Ndoshta pak kush ose askush prej futbollistëve e kanë "ëndërruar" ose kërkojnë një mundësi për të luajtur kundër një ekipi të madh në karrierën e tyre futbollistike. Fati e ka sjellë që futbollistët e ekipit të Gramozit ta kenë privilegj. Por, jo vetëm kaq, pasi siç dihet, edhe futbollistë të tjerë do të afrohen pranë Gramozit për të marë pjesë në këtë ndeshje luksi. Është mësuar se në adresë të presidencës së Gramozit, kanë qenë shumë kërkesa për t’u dhënë këtë mundësi. Është vet presidenti Mustafa Taçi që shprehet: “Dua të falënderoj të gjithë ata futbollistë që ditët e fundit kanë bërë kërkesë për të pasur mundësinë që të aktivizohen në radhët e Gramozit kundër ekipit të Realit. Me sinqeritet më vjen shumë mirë që ka një interesim të tillë. Ne prandaj e morëm edhe këtë nismë të madhe për një mundësi që do t’u japim futbollistëve tanë, jo vetëm të Gramozit, por edhe të tjerëve. Nuk mund të them në këtë moment se kush do të përfshihet në ekip. Jemi duke studiuar çdo kërkesë dhe mbi të gjitha edhe në rafshin teknik. Pra do të jenë drejtuesit e pankinës së ekipit që do të japin edhe vendimin përfundimtar". Dihet tashmë që më 20 janar, në "Qemal Stafa do të zbresë Reali me yjet e vet në një ndeshje që do të thotë shumë për futbollin shqiptar. Taçi vazhdon më tej duke deklaruar: “Dera do të jetë e hapur edhe për ata futbollistë të Kombëtares që kanë shfaqur dëshirë, ose për ata që janë edhe kandidatë dhe duan të tregojnë vlerat e tyre”. Pra, duket se edhe futbollistët më cilësorë të Kombëtares sonë duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi që Gramozi me Taçin u japin futbollistëve tanë për aktivizim kundër “galaktikëve”.
2 posters
Presidenti i Gramozit: Të gjithë lojtarët duan… Realin
ersiljano- Administrator
- Gjinia :
Numri i postimeve : 443
Piket : 669
Vendodhja : Ne mendjen Tuaj!!
Reputacion : 25
Data e hyrjes : 16/08/2009
Mosha : 31
Hobi:: : Hacking,Music.
Ndoshta pak kush ose askush prej futbollistëve e kanë "ëndërruar" ose kërkojnë një mundësi për të luajtur kundër një ekipi të madh në karrierën e tyre futbollistike. Fati e ka sjellë që futbollistët e ekipit të Gramozit ta kenë privilegj. Por, jo vetëm kaq, pasi siç dihet, edhe futbollistë të tjerë do të afrohen pranë Gramozit për të marë pjesë në këtë ndeshje luksi. Është mësuar se në adresë të presidencës së Gramozit, kanë qenë shumë kërkesa për t’u dhënë këtë mundësi. Është vet presidenti Mustafa Taçi që shprehet: “Dua të falënderoj të gjithë ata futbollistë që ditët e fundit kanë bërë kërkesë për të pasur mundësinë që të aktivizohen në radhët e Gramozit kundër ekipit të Realit. Me sinqeritet më vjen shumë mirë që ka një interesim të tillë. Ne prandaj e morëm edhe këtë nismë të madhe për një mundësi që do t’u japim futbollistëve tanë, jo vetëm të Gramozit, por edhe të tjerëve. Nuk mund të them në këtë moment se kush do të përfshihet në ekip. Jemi duke studiuar çdo kërkesë dhe mbi të gjitha edhe në rafshin teknik. Pra do të jenë drejtuesit e pankinës së ekipit që do të japin edhe vendimin përfundimtar". Dihet tashmë që më 20 janar, në "Qemal Stafa do të zbresë Reali me yjet e vet në një ndeshje që do të thotë shumë për futbollin shqiptar. Taçi vazhdon më tej duke deklaruar: “Dera do të jetë e hapur edhe për ata futbollistë të Kombëtares që kanë shfaqur dëshirë, ose për ata që janë edhe kandidatë dhe duan të tregojnë vlerat e tyre”. Pra, duket se edhe futbollistët më cilësorë të Kombëtares sonë duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi që Gramozi me Taçin u japin futbollistëve tanë për aktivizim kundër “galaktikëve”.
MiSTeRi_ViP- S.Moderator
- Gjinia :
Numri i postimeve : 274
Piket : 304
Vendodhja : Usa
Reputacion : 1
Data e hyrjes : 11/12/2009
Mosha : 34
Hobi:: : Shoqeri Lek Femra Muhabet!
Obobo me qa bohet kendej o shoku.....Me argjuar 2 milon euro per 90 minuta loj esht turp per shtetin shqiptar,???????