RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    HOROSKOPI KINEZ

    lani
    lani
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 33

    Hobi:: : HaCkEr

    rreth HOROSKOPI KINEZ

    Mesazh nga lani Sat Sep 26, 2009 1:26 am

    MIU 
    Te lindurit nen shenjen e Miut,jane persona shume simpatike dhe jane gjithmone te rrethuar nga miq te besuar dhe nga 
    nje partner qe eshte ne lartesine e tyre,te zote per te ndare kenaqesite e rafinuara te jetes,qe Miu deshiron tju jape. 
    Kapaciteti per te kontrolluar nervat edhe ne situatat me te veshtira ju garanton shpesh nje karriere shume te shpejte 
    ne sektorin e punes.Pasioni per udhetimet dhe deshira per te provuar dhe per te pasur gjithmone eksperienca te reja,e 
    ben Miun trasgresiv ne moshe te re dhe te mencur ne moshe te rritur.I vetmi rrezik per Miun eshte mos kontrollimi I 
    vetvleresimit dhe mos dhenia e hapesires se duhur te atyre qe ka rrotull tij 
    {Partneri Ideal}: Dragoi ose Majmuni 
    {MINJTE me te Njohur}:Louis Armstrong,Marlon Brando, Doris Day,Clark Gable,Hugh Grant,Charlton Heston,Gene Kelly, 
    Sean Penn,Burt Reynolds,Olivia Newton-John,Donna Summer, Kim Wilde. 
    {Numerat me Fat}: 1, 4, 5, 10, 11, 14, 41, 45, 51, e 54. 
    --------------------------------------------------------------------------------------- 
    BUALLI 
    Te lindurit nen shenjes e Buallit kane dhuntine e durimit, por kur arrijne limitin e durimit mund te kalojne ne nje rrembim te tmerrshem dhe te pakontrollueshem.Ne pergjithesi jane ne menyre te jashtezakonshme korrekte dhe metodike.Kur jane te perqendruar mbi nje pune e urrejne te jene te shqetesuar.Zotesia e tyre per tu perqendruar dhe per te 
    reflektuar thelle mbi aresyet e nje problemi,I ben ata qe shpesh te arrijne ne zbulime te reja duke arritur pozicione prestigjoze ne grupin e brendshem te nje multinacionale.Difekti I tyre eshte mungesa tolerances dhe faljes se veprimeve 
    te parregullta. 
    {Partneri Ideal}:Gjarpri ose Gjeli. 
    {BUAJT E Njohur}:Warren Beatty, Jon Bon Jovi, Jeff Bridges,Richard Burton Charlie Chaplin, Bill Cosby, Walt Disney, 
    Dustin Hoffman, Anthony Hopkins, Don Johnson,Jane Fonda,Eddie Murphy,Jessica Lange,Paul Newman,Jack Nicholson,Robert Redford,Peter Sellers,Sissy Spacek,Bruce Springsteen. 
    {Numrat me Fat}:1, 3, 5, 12, 15, 33, 35, 51 e 53. 
    ---------------------------------------------------------------------------------------- 
    TIGRI 
    Te lindurit e shenjes se Tigrit kane dhuntine e lidership-ve(te drejtuasve),dhe dine si te bejne per vete lehtesisht 
    njerezit,fale manjetizmit te tyre te vecante.Per kete aresye jane shpesh politikane shume te mire,me te vetmin rrezik 
    te mbivleresimit te kapacitetit te tyre.Ne pergjithesi jane edhe me fat ne loje.Forca e tyre I con shpesh qe te jene 
    shume konkurrues,aq sa per tu bereantipatike.Nje difekt tjeter I te lindurve nen shenjen e Tigrit eshte paqendrueshmeria e humorit te tyre. 
    {Partneri Ideal}: Kali ose Qeni. 
    {TIGRAT E Njohur]:Agatha Christie,Tom Cruise,Leonardo DiCaprio,Jodie Foster,William Hurt,Marilyn Monroe,Demi Moore, 
    Lionel Ritchie,Kenny Rogers,Dylan Thomas,H.G. Wells,Stevie Wonder,Natalie Wood. 
    {Numerat me Fat}: 4, 5, 7, 9, 13, 34, 44, 45 e 54. 
