndodheshin pertej tyre. Dhe mundi nuk shkoi kot. U gjeten nje sasi e pamase dokumentash dhe artifaktesh.


    Dokumentat flasin per trashigimine e nje civilizimi dhe niveli teknologjik shume pertej ketij qe jemi ne tani. Nje teknologji e afte qe te krijoje qytete te medhenj te nendheshem per te cilat Sfiknsi dhe Piramidat jane vetem shenjat e siperfaqes. Shkenctari i projektit Dr. Hurtak e lidh kete zhvillim me kontaktin me nje rrace te avancuar jashtetokesoresh. Ai e pershkruan kete si nje zbulim te nje kulture te Rrenjes se Katert, te ashtuquajturin civilizimin Atlantas, i shkaterruar nga crregullimi i fundit i Tokes. Filmimi paraqet evidenca te pakundershtueshme qe te gjitha gjuhet, kulturat dhe fete kane nje burim te perbashket, ate qe Dr. Hurtak e quan si "Civilizimi Meme".

    Teknologjia e zbuluar eshte shume pertej asaj qe njohim ne. Ashtu sic tha njehere me shaka Arthur C. Clark, " cdo teknologji qe eshte pertej kesaj tones, do na duket si magji." Sipas Dr. Hurtak kjo ka qene nje kulture e cila arriti te zberthente kodin gjenetik dhe zoteronte celesat e spektrit fizik, "Fiziken e Drites Superiore" te antikeve... cdo gje e lashte te cilen Gilgameshi (Ne Epiken e Gilgameshit -Darius) shkoi per ta kerkuar ne udhetimin e tij te famshem ne "Qytetin e Zotave" per te zbuluar tunelet poshte Malit Mashu ne shkretetire.

    Hurtak ne materialin e tij i referohet nje "gjuhe te drites" dhe shkenctari-prift madheshtor te asaj kohe te lashte i quajtur Enok emri i te cilit eshte i lidhur me ndertimin e kompleksit te Piramidave te Medha. Hurtak aludon per nje shkence te nje karakteri spiritual madheshtor, nje shkence e cila pershkruan shkallen gjenetike per te yjet.
    Prifti-shkenctar Enok eshte nje patriark i epokes para permbytjes, njeri prej me te famshmeve te karaktereve te asaj epoke. Babai i Methuselah dhe ster ster gjyshi i Noahs, Enoku pershkruhet ne Bibel si arkitekti i Zionit, legjendari "Qyteti i Yahweh" si dhe shpikesi i alfabetit dhe kalendarit. Enok po ashtu eshte dhe astronauti i pare ne histori, ai qe "u morr ne qiell nga Perendia" dhe ju treguan "sekretet e tokes dhe te qiellit". Ai kthehet ne Toke i pajisur me diturine per "peshen dhe matjet" per gjithe njerezimin.

    I njohur tek egjyptianet me emrin Thoth, "Zoti i Magjjise dhe Kohes" dhe tek greket si Hermes, "mesazheri i perendive" ai permendet dhe ne traditen e kelteve si magjistari enigmatik Merlin i cili zhduket mbi deget e nje molle ne Avaloin mitik ne perpjekje per te kerkuar sekretin e pavdeksise dhe per tu rikthyer.

    Pra si nje njeri qe perftoi pavdeksine, sekretin sesi ne "mund te behemi si zotat", Thoth/Enok premtoi te rikthehej ne perfundim te koheve "me celesat per ne portat e tokes se shenjte". Ne nje nga dokumentet e diskutuara te Detit te Zi qe flet per Librin e humbur te Enok i hequr qellimisht nga Bibla nga lideret e hershem fetare, Enok pershkruan nje civilizim madheshtor te te kaluares te cilet perzjene celesat e njohurise se madhe dhe nuk ishin ne gjendje te ruanin veten e tyre nga kataklizma e fundit. Te dy, realisht dhe ne menyre figurative ata humben "celesat", ata humben te gjithe njohurine e larte.

    Por sidoqofte Enok, edhe ne shume tradita te tjera madje edhe tek legjenda e Majave per Kecalkoatlin, premton rikthimin e kesaj diturie ne "Fundin e Koherave", fundin e ciklit aktual kohor. Apokalipsi Biblik premton se cdo gje do mesohet ne fund te botes aktuale. Zbulimet e jashtezakonshme ne Egjypt dhe ne pjese te tjera te botes flasin jo vetem per nje teknologji te avancuar por edhe per nje shtek evolutiv shume pertej gjendjes sone aktuale.

    Nje ekzaminim i kujdesshem shkencor i zones ku gjenden piramidat zbulon se ato jane struktura te sofistikuara harmonike, jo vetem pasqyre e pozicionit te planeteve dhe sistemeve diellore por te dizenjuara per te imituar chakrat dhe zgavrat harmonike te trupit te njeriut. (Chakra jane pika te energjise ne sistemin trup/energji te njeriut nepermjet te cilave rrjedh forca dhe energjia jetesore. Ka me mijera pika te tilla ne trupin e njeriut por vetem shtate ose tete prej tyre jane me kryesoret. -Darius).
    Madje cdo gur ne Piramiden e Madhe eshte i akorduar harmonikisht sipas nje frekuence te caktuar toni muzikor. Sarkofagu qe ndodhet ne qender te Piramides se Madhe eshte i intonuar sipas frekuences se rrahjes se zemres se njeriut.

    Eksperimentet e mahniteshme qe u kryen nga Dr. Hurtak dhe koleget e tij ne Piramiden e Madhe dhe ne zona te tjera ne Ameriken e Jugut provojne se piramidat jane "kompjutera gjeofizike" qe aktivizohen sipas tingullit zanor. (Kujtoni menyren sesi D H.Lewis dhe anetaret e tjere te ekspedites arriten te futen ne brendesi te Piramides -Darius). Duke intonuar disa tiguj specifik te lashte, grupi shkencor prodhoi vale te qendrueshme drite, mbi dhe nen piramidat dhe ishin ne gjendje qe te penetronin edhe ne dhoma deri me sot te papenetrueshme. Zbulimet e mepasme tregojne qe shkenctaret-prifterinj te lashte kishin nderthurur nje lloj teknologjie tingujsh harmonik perbrenda struktures se tempujve.

