Anëtarja e grupit “Black Eyed Peas”, Fergie, ka studiuar
kinemanë italiane dhe aktoret kryesore për të perfeksionuar
performancën e saj në rolin e prostitutës në mjuziklin "Nine".Këngëtarja
ka njoftuar se ajo është paraqitur në audicion në Londër, e përgatitur
mirë për ta bindur regjisorin Rob Marshall që ta zgjedhë atë në rolin e
Saraghinas.
“Kam shikuar të gjithë filmat e Fellinit dhe kam studiuar aktoret
italiane: mënyrën si ato ecnin dhe si flisnin me duart e tyre. Kur me
duhej të ulem, nuk i kryqëzoja këmbët, sepse ashtu nuk do të ulej
Saraghina, ajo nuk ishte një zonjë... U mundova të bëhem italiane, u
mundova të bëhem Saraghina”, ka thënë Fergie për WENN