    ---------------------------------------------------------------------------------------- 
    KALI 
    Pjesemarres te medhenj ne jeten shoqerore,jane shpesh te perzgjedhurit e nje grupi.Jane shume te sjellshem me miqte 
    dhe te zote per te mbajtur diskutime te gjata,jane shoket me te mire per nje mbremje argetuese.Kane edhe nje cilesi 
    shume te vlefshme,ate te kapurit te mendimit te tjetrit shume shpejt,ose qe ne ajer.Pika e tyre e dobet mund te jete 
    ndjenja e tyre e pasigurise ne disa momente te caktuara.Nje difekt tjeter mund te jete,qe jane llafazane te medhenj dhe per kete jo te gjithe I duan. 
    {Partneri Ideal}: Qeni ose Tigri. 
    {KUAJT E Njohur}: Ingmar Bergman, Sean Connery, Kevin Costner,Cindy Crawford, James Dean,Clint Eastwood, Ella 
    Fitzgerald,Harrison Ford,Bob Geldof,Gene Hackman,Rita Hayworth,Jimi Hendrix,Janet Jackson,Paul McCartney,Barbra 
    Streisand,Raquel Welch,John Travolta. 
    {Numerat me Fat}: 1, 3, 4, 8, 13, 14, 41 e 43. 
    ---------------------------------------------------------------------------------------- 
    DHIA 
    Ata qe jane te lindur nen vitin e Dhise, kane dhuntinete e nje krijmtarie te dukshme,por qe duhet te jete e drejtuar 
    nga kush rri prane ketij te linduri ne shenjen e Dhise.Vetem ne kete menyre do te mund te ecin ne profesionin e tyre 
    dhe te kene arritje personale dhe ekonomike.Sensi I tyre artistik eshte I shoqeruar nga nje zemermadhesi drejt 
    gjeneracioneve te ardheshme.Te lindurit e Dhise ju pelqen te japin pa pretenduar mirenjohje.Ne dashuri,sinqeriteti 
    mbizoteron ne raportin me partnerin dhe pikerisht per kete aresye eshte nje raport me jetegjatesi te madhe.Domethene 
    Dhia nuk ka interes te vecante per flirte te rastesishme. Difekti kryesor I te lindurve nen Dhine,mund te jene lirshmeria 
    me te cilen e lene veten pas nje zhgenjimi ose depresioni,ne qofte se nuk arrijne pikeqellimit e tyre. 
    {Partneri Ideal}: Derri I Eger ose Lepuri 
    {DHITE E Njohura}: Pamela Anderson, Jane Austen, Catherine Deneuve,Robert De Niro,Mel Gibson,George Harrison,Julio 
    Englesias,Mick Jagger,Sir Laurence Olivier,John Wayne,Bruce Willis,Debra Winger. 
    {Numerat me Fat}: 3, 4, 5, 12, 34, 45 e 54. 
    ----------------------------------------------------------------------------------------- 
    GJELI 
    Jashtezakonisht praktike dhe konkrete,te lindurit e Gjelit jane vezhgues shume te 
    mire.“perfundimi justifikon mjetet”mund te jete motoja e tyre.Jashtezakonisht te 
    drejte per drejte me te rinjte,kane dhuntine te jene shume inteligjente dhe me nje 
    sens shume te forte per biznes.Preferojne te kene pak miq,por qe te jene te mire,tek te cilet te kene besim dhe per te cilet te jene gati te bejne sakrifica te 
    medha.Difektet e tyre mund te jene te shumta si dhe cilesite e tyre:egoizem,deshire per te qene perfekte ne menyre te tepruar dhe tendeca qe kane per te qene hakmarres pasi ju kane bere nje te keqe. 
    {Partneri Ideal}: Bualli ose Gjarpri 
    {GJELAT E Njohur}:Michael Caine, Eric Clapton,Joan Collins,Errol Flynn,Melanie 
    Griffith,Richard Harris,Katherine Hepburn,Diane Keaton,Steve Martin,Van Morrison,Willie Nelson, Kim Novak,Yoko Ono,Michelle Pfeiffer,George Segal,Peter Ustinov. 
    {Numerat me Fat}: 1, 5, 6, 12, 15, 16, 24 e 51. 