    Dituria e humbur Enokiane tregon se gjuha meme ishte "Gjuha e Drites". E njohur tek antiket si Hiburu, eshte gjuha e pare e krijuar ne fillimin e ketij cikli kohor. Studimet moderne konfirmojne faktin se gjuha me e vjeter eshte nje forme e Hebraishtes si nje gjuhe natyrale pasi tingujt dhe alfabeti buron nga nje vazhdimesi apo rrjedhje e perhershme e fosfenit ne trurin njerezor. E njejta forme qe lind nga nje vorbull ne levizje te panderprere. Eshte nje gjuhe e vertete drite qe pershkon sistemin tone nervor.
    Duke ckoduar gjeometrine e formave natyrale te valeve ne boten fizike, Hiburu eshte nje gjuhe harmonike qe imiton karakteristikat e formes valore te drites. "Celesat" per te cilet flet Enok dalin se jane celesa zanore, celesa te nje njohurie matriksi vibracional te vete realitetit, mitikja "Fuqia e Botes". Dituria Enokiane pershkruan ekuacione zanore te koduara fjalet e lashta dhe emrat e perendive, te afte per te ndikuar direkt ne sistemin nervor dhe te prodhojne nje efekt te forte sherues dhe nje gjendje te larte ndergjegjeje. Sic deklarojne tekstet e lashta, "Nese doni te flisni me zotat, me pare duhet te mesoni gjuhen e zotave."

    ADN, kabalistika antike, Pema e Jetes te pershkruara keto ne Torah Biblike, tani po behen me te qarta per shkenctaret qe duhet te konsiderohen si nje strukture e gjalle vibruese dhe jo me nje dicka amorfe dhe thjesht numerike. Shume shkenctare moderne e konsiderojne ADN si nje veshje, si konfigurim forme valore, e afte te modifikohet nga drita, radioaktiviteti, fusha magnetike apo pulset zanore.

    Trashegimia qe na vjen nga Thoth/Enok tregon se kjo gjuhe e Drites ose shkenca antike harmonike mund te ndikojne direkt ADN-ne. Evidencat ne Egjypt tregojne se kjo ka qene nje eksperimet gjenetik 6 mije vjecar i tentuar nga egjyptianet, kalvari per pavdeksi dhe shkuarja tek yjet, nje kalvar i nisur shume kohe me pare nga Gilgamesh. Egjyptianet nuk ishin te fiksuar me idene e mbas vdekjes sic mendohej nga perkthyesit e hershem kristiane por ishin te perqendruar ne krijimin e nje qenie me te larte njerezore. Sebashku me kultura te tjera te lashta ata besonin se ADN vinte nga yjet dhe ishte e destinuar te kthehej tek ato.

    Dituria e Thoth/Enok le te kuptohet se njerezimi eshte i destinuar qe te evoloje pertej formes aktuale tokesore, ashtu sic na thote Bibla (qe personalisht e kam thene dhe e them qe nuk eshte thjesht nje liber fetar po nje burim historik dhe shkencor i keqinterpretuar dhe ndryshuar me qellim drejtimi per te shuar etjen dhe deshiren e nje grupi te caktuar per pushtet -Darius) "ne mund te behemi me madheshtore se engjejt". Dokumentat historike egjyptiane kane te rregjistruara "Udhetare te Yjeve", individe te rastesishem te cilet si Enok udhetuan "pertej Syrit te Madh te Orionit" dhe u kthyen per te ecur si zota ne rradhet e njerezve. Pavaresisht nga zbehja e qenieve gjysem-perendi ne ndergjegjen moderne, a ka mundesi qe sic e thone dhe tekstet e lashta, ne jemi te destinuar te "behemi si perendi"? A jane "Zotat e Drites" se Majave dhe "Te Ndricuarit" egjyptin/tibetian me te vertete nje forme me e avancuar njerezore?

    Duke ju referuar shume legjendave te lashta te Tokes, qenie te tilla supozohet se do kthehen rregullisht ne fillim dhe fund te cdo cikli kohor, gjysma prej 12.960 vjetesh e orbites zodiakale te sistemit tone diellor perreth qendres se galaksise qe kryhet ne cdo 25.920 vjet. [Precedenti i Ekuinokseve].
    Per shkak te gjendjes ne orbiten e galaktikes sone, keto 12.960 intervale vjetore ose "bote" duket se jane te ndara nga ngjarje kataklizmike.
    Sipas "kalendarit ne gur" te Piramides se Madhe i cili pershkruan te ashtuquajturen "Ciklin Feniks" ose Phoenix te orbites se galaktikes sone, periudha kohore aktuale perfundon (e konvertuar sipas kalendarit tone) ne vitin 2012. (E njejta shifer qe gjejme dhe tek Kalendari i Majave -Darius). Fjala greke Feniks ka rrjedhur nga fjala egjyptiane pa-hanok qe do te thote "Shtepia e Enokut".

    Dituria Enokiane sugjeron se keto ndryshime te rregullta kataklizmike veprojne si nje faktor provokues evolucionar per te pershpejtuar format jetesore ne fazen tjeter te evolucionit. Evolucioni njerezor mund te procedoje me shpejt sesa mendohej me pare. Evidencat qe kane dale tani tregojne se civilizimeve perpara ketij tonit perfeksionuan kontiniumin fizik dhe progresuan pertej kesaj bote. Pati dhe nga ata qe deshtuan. Vete ne kemi te njejten mundesi, tja arrijme ose te shkaterrojme cdo gje.

