Lindsay Lohan i është bashkuar familjes së saj në New York, për
të shfaqur aftësitë e saj të gatimit së bashku me nënën e saj Dina dhe
motrën më të re Ali për festën e Falënderimeve.“Lindsay
përgatiti patate me hudhër. Ata ishin të mrekullueshme. Ali po ashtu ka
ndihmuar ndërsa unë e përgatita pulëdetin dhe u sigurova që asgjë të
mos digjet”, ka thënë Dina.
“Pastaj, kur përfundoi, ne u mblodhëm rreth tavolinës dhe thamë
falënderimet. Është vetëm një traditë të cilën e kemi në shtëpinë
tonë”, ka shtuar ajo