    ------------------------------------------------------------------------------------------- 
    LEPURI 
    Te lindurit nen shenjes e Lepurit,jane jashtezakonisht altruiste dhe per kete jane shume te vleresuar nga ata qe I rrethojne.Ne dashuri jane jashtezakonisht 
    romantike dhe shpesh e idealizojne raportin me partnerin e tyre.Lepuri per tu 
    ndjere sa me mire duhet te gjendet ne ambientin e tij natyral dhe per kete aresye 
    nuk ju pelqen te largohen nga shtepia per periudha te gjata.Shume e rendesishme 
    per ta eshte edhe familja dhe ndjenja e sigurise qe kjo ju trasmeton vazhdimisht 
    dhe qe u lejon te lindurve nen shenjen e Lepurit te kalojne nje jete te lumtur.Difekti I tyre kryesor eshte pesimizmi nga I cili vuajne gjithmone.Lepuri shpesh identifikohet edhe me nje kafshe tjeter:Macja. 
    {Partneri Ideal}: Dhia ose Derri I Eger. 
    {LEPUJT E Njohur}: Harry Belafonte, Ingrid Bergman, Peter Falk,Peter Fonda, 
    Cary Grant,Whitney Houston,Michael Keaton, John Keats,Julian Lennon,Arthur Miller,Roger Moore,Tatum O'Neal, George Orwell,Neil Simon,Sting, Orson Welles. 
    {Numerat me Fat}: 1, 3, 5, 9, 15, 19 e 35. 
    ------------------------------------------------------------------------------------------- 
    DRAGOI 
    Te lindurit nen shenjen e Dragoit kane nje personalitet ecentrik,qe shpesh merret me simpati.Dragoi eshte kafsha me e fuqishme e Horoskopit Kinez: 
    inteligjente,kokeforte e mbi te gjitha te vendosur per te arritur objektivat e tyre ne cdo menyre.Terheqes te medhenj,Dragonjte mund te terheqin pas nje ideali,nje popull te tere duke u bere lideri natyral dhe I padiskutueshem.Difektet e vetme te tyre mund te jene:opurtunizmi I tyre gati ne cinizem dhe pazotesia e tyre per te pranuar humbjen. 
    {Partneri Ideal}: Majmuni ose Miu. 
    {DRAGOJTE E Njohur}:Michael Barrymore, Julie Christie, Bing Crosby,Matt Dillon, Placido Domingo, Kirk Douglas, Michael Douglas,Marlene Dietrich,Tom Jones,John Lennon,Nick Nolte,Al Pacino,Gregory Peck,Martin Sheen,Ringo Starr,Shirley Temple. 
    {Numerat me Fat]: 3, 4, 5, 6, 15, 21, 34, 35, 36 and 45. 
    ------------------------------------------------------------------------------------------- 
    GJARPRI 
    Gjarpri,fale zotesise se tij diplomatike eshte ne gjendje te reagoje ne cfaredo lloj situate dhe te gjeje gjithmone zgjidhjen me te mire.Gjarpri eshte I parezistueshem,por ne te njejten kohe eshte edhe rrezikshem:dhuntine e te qenit inteligjent shpesh e perdor deri ne ekstrem, deri sa arrin ne manipulimin vullnetit te te tjereve,per te arritur qellimet e veta.Gjarperinjve ju pelqejne shkencat filozofike dhe ju pelqen te jene ne qender te vemendjes.Mungesa e te pranuarit dhe e te diturit te pozicionit qe I perket, eshte difekti me I madh dhe kryesor e te lindurve nen kete shenje. 
    {Partneri Ideal}: Gjeli ose Bualli. 
    {GJARPERINJTE ME TE Njohur}:Kim Basinger,Randy Crawford,Bob Dylan,Greta Garbo,Art Garfunkel,Audrey Hepburn,Paul Hogan,Liz Hurley,Dean Martin,Robert Mitchum, Mike Oldfield, Ryan O'Neal, Brad Pitt, Brooke Shields, Paul Simon,Dionne Warwick, Virginia Woolf. 
    {Numerat me Fat}: 1, 2, 4, 6, 13, 24, 42 e 46. 
    ----------------------------------------------------------------------------------------- 