    Zbulimet e cvarrosura nga Egjipti pershkruajne nje sistem mbare boteror piramidash tempuj ne kohet prehistorike, te vendosura si antena ne pikat kyce te energjise neper meridiane dhe qe kontrolloheshin nga prifterinjte-shkenctare si nje sistem muzikor per te stabilizuar pllakat tektonike te planetit ose me mire te themi shmangur kataklizmat gjeologjike. Nga gjuha meme, fjala Jedaiah qe do te thote "Rruga e Botes" ose "Fuqia e Bote", prifterinjte e lashte Jedai perdornin gjuhen e Drites per te akorduar planetin si te ishte nje kembane gjigande harmonike.

    Shume gjera po rizbulohen ne ditet e fundit te ketij cikli kohor. Sipas fjaleve te Dr. Jay Franz i Fondacionit Omega "edhe sikur ne te mos guxojme ta permendim, ekziston nje ndjesi universale qe dicka do ndodhi ne shkalle boterore."


    Ky ishte materiali ne lidhje me zbulimet e Dr. Hurtak. Sic lexohet qarte, jane shume gjera qe mbahen te fshehta nga publiku madje dhe vete arkeologet apo egjyptologet nuk vihen ne dijeni ose fshehin faktet me qellim per te mos demtuar pozicionet e tyre. Nje levizje ne kah te kundert do te thote hedhje ne koshin e plehrave te historise se botes qe kemi mesuar deri tani dhe rishkrimi i saj duke shkuar mijera vjet mbrapa ne kohe. Dhe natyrisht nje pozicion i tille smund te jete komode per shkenctaret e sotem mendjengushte te cilet kane siguruar katedrat dhe kolltuqet e tyre dhe nuk pranojne te levizin kollaj, aq me pak te hapin mendjet dhe syte ndaj zbulimeve te reja qe shembin komplet sistemin e ndertuar deri me sot me kaq djallezi. Keto njohuri sjane te reja per nje pjese te caktuar te shkenctareve te sotem por jane mbajtur me qellim te fshehura nga publiku per te thelluar amnezine e madhe kolektive qe kemi ne sot si rrace njerezore ne lidhje me te kaluaren tone. Eshte amnezia e civilizimeve shume te zhvilluara qe kane ekzistuar dikur e pasuar nga katastrofa te dimensioneve te paimagjinueshme dhe na cuan per mijera vjet ne epoken e gurit.

    Precedenti (ose perparesia) e ekuinokseve i referohet precedentit te rrotullimit ne hapesiren inerciale te boshteve te Tokes. U zbulua nga Hipparchus qe pozicioni i ekuinokseve regreson (leviz drejt perendimit) sebashku me ekliptiken e krahasuar me pozicionin statik te yjeve ne sferen qiellore. Aktualisht kjo levizje vjetore eshte rreth 50.3 arksekonda ne vit ose 1 grade ne 71.6 vjet. Procesi eshte delikat por grumbullues dhe gjate shekujve i shtohen shume grade te tjera. Nje cikel precedent i plote eshte nje periudhe perafersisht 25.700 vjetesh (i ashtuquajturi viti i madh Platonik) kohe gjate te ciles ekuinoksi regreson pergjate nje rrethi te plote prej 360°.

    MISTERE...... Screen10

    Kjo eshte referenca tjeter per kete material: United States Government Printing Office. Astronomical Almanac for the Year 1997. Washington, DC: U. S. Government Printing Office, p. B18-B19, 1997.


    Nje pasoje e precedences se ekuinokseve eshte yll polar i ndryshueshe. Aktualisht Ylli Polar (Polaris) eshte i pozicionuar me se miri per te percaktuar pozicionin e polit verior qiellor pasi eshte gjysem gradi larg nga ai dhe eshte nje yll qartesisht u ndritshem (magnituda visuale eshte 2.1).
    Nga ana tjeter Thuban ne konstelacionin e Dragoit qe ka qene ylli polar ne vitin 3000 p.e.s eshte shume me pak i dukshem ne magnituden 3.67 (nje e pesta me pak se Polaris); ndersa ne ditet e sotme nuk eshte i dukshem fare dhe eshte zhdukur, i fshehur ne thellesite e qiellit.
    Ylli i shkelqyeshem Vega ne konstelacionin e Lires (Lyra) shpesh etiketohet si Ylli i Veriut me i miri (ne kohen kur permbushte kete rrol rreth vitit 12.000 p.e.s dhe qe do e beje perseri ne 14.000 e.s.)
    Ne te vertete asnjehere nuk vjen me shume se 5° ne pol.
    Kur Polaris do jete perseri ylli i veriut rreth vitit 28.700 e.s. fale levizjes se tij te sakte, do jete shume me larg nga poli sesa eshte tani, ndersa ne vitin 23.600 p.e.s. ka qene shume me afer polit.
    Fotot e meposhtme japin nje ide te kesaj qe shkruajta me siper.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:45 pm

    Iapetus hëna e Saturnit sipas studiuesve është satelit artificial i braktisur nga ndonje arsye misterioze shumë,shumë kohë.Argumentet e tyre duken të forta dhe që bazohen nga observimet e teleskopit Arecibo,foto të marra nga Cassini-Huygens dhe nga deklaratat zyrtare nga NASA.Ata zbuluan një mur të lartë 20 km dhe të gjërë 20 km,krateret kanë forma gjeometrike,katrore dhe gjashtëkëndëshe.
    Gjithashtu rruga e hënës rreth Saturnit është shumë dalluese nga hënat tjera,dhe nuk është ne formë sferike.Sipas Nasa gjenden edhe materie organike të panjohura,dhe masa është shumë e dobët në krahasim me masat e sateliteve tjerë.
    Pra,merret një nga objekte më dyshuese në sistemin tonë diellor.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:45 pm

    Zgjidhet misteri i kompjuterit të vitit 65 para Krishtit

    Kompjuteri dymijëvjeçar, i gjetur në mbetjet e një anijeje romake të mbytur, kishte lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët, të cilët më në fund kanë arritur të zbulojnë sekretin e mënyrës se si funksiononte mekanizmi i sofistikuar

