Migrena i mbron grate nga kanceri i gjirit
Zbulohen efektet pozitive të migrenës në organizëm. Pas shumë kërkimesh, shkencëtarët amerikanë kanë konstatuar se migrena i mbron gratë nga kanceri i gjirit. Për rrjedhojë, gratë që vuajnë rregullisht nga migrena janë më pak të rrezikuara të sëmuren nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët amerikanë e shpjegojnë këtë me rëndësinë që ka niveli i hormoneve në të dyja rastet. Studimi i 3412 grave tregoi se femrat që kanë vuajtur nga dhimbjet e kokës janë më të mbrojtura nga kanceri. Sipas studiuesve, të vjellat dhe shqetësimet e tjera që shkaktohen nga dhimbjet e kokës sjellin luhatje të nivelit të hormoneve.
Migrena
Migrena është forma më e përhapur e dhimbjes së kokës. Ajo është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me marrje mendsh, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Fillon me simptomë prodromale, gjysmë deri një orë para dhimbjes së kokës, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhimbja e fortë e kokës në të shumtën e rasteve vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomat. Shpesh shoqërohet dhimbje koke me marrje mendsh, vjellje, fotofobi dhe fonofobi. Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes së migrenës deri më sot ende nuk janë bërë plotësisht të njohura, edhe pse në botë numri i njerëzve, që vuajnë prej saj, është shumë i madh. Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës, e cila mund të zgjasë nga disa minuta deri për ditë me radhë. Me migrenë nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës, shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje. Shenjat e para janë shqetësime vizive: fleshe dritash në ajër, shfaqen sidomos tek adoleshentët ose moshat e reja, të cilët janë pjesëtarë familjesh ku është prezente kjo sëmundje edhe tek anëtarët e tjerë, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit të gjakut celebral, shkaktuar nga shqetësime arterioale.
Format
Ekzistojnë dy lloje kryesore të migrenës: migrena me aurë dhe migrena pa aurë. Aura zgjatë deri më 60 minuta. Ajo paraqitet me halucinacione optike. Tek gratë migrena shpesh është në formë më të zgjatur dhe më intensive. Por nuk përjashtohen mundësitë e shfaqjes së saj edhe te fëmijët, 5 për qind e tyre vuajnë nga kjo sëmundje. Jo gjithmonë ndihma e mjekut mund të çojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje tepër shqetësuese për njerëzimin. Shpesh vetëshërbimi mund të jetë shumë më frytdhënës se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.
Migrena klasike
Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë. Është me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella. Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.
Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale. Më e shpeshtë tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.
Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën. Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90 për qind). Kriza fillon rreth 2-4 orë, pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestion nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella. Kriza vazhdon 20-60 min pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë. Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.
Prevalenca e shfaqjes së sëmundjes
Nga migrena vuajnë 18 për qind e grave dhe 6 për qind e meshkujve. Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45 vjeçare. Deri në pubertet vuajnë meshkujt dhe femrat në përmasa 1 me 1 pastaj në moshën e rritur femrat vuajnë 3 herë më shumë se meshkujt. Diagnoza e migrenës bëhet nga pyetja e saktë e pacientëve si dhe nga studimi i historisë së sëmundjeve të pacientëve. Metoda speciale laboratorike për diagnozën e migrenës nuk ekzistojnë. Pra migrena është sëmundje e cila me mjete të mjekësisë nuk mund të verifikohet pa probleme. Mirëpo me ndihmën e Elektroencephalografisë (EEG), Computertomografisë (CT), Ultrazërit, mund të përjashtohen dhimbjet e shkaktuara nga tumoret, gjakderdhja në tru, etj. Edhe pse patogjeneza nuk është plotësisht e sqaruar, në vitet e fundit është grumbulluar evidencë, sipas së cilës kjo sëmundje është të paktën pjesërisht një kanalopati (ang. channelopathy). Kanalopatitë janë sëmundje kryesisht gjenetike, që kanë si shkak një ç’rregullsi të përçimit të joneve në kanalet jonike të membranave celulare. Shtysa kryesore e kësaj hipoteze ishte zbulimi që Migrena Familiare Hemiplegjike (ang. Familial Hemiplegic Migraine, FHM), megjithëse një formë e rrallë migrene, është një sëmundje trashëguese e tipit autozomal dominant me mutacione të gjeneve në kromozomin e 19, që bëjnë kodimin e kanaleve të kalciumit (Ca2+) të veçanta për neuronet. Kjo shpjegon edhe faktin që bllokuesit jospecifik të kalciumit kanë rol preventiv në këtë patologji.