    MAJMUNI 
    Te lindurit nen shenjen e Majmunit jane gjithmone ne levizje dhe gjithe 
    energji,eshte e pamundur per ta te rilaksohen duke mos bere asgje,edhe ne pushime duan te jene gjithmone te zene me dicka. Duke qene degjues shume te mire,shpesh jane te rrethuar nga miq, te cilet nuk ezitojne tju besojne sekretet e tyre te vogla e te medha. Shume te lirshem dhe te disponueshem per aventurat e lehta,ata mund te martohen vetem pasi te kene kaluar nje numer te konsiderueshem eksperiencash dhe vetem me nje partner,I cili mund te mbaje te njejtim ritem jete me ta.Difekti I tyre me I madh eshte mungesa e vetkontrollit 
    pasi kane pire me shume sec duhet. 
    {Partneri Ideal}:Miu ose Dragoi. 
    {MAJMUNE TE Njohur}: Jacqueline Bisset, Yul Brynner,David Copperfield,Joan Crawford,Timothy Dalton,Ian Fleming, Jerry Hall,Tom Hanks, Harry Houdini, Walter Matthau, Peter O'Toole, Anthony Perkins, Debbie Reynolds,Diana Ross, Tom Selleck, Omar Sharif, Rod Stewart, Elizabeth Taylor. 
    {Numerat me Fat}:3, 4, 5, 7, 16, 23, 34, 45 e 54. 
    ----------------------------------------------------------------------------------------- 
    QENI 
    Te ndershem,te lindurit nen shenjen e Qenit, kane nje sens te thelle te korrektesise,ne pune dhe jeten e perditeshme. 
    Ne qofte se mendojne qe kane te drejte luftojne deri ne ekstrem per te treguar qe kishin te drejte,duke perdorur edhe faktin qe jane shume te zote ne te folur.Jane jashtezakonisht te kujdesshem dhe trasmetojne besim tek brezat e rinj,dine te mbledhin konfidencat e miqve duke ju dhene atyre keshilla shume te vlefshme.Difekti I tyre me I madh mund te jete largpamesia e tyre e madhe, e cila mund te jete edhe e tepruar dhe mungesa e nje raporti perfekt me partnerin. 
    {Partneri Ideal}: Tigri ose Kali. 
    {QENTE ME TE Njohur}: Brigitte Bardot, David Bowie, Kate Bush,NaomiCampbell, 
    Cher,Jamie Lee Curtis, Zsa Zsa Gabor, Ava Gardner,Michael Jackson, Sophie Loren,Shirley MacLaine, Madonna, Liza Minnelli,David Niven, Sydney Pollack,Elvis Presley, Prince, Sade, Claudia Schiffer, Slyvester Stallone, Sharon 
    Stone. 
    {Numerat me Fat}: 1, 4, 5, 9, 10, 14, 19, 28, 30, 41, 45 e 54. 
    ----------------------------------------------------------------------------------------- 
    DERRI I EGER 
    Te lindurit ne shenjen e Derrit te Eger, jane shpesh pak te ashper me brezin e ri,por kur arrin te fitosh besimin dhe favorizimin e tyre,dine te jene jashtezakonisht xhentile dhe zemermedhenj.Sensi i familjes dhe i miqesise per ta ka vlera jashtezakonisht te rendesishem.Zotesia e tyre e perqendrimit ju 
    favorizon studimin e lendeve komplekse,si per shembull fizika.Ju pelqen shume ushqimi,adhurojne darkat ne shoqeri te miqve te zemres.Difekti kryesor I tyre eshte mungesa e nje raporti te mire me brezat e ardhshem. 
    {Partneri Ideal}: Dhia ose Lepuri. 
    {DERAT E EGER TE Njohur}: Bryan Adams, Woody Allen, Julie Andrews,Fred Astaire,Humphrey Bogart, Glenn Close, Richard Dreyfuss, Farrah Fawcett,Ernest Hemingway,Alfred Hitchcock, Elton John, Jerry Lee Lewis,Ginger Rogers, Arnold Schwarzenegger, Steven Spielberg,Emma Thompson. 
    {Numerat me Fat}: 1, 3, 4, 5, 8, 16, 18, 34, 41 e 48.

      Similar topics

      -

      Ora është Thu Nov 21, 2024 7:49 pm