    Një kompjuter dymijëvjeçar, i gjetur në mbetjet e një anijeje romake të mbytur, kishte lënë pa fjalë prej kohësh shkencëtarët, të cilët më në fund kanë arritur të zbulojnë sekretin e mënyrës se si funksiononte mekanizmi i sofistikuar. Pajisja kishte humbur mes ngarkesës që transportonte anija romake e mbytur në vitin 65 para Krishtit, e cila flinte prej gjatë gjithë kësaj kohe pranë bregut të ishullit Antikuthera të Greqisë në thellësinë 42 metra. Në vitin 1990, rastësisht, Elias Stadiatos, zbuloi trupin e anijes së mbytur dhe nisi të nxirrte një numër të madh statujash e veprash të tjera arti. Makina e lashtë doli në dritë, kur një arkeolog, që po kujdesej për objektet e zbuluara, vuri re se në një gur ishte fiksuar një ingranazh i metaltë. Inspektime më të kujdesshme bënë që nga trupi i anijes të nxirreshin 80 ingranazhe të tjera, shumica prej të cilave të ngjashme me ato të orave, si dhe një kasetë e punuar me dru e bronz, mbi të cilën lexoheshin mbishkrime greke.

    Që nga zbulimi i saj, shkencëtarët u përpoqën për shumë kohë ta rikonstruktonin pajisjen, e cila tani njihet si kalendar astronomik, në gjendje të përcaktojë me saktësi të habitshme pozicionin e diellit, disa prej trupave më të mëdhenj qiellorë, si edhe fazat e Hënës. Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për pajisjen më të lashtë të njohur deri më sot, ku janë përdorur ingranazhe të dhëmbëzuara, si edhe objekti më i sofistikuar i lashtësisë që ka mbërritur në duart e njerëzimit.

    Duke përdorur tomografinë me rreze X të kompjuterizuar, si dhe skanues sipërfaqësor me rezolucion super të lartë, një skuadër e drejtuar nga Mike Edmunds dhe Tony Freeth e Cardiff University, arritën të shihnin përtej sipërfaqes së mekanizmit dhe të deshifronin germat e zbehta, që dikur lexoheshin qartë në kasën e makinës. Ekzaminimi i detajuar i mekanizmit u dha mundësinë shkencëtarëve të konkludonin se i përkiste viteve 150-100 para Krishtit dhe se përbëhej nga 37 ingranazhe të dhëmbëzuara, të cilat i jepnin mundësinë të ndiqte lëvizjet e Hënës e të Diellit, të parashikonte eklipset, si edhe të rikrijonte orbitën e çrregullt të Hënës. Lëvizja e njohur sot si anomalia e parë e Hënës, ishte vënë re nga astronomi i quajtur Hiparku i Rodit në shekullin e dytë para Krishtit, fakt që i bën shkencëtarët të spekulojnë se duhet të ketë ndihmuar edhe në prodhimin e pajisjes.

    Skanimet tregojnë se pajisja përdor një ingranazh diferencial, i cili mendohej se ishte shpikur jo më herët se shekulli XVI. Niveli i detajimit dhe kompleksitetit të përbërësve metalikë është i krahasueshëm me atë të orave të prodhuara gjatë shekullit XVIII. Disa nga shkencëtarët mendojnë se makina, e njohur si mekanizmi i Antikutherës, mund të ketë qenë një prej objekteve të shumta që përbënin thesarin e ngarkuar në anije, i cili ishte nisur nga ishulli i Rodit drejt Romës për një festë të organizuar nga Jul Cezari.

    Një prej mistereve, për të cilët shkencëtarët nuk arrijnë të gjejnë përgjigje të pranueshme, është përse teknologjia që është përdorur për prodhimin e makinës është zhdukur. Besohet se asnjë civilizim nuk ia ka dalë të ndërtojë pajisje kaq komplekse për të paktën njëmijë vjet. Një nga përgjigjet mund të na vijë nga fakti që bronzi në atë kohë riciklohej, gjë që ka bërë që shumë objekte e sende të prodhuara në atë epokë të shkriheshin për t‘u përdorur për qëllime të tjera. Nëse e shohim kështu, mbytja e anijes që transportonte mekanizmin e Antikutherës, ka qenë vërtet një fat i madh për njerëzimin, duke parë se mundësoi mbërritjen e pajisjes në ditët e sotme. "Kjo pajisje është e jashtëzakonshme", tha profesor Edmunds. "Rezultatet e saj astronomike janë krejtësisht të sakta... duke folur në terma të rëndësisë historike, duhet të kuptojmë se ka më shumë rëndësi se Mona Liza". Studimi, i cili u publikua në revistën "Nature" para pak ditësh, u krye në bashkëpunim me studiues nga Muzeu i Arkeologjisë së Athinës, ku mekanizmi ruhet, që në çastin kur është gjetur.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:46 pm

    Horoskopi me i vjeter.

    Horoskopi me i vjeter u gjend ne vitin 2000 nga nje ekspedite e perbashket Ruso – Franceze ne nje shpelle ne Kaukaz, prane kufirit midis Rusise dhe Gjeorgjise.

    Ne nje rreth te madh prej guri jane vizatuar simbolet e njohura nga te gjithe te 12 shenjave te horoskopit. Analizat paraprake treguan se ky horoskop eshte 10.000 vjet i lashte! Ai eshte moshatar i vizatimeve te njerezve ne shkembinj gjate epokes se gurit, si dhe nje deshmi e faktit, se sa e lashte eshte astrologjia. Ka shume mundesi qe ky horoskop te jete katragjush i te gjithe horoskopeve. Por puna qendron jo aq ketu, sa ne faktin qe rrethi dhe muret e shpelles jane mbushur me shenime hieroglifesh ne gjuhe te panjohur. Kompjutera te fuqishem ne France gjeten celesin per deshifrimin e nje pjese te ketyre shenimeve, sepse disa hieroglife ngjajne me shenjat e shkronjave te grekerve dhe fenikasve te vjeter. Shkenctaret mbeten pa mend nga permbajtja: parashikimet e ngjarjeve te njerzimit qe duhet te ndollin pas mijera vjetesh. Hieroglifet enigmatike tregojne per historine e njerezimit te kohrave te ndertimit te piramidave te medha. Lindjes se Krishtit, Zbulimit te Amerikes nga Kolombi etj, duke perfshire jo vetem zhvillimin e vrullshem teknik ne shekullin XX, kohen e dy luftrave boterore, por dhe dhjetevjecaret e pare te shekullit XXI. Por historia nuk mbaron me kaq, sepse shume gjera ende nuk jane deshifruar.

