Këngëtarja joshëse, Çiljeta Xhilaga, ka mohuar spekulimet e kohëve të fundit se nuk është më në lidhje me të dashurin e saj Romeo.Ajo ka thënë se vazhdon ta ketë të njëjtën lidhje që prej pesë vitesh, duke hedhur në ujë thashethemet se lidhja e saj ka marrë fund.
Për më shumë, 25-vjeçarja ka njoftuar se është në përgatitje të dy këngëve në bashkëpunim me kompozitorin Flori Mumajesi.
Ndërsa natën e Vitit të Ri, Çili do ta kalojë me familjen, dhe thotë se në kohën kur jetojmë për të arritur diçka nevojitet punë, investim dhe sakrificë.