Jane keto foto te bera nga sonda Spirit, nje nga robotet e Nasa-s qe gjendet ne
siperfaqen e planetit Mars per operacionin Mars Exsplorer, qe kane ngjallur kureshtje
dhe debat sidomos ne internet. “Statuja” eshte quajtur sirena e Marsit, dhe fotoja me
siper eshte e publikuar edhe ne sitin zyrtar te NASA-s. Ne foton e publikuar ne sitin
e NASA-s gjithcka duket si nje reliev normal shkembor, por mjafton te zmadhosh fotografin
per te pare qe ne anen e majte ndodhet statuja misterioze. Problemi shtrohet nese eshte -
Bllof apo nje zbulim i jashtezakonshem?
Sepse megjithe stuhite e reres dhe periudhat e te qenit te ndaluar per shkak te baterive
te shkarkuara, dy robotet e Nasa-s Spirit dhe Oportunity, qe prej 2004 vazhdojne qe te
dergojne foto panoramikedhe te dhena persa i perket truallit te Marsit.
Sipas The Register, fotografia eshte e vertete (dmth nuk eshte nje nga shakate e
zakonshme qe qarkullojne shpeshhere ne intenet), dhe eshte bere ne Mars gjate nje
ekspozimi te gjate.
Megjithe diskutimet e shumta ne rrjet qe ka shkaktuar kjo foto, nuk ka asnje koment
prej Agjencise Nasa, dhe ata kufizohen vetem ne faktin qe sonda Spirit ka gjetur realisht
shnderrime te shkembenjve qe vertetojne qe njehere e nje kohe, ne Mars ka patur uje.