    Ja disa nga profecite e zbuluara, sic i trajton ato Zh.Fabia dhe profesori rus Vladimir Lvov. Per 20 vjetet e ardhshem:

    1.Do te ndodhe kolonizimi i Henes dhe i Marsit.
    2.Shkencetaret do te gjejne ilacin universal te te gjitha semundjeve ekzistuese.
    3.Njerzimi do te hyje ne periudhen katastrofike ekologjike e cila do te vazhdoje derisa qyteterimi i Tokes te mos kuptoje domosdoshmerine e ndryshimit te rruges se zgjedhur.
    4.Me ne fund do te realizohet takimi i tokesoreve me perfaqsuesit e qyteterimeve jashtetokesore.

    Shume e shume te fshehta te horoskopit te Kaukazit ende nuk jane zbuluar, thote profesor Lvov. Por do te doja ta drejtoj vemendjen tek nje hollesi tjeter: shenimet me hieroglife ne muret e shpelles fillojne me paraqitjen e jashtetokesorve dhe po me ate mbydhen. Ky fakt ka dy shpjegime te mundshme. Ndoshta te ardhurit nga kozmosi kane qene ne cakun e civilizimit tokesor dhe se shpejti ai do te arije nivelin, kur ata do te jene gati ta pranojne ne bashkesine e tyre. Shpjegimi tjeter qendron ne faktin qe e gjithe historia e Tokes eshte programuar nga jashtetokesoret, nga fillimi ne fund, per cka deshmojne dhe parashikimet e sakta te 20 vjeteve te ardhshme.
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:46 pm

    Misteret e Piramides se Gizes


    Dhoma gjigande te fshehura ne thellesi poshte piramides se Gizes


    Nga David H. Lewis, New Jersey, USA i cili ka shpenzuar vite te tera ne studimin e doreshkrimeve te lashta dhe deshifrimin e hieroglifeve.

    (Pjesa qe po hedh ketu ne forum eshte marre nga libri me te njejtin titull si ai i temes)


    Parathenie: Ne kete shkrim (liber) autori deklaron se nje hyrje e panjohur dhe sekrete per ne Piramiden e Madhe eshte gjetur duke u bazuar ne te dhenat dhe kodet e deshifruara qe u zbuluan ne nje varr ne vitin 1936. Varri qe permbante kodet eshte zbuluar ne lindje te Athines por permbajtja e kodeve nuk ishte deshifruar ne menyre te rregullt per shume vite me rradhe. Po – nuk ka qene para qershorit te vitit 1976 kur nje grup i vogel arriti te hynte ne keto dhoma gjigande te nendheshme, thelle nen Piramiden e Gizes (ose sic njihet ndryshe ajo e Keopsit). Grupi deklaron se ka arritur te rregjistroje me mijera mikrofilma mbi ate qe zbuluan aty, gjera qe provojne vizita te largeta ne kohe nga jashtetoksoret, civilizime te nendheshme dhe shoqeri shume te zhvilluara ne Toke. Mund te duket nje deklarate shume fantastike ose nje bllof por kini parasysh nje fakt qe nese kjo eshte e vertete, komuniteti shkencor konservativ si dhe forcat e medha politike qeverisese do te benin ceshte e mundur per te per te ndaluar daljen ne publik te ketij informacioni. Kjo deklarate nuk eshte e pabazuar sepse raportet e sapo nxjerra te Projektit Zbulimi tregoojne qarte qe ata qe jane ne pushtet kane arritur te mbulojne ne menyre pothuajse perfekte si dhe te mohojne vizitat e shumta te Jashtetoksoreve ne 60 vitet e fundit. Nje tjeter force e madhe qe perpiqet te mjegulloje madje dhe te zhduki komplet keto zbulime eshte dhe vete Kisha dhe feja perendimore. Vete autori ka qene biri i nje prifti dhe ai vete konfirmon qe berja publike e ketyre fakteve do tregonte ate qe “Zoti” nuk ishte ai qe krijoi token dhe njeriun disa mijera vjet me pare sic thuhet ne bibel. Pra keto arsye jane mese te mjaftueshme per kedo qe te kuptoje psene e fshehjes se gjithe ketyre informacioneve te se kaluares se njerezimit dhe arritjeve qe keto civilizime kane patur ne shkence dhe teknologji.

    Le te vazhdojme me zbulimin e misterit te madh.

    “Kjo ndermarrje e pazakonte ne keto dhoma sekrete ishte shume e kushtueshme, jo vetem ne aspektin monetar por ne ate te kater jeteve njerezore qe u humben ne vitet qe vijuan fill mbas ekspedites dhe qe kishin lidhje me hyrjen ne ato dhoma dhe informacioni qe u gjet aty. Ndonese asgje nuk u leviz nga dhomat, mikrofilmat treguan se ishin shume me te vlefshme se cdo metal apo vlere monetare per te cilat ka shume veta qe i vene mbi jeten njerezore. Eshte teresisht e dyshimte qe keto mikrofilma do vihen ndonjehere ne dispozicion te publikun e gjere dhe do vazhdojne te mbahen te ruajtura me te njejtin fanatizem dhe sekret si anija hapsinore qe eshte kapur dhe ruhet ne Bazen tone Ajrore.

