nga ersiljano Sat Sep 05, 2009 1:28 pm
Dashurohen në chat, zbulojnë se janë burrë e grua
Dashurohen me njëri-tjetrin në internet. Ai dhe ajo “takohen” në chat dhe pasi shkëmbejnë disa fjalë, futen menjëherë në kofidencë dhe kalojnë orë e orë duke folur për martesën e secilit. Të dy i quajnë martesat e tyre të mërzitshme e mbase edhe të dështuara. Virtualisht ajo është “Ëmbëlsira”, kurse ai quhet “Princi i kënaqësisë”. Pas shumë “takimeve” e fjalëve të ëmbla në internet, ata të dy vendosin përfundimisht takimin e vërtetë, të shumëpritur. Por... magjia e chat-it përfundon në takimin real, kur kuptojnë se janë burrë dhe grua. Nuk është drama e një filmi, por ngjarja e vërtetë që i ka ndodhur një çifti nga Zenica, qytet i Bosnjës qendrore. Sana Klariks, e quajtur “Ëmbëlsira” dhe bashkëshorti i saj Adnan, i quajtur “Princi i kënaqësisë”, tani janë duke u divorcuar, sepse e akuzojnë njëri-tjetrin për mungesë besnikërie e për tradhti bashkëshortore. Lajmi është bërë i ditur nga britanikja “Daily Telegraf”. Për më tepër, Sana, 27 vjeçe, pothuajse e tmerruar nga ajo që ka ndodhur, thotë që në chat çdo gjë ishte aq fantastike. “Jam dashururar papritur. Ishte mahnitëse”. Ndërsa Adnani, 32 vjeç, thotë: “Akoma nuk mund ta besoj se Ëmbëlsira, që ka shkruar gjëra të mrekullueshme, është në të vërtetë e njëjta grua e cila është martuar me mua dhe që, në shumë vjet martesë, nuk më ka thënë kurrë një fjalë të këndshme”.