    Ato qe jane te rregjistruara ne kete varr jane po aq afer pafundesise sa dhe vete koha dhe nese do ishin arritur te fotografoheshin te gjitha disqet dhe pjatat (jo vetem 2700 prej tyre) sot shume gjera do ishin zgjidhur dhe njeriu do clirohej perfundimisht nga frika qe i rendon shpirtin prej paditurise dhe te panjohures. Ne mbase kemi arritur te fitojme nje njohuri te mjaftueshme per te zgjatur vitet e jetes sone, te ndryshojme menyren e jeteses per te gjithe ata qe popullojne token, te ndalojme urine masive qe ka perfshire vendet e botes se trete, te gjejme kuren per semundjet si kanceri dhe te tjera semundje te pasherueshme dhe eventualisht te krijojme nje rrace te re njerezore pa lakmine dhe babezine e kesaj qe bejme pjese tani. Nese do kishim germuar me thelle dhe do kishim fotografuar me shume mund te kishim arritur te zbulonim sekretin e makinerive te antigravitetit, te perfeksiononim teknologjine lazer dhe te permiresonim shoqerine tone, te permiresonim udhetimin brenda perbrenda planetit tone, te prodhonim ushqime te permasave shume te vogla por ne gjendje per te shuar urine e miliona njerezve dhe se fundi do te mund te gjenim perdorimin e tingullit ne telekinezi dhe teletransportim.

    Ajo cfare keni lexuar ne faqet parardhese eshte vetem baza e vertete e ekspedites dhe nje permbledhje e shkurter e te dhenave te marra. Duke qene se Piramida eshte nje evidence e te kaluares se njerezimit dhe nuk mund te dublikohet, atehere mund te themi me plot gojen se Arka e Nohas, Ufo-t dhe Atlantidasit futen ne te njejten kategori, pra pjese e nje teknologjie shume te avancuar e nje civilizimi qe dikur popullonte token tone. Pra nese keto te verteta thelbesore tashme jane te dukshme, atehere si eshte e mundur qe te mohohet permbajtja e ketij varri (ne themelet e piramides) ose vete fakti i ekzistences se varrit?
    Nuk eshte dhe aq e veshtire te imiagjinosh teknologjite e te pareve tane ne krahasim me keto tonat tani. Perparimi i tyre ishte i bazuar ne njohurine supreme te transmetuar nga te tjere per miliona vite ndersa perparimi yne eshte i bazuar ne endjet pa fund te trupave tane per te arritur te fitojme nje pjese fare te pallogaritshme zhvillimi.

    Udhetimi per ne Varr

    ... ajo qe do lexoni tani mund te habisi shume prej jush, mund te ofendoje dhe krijoje mosbesim tek pjesa tjeter por ajo qe do lexoni eshte fakt dhe ka rezultuar nga nje ekspedite aktuale ne nje dhome te ndaluar dhe nje sekreti madheshtor – te ndertuara nga nje rrace inteligjente shume shekuj perpara sesa besimi aktual qe Adami dhe Eva ishin njerezit e pare te vendosur ne Toke. Per te gjithe ata qe kane nje bindje te theksuar fetare nuk jam duke i paraqitur faktet e gjetura ne formen e nje sakrilegji kur i referohem Adamit apo Eves sipas standarteve bilbike. (vete babai i autorit ka qene prift).

    Pak jave perpara zbulimit te kesaj ekspedite te hyrjes se fshehte ne pjesen e jashteme te Piramides, nje grup shkenctaresh nga Universiteti i Californias sapo kishin mbaruar ekzaminimin e jashtem te struktures duke perdorur aparatura me rreze infra per te percaktuar nese kishte ose jo ndonje kalim sekret ose dhome sekrete ne brendesi te Piramides te padiktuar nga vezhgimet e meparshme. Ne momentin qe keto rreze fokusoheshin ne Piramide, cdo pjese solide do i kthente keto pjese mbrapsht dhe ne rast te kundert pra nese do kishte ndonje hapje ose hapesire ato absorboheshin me shume se zakonisht. Kjo menyre ekzaminimi nxorri ne pah ekzistencen e rrugalimeve te brendeshme si dhe te dhomave qe dihen nga studiuesit. Por ajo qe shkenctaret nuk dinin ishte fakti i absorbimit te rrezes ne nje te milionten e sekondes e cila ne fakt tregonte per shkallet sekrete te cilat ndodheshin fill mbrapa dhomes se Mbretit dhe Mbretereshes. Ne kete rast jemi duke folur per nje hapje te madhe prej 74 cm si rrugekalim qe ishte ne linje direkte me keto rreze infra. Nje rrugekalim kaq i ngushte eshte e natyrshme qe sdo arrihej te diktohej dhe poshte ketyre Dhomave, struktura rrethuese ishte shume e ngjeshur qe te leshonte rrezet qe permendem. Pra me pak fjale ky eksperiment i Universitetit nxorri ne pah asgje me shume se hapjet e zakonshme qe ishin pare dhe asnje nga kalimet e brendeshme.

    Sidoqofte nje grup i zgjedhur njerezish te kesaj ekspedite (perfshi ketu dhe vete autorin e librit) kishin dijeni me se miri per nje hyrje te fshehte dhe nje lloj kalimi te brendeshem i cili deri ne qershor te vitit 1976 i kishte shpetuar pikasjes nga sepcialistet qe kishin skanuar siperfaqen me instrumenta nga me te sofistikuarit. Sic e kam nenvizuar ne hyrje te ketij libri, vete hyrja per ne tunel u zbulua mbas 40 vjet kerkimesh intensive, gabime, deshtime dhe nderhyrjesh nga qeveria Egjyptiane.

    Duke hyre ne Piramide nepermjet ketij kalimi sekret duhet te kuptoni qe nese ky fakt do zbulohej nga zyrtaret Egjyptiane ose nga rojet e shumta qe ishin aty, grupin e shkenctareve e priste burgu i sigurt ose dhe ekzekutimi me vdekje pa asnje mundesi amnistie pasi do konsiderohej si nje mizori ndaj qeverise se vendit.

    Sa per tju dhene nje informacion paraprak mbi hyrjen sekrete per ne dhomat e nendheshme, ka dy rruge te panjohura (per shumicen derrmuese te lexuesve te ketyre rrjeshtave). Njera nga hyrjet ndodhet afer majes se Piramides ku forcat magnetike luajne nje rrol vendimtar ne hapjen e dyerve (vendndodhja e sakte do mbahet e fshehte) dhe hyrja tjeter ndodhet poshte bazes se varrit te fshehte ne Dhomen e Rregjistrimeve (keshtu u quajt dhoma ku u gjeten materialet historike).
    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga lani Thu Sep 03, 2009 10:47 pm

    Vendndodhja e sakte e hyrjes, afer majes se piramides nuk ishte percaktuar me saktesi deri ne momentin kur u be nje ekzaminim i kujdesshem i cdo guri ne dhjete shkallet e fundit ne gjatesi dhe lartesi. Edhe mbasi shkrimet e lashta ishin perkthyer dhe deshifruar dolen shume veshtiresi per te gjetur gurin e sakte i cili tregonte nje ndarje nga guri tjeter aq te holle sa nje fije floku midis mbushjes me cimento dhe gurit qe pasonte. Thjesht duke ecur me pellembe dhe analizuar cdo gur do ishte e pamundur te dallohej nje krisje kaq e imet dhe per kete arsye kaluan muaj te tere pa asnje rezultat dhe te mbushura me deshperim per shkak te deshtimit. Sipas teksteve te gjetura guri duhet te levizte mbrapsh, pra te futej brenda duke perdorur nje komande verbale (zanore) dhe duke perdorur frekuencen dhe tingullin e duhur. Ky ishte perfundimi qe ishte arritur, pra per te qene ne gjendje te gjehej hyrja sekrete duhej perdorur nje diktofon. Vete fakti i kuptimit te perdorimit te tingullit ishte nje arritje jo e vogel. Cfare mbetej ishte interpretimi i sakte i shkrimit origjinal te gjetur ne Greqi.

    Hyrja e sakte per ne Tempullin e Sfinksit po ashtu kishte mbetur nje sekret i ruajtur me se miri dhe mbas 10.978 vjetesh dihet vetem nga disa persona te vecante. Ky Tempull eshte nje vezullim i nje bukurie te papare me zbukurimet e floririt qe te lene pa mendje dhe me morine e shumte te gureve te cmuar te vendosura tek altari sekret, harqe te nje arkitekture te pazakonte, mure te mermerte jashtezakonisht te lemuar dhe me nje ngjyre te purpurte dhe me dyshemene ne ngjyre argjendi e mbushur me hieroglife te panjohura. Diku midis morise se mureve prej mermeri dhe shtyllave mbajtese ndodhet nje dere sekrete dhe nje kalim per ne varrin poshte Piramides se Gizes. Sot, si Piramida ashtu dhe Sfinksi ruhen 24 ore ne dite me roje te shumta dhe turistet mbahen larg nga keto dy struktura.

    Qe dikush te hyje ne hyrjen sekrete qe ndodhet ne maje te Piramides duhet te ndodhet saktesisht perpara nje guri te caktuar dhe te kete hapesire te mjaftueshme per te manovruar ne rast se arrin sukses ne hapjen e kalimit sekret. Kur dy nga pjestaret e grupit tone ishin gati me fjalekalimin sekret dhe me tingujt e duhur vibracional, askush nuk ishte i sigurt sesi do funksiononte. Per disa nga skeptiket qe jane gjithmone pjese e cdo grupi, levizja e ketyre gureve jo vetem ishte e pamundur dhe jo praktike por edhe e padegjuar me pare ne asnje teori shkencore. Per kete arsye ata ishin te bindur qe 40 vitet e kushtuara ketij studimi ne realitet ishte thjesht nje perpjekje e kote, nje trill mashtrues qe njerezit antik kishin hartuar per te futur ne qorrsokak ata do qe arrinin te deshifronin kuptimin e sakte te doreshkrimeve antike qe u zbuluan ne te dale te Athines, Greqi ne vitin 1936. Ndonese te gjithe pjestaret e kesaj ekspedite mbronin deri ne nje fare mase vertetesine e informacionit te ketyre doreshkrimeve, perseri kishte doza te medha skepticizmi dhe mosbesimi.

    Perpara se te tentohej duke provuar disa vibracione verbale, duheshin bere pergatitje te shumta dhe te konsiderueshme. Duheshin bere studime para se gjithash per tju fshehur rojeve te shumta dhe tentativa duhej kryer ne momentin e nderrimit te tyre dhe ne ate ore kur vemendja e tyre ishte me e paket dhe nderprisnin patrullimin e zakonshem perreth Piramides. Ishte rregjistruar qe cdo grup i perbere nga 8 roje nderrohej cdo 4 ore dhe ky sherbim kryej per 12 ore rrjesht, nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 6 te pasdites. Pra ishte nje turn prej 12 oresh dhe duke qene se gjithe turistet duhet te largoheshin nga Piramida brenda ores 4.30 te pasdites, turni i tyre mbaronte ne fund te intervalit 12 oresh. Per shkak te disa vonesave te zakonshme ishte e pamundur qe te kryej ndonje levizje e sigurt deri ne oren 8 te mbremjes. I vetmi roje i mbetur ne hyrje te Piramides nuk paraqiste asnje problem pasi pozicioni i tij i rojes ishte ne krahun e kundert te hyrjes sekrete qe ndodhej ne murin jugor.

    Data per te kryer hapin e pare ishte caktuar per 5 Marsin 1976 ne nje nate ku do mungonte ndricimi i henes per te pakten 4 ore. Perpjekja e pare rezultoi e kote per deshperimin e te gjithe grupit dhe nete te tjera me te njejtin rezultat pasuan deri sa grupi u derrmua fizikisht dhe emocionalisht mbas heres se 20-te. Pavaresisht nga reflektimi i drites se Henes, grupi kishte kryer ngjitje te panumerta ne majen e Piramides, pra lartesia prej 450 kembesh dhe fatmiresisht nuk ishin vene re nga askush. Perpjekja dhe insistimi i tyre u be akoma me i deshperuar dhe filluan te mos ruheshin me nga roja.

    U krye nje total prej 37 perpjekjesh dhe te gjitha deshtuan. Ne cdo ngjitje ku zakonisht perfshiheshin 6 pjestare te ekspedites e perbere prej 11 vetash, fjalekalimet u provuan ne shume vibracione verbale te ndryshme por perseri deshtuan ne hapjen e gurit. Mbas perpjekes se 36 nga te gjithe anetaret u shfaqen shenja te qarta merzije, deshperimi dhe nervash dhe nje mosbesim i hapur filloi ti pushtonte te gjithe. Keto perpjekje te parreshtura e dhane rezultatin e tyre dhe ne rradhet e grupit u duken qarte shenjat e lodhjes. Nga 6 pjestare qe ishin fillimisht ne cdo perpjekje, numri i tyre u reduktua ne 3 dhe keta ishin nga me te vendosurit. Ngjitje zbritjet filluan ne 5 Mars deri ne 6 Qershor pa rezultatin me te vogel.

    Por ne oret e mengjesit te dates 7 Qershor 1976, ne qetesine e thelle te nates u degjua dicka ne drejtimin e nje guri te vecante. Drita e dobet e elektrikut te dores (perdorimi i nje ndricimi te fuqishem per arsye qe kuptohen ishte i pamundur) tregoi nje vize fare te holle midis cepave te holle te gurit ku kishte rene cimentoja, asgje me shume. Duke qene se ne dinim cdo centimeter dhe grade perreth atij guri, u be menjehere e qarte qe ajo therrmosje e vogel e cimentos nuk ishte aty me pare. Dicka kishte ndodhur, nje levizje sado qe vogel qe kishte krijuar ate plasaritje dhe zhurmen e cuditshme. Pervec ketyre dy ngjarjeve te pazakonta, nata e dates 7 kaloi e qete.

    Do ishte data 9 Qershor (7 Qershor sipas llogaritjeve henore) kur u arrit suksesi qe ishte teresisht aksidental. Rregjistruesi i zerit i toneve te vibracioneve u ndez padashur kur Amend Abouu e shkeli me kembe. Rezultati ishte i menjehershem. Ky bllok guri prej 15 tonelatash filloi te levizte shume ngadale duke u spostuar ne brendesi dhe duke krijuar nje tingull qe ngjasonte me levizjen e nje guri te madh mbi hunj te trashe. Koha e sakte kur ndodhi kjo gje ishte 7 minuta mbas ores 14 (14 plus 7 bejne 21) ose 7 minuta mbas ores 2 am te dates 9 Qershor. Sipas llogaritjeve dhe arsyetimeve qe beme me pas arritem ne perfundimin qe koha e ndare ne shtate ne diten e caktuar, plus tingullin e sakte virbrues te fjalekalimit kryenin hapjen e hyrjes sekrete.

    Blloku i gurit levizi (ose rreshkiti) se mbrapthi per nje distance jo me shume se 7 kembe (ose 210 cm) duke lejuar nje hapesire jo me shume se 90 cm dhe kjo per shkak te struktures se zgjatur te shtreses qe ishte nen gur. Ne vend qe te futeshin ne hapjen e krijuar, grupi hezitoi per disa sekonda dhe kjo per shkak te ndodhise dhe papritur dhe gjendjes se shokut. Por vendimi u mor brenda disa sekondave dhe tre eksploratoret u hodhen brenda ne te hapuren e gurit. Sapo krahu i personit te trete u fut brenda, guri gjigand filloi te levizte ngadale duke shkuar perseri ne vend. Koha e pergjithshme e hapjes dhe e mbylljes ishte 35 sekonda plus 49 sekondat qe ndejti e hapur. Ne momentin e hyrjes Amend Abouu qe drejtonte grupin kishte vene gabimisht kemben ne nje pjese te paqendrueshme dhe u rrezua neper shkalle. Rrezimi u pasua nga klithjet e tij dhe ne se patem te veshtire te merrnim me mend qe ai mund te ishte demtuar seriozisht por fatmiresisht doli qe ishte thjesht nje bertitje frike dhe pjesa tjeter ishte reja e madhe e pluhurit qe na pushtoi te gjitheve per minuta te tera duke vonuar zbritjen e metejshme.
    Nente muaj perpara 9 Qershorit, kishin riprodhuar nje maket te piramides sipas stilit te Hollywood dhe sidomos pjesa jugore e Piramides (ku ndodhej hyrja) ishte e riprodhuar ne menyre perfekte. Duke e ditur mire qe mbasi te gjitha kerkimet dhe studimet te mbaronin, njeriu qe do i takonte te futej ne kalimin sekret do e kishte kohen shume te kufizuar, ishin bere perpjekje qe te matej koha e sakte qe do duhej per te hyre, perfshi ketu futjen brenda te personit dhe te materialeve dhe me pas koha qe do mbetej deri sa hyrja te mbyllej perseri. Nese nuk ishte bere kjo prove muaj me rradhe, ne momentin kur hyrja u hap realisht, perpjekja e pare qe do behej mund te kishte patur rezultate fatale per ndonjerin ose te gjithe grupin. Ne perfundim u mesua se nese shfrytezohej me kujdes cdo sekonde, koha do mjaftonte per kater veta qe te hynin brenda dhe nese pjestaret nuk do tregonin asnje hezitim kjo do realizohej me sukses (gje qe ashtu ndodhi me te vertete). Ndonese ishte bere nje stervitje disa mujore, asnje nga pjestaret nuk kishte planifikuar qe te merrte me vete ushqime dhe uje dhe ne hyrjen e pare grupi kishte me vete vetem elektriket e dores gje qe ishte shume e gabuar.

    vazhdon...

    Sponsored content


    rreth Re: MISTERE......

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Thu Nov 21, 2024 10:13 pm