Ndikimi negativ i ushqimit yndyror
Hulumtimi i zhvilluar në kafshë të ndryshme ka nxjerrë si rezultat se ushqimi me përbërje të lartë të yndyrave, për pasojë mund të ketë edhe memorien e dobët dhe prirje më të pakët ndaj aktiviteteve fizike. Shkencëtarët britanik nga University of Cambridge kanë potencuar se një ndikim i tillë i sasive të mëdha të yndyrave në ushqim është vërejtur madje pas 10 ditëve. Tashmë janë mirë të njohura pasojat afatgjate të këtij ushqimi, sikur obeziteti, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës, por ky studim është i pari që tregon edhe disa efekte afatshkurta negative. Minjtë e hulumtuar të cilët kanë marrë 55 % të kalorive nga yndyrat, që pas 4 ditëve kanë pasur aftësi më të ulët të shfrytëzimit të oksigjenit, të nevojshëm për lëvizjen e muskujve, që për pasojë ka pasur edhe mundime më të mëdha të zemrës. Pas nëntë ditësh ushqimi i tillë ka çuar edhe në zgjatjen e kohës së nevojshme për kalim nëpër labirint, në krahasim me minjtë që kanë konsumuar vetëm 7,5% të kalorive nga yndyrat.
Pse mjekët rekomandojnë ushqim pa shumë yndyrna dhe efektet në organizëm
Ushqimi nordik, shembulli për shëndet të mirë
Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë më i shëndetshëm se sa specialiteti i vendeve mediterane si (Italia, Spanja, Greqia). E pasur me proteina, acidet yndyrore omega-3 dhe antioksidues, dieta skandinave është e bazuar në mishin e peshkut, mishin e kuq pa yndyrë, perime me rrënjë, pemët me kokrra dhe bukës së thekur. Ngjashmëria e këtyre dy dietave është në atë se që të dyja përfshijnë konsumim të shtuar të peshkut, me atë në vendet nordike, përdoret më shumë mishi i troftës, salmonit, harengës dhe merlucit. Por, për dallim nga banorët e mediteranit, ku klima me diell mundëson kultivimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit të ullirit, skandinavët ushqimet e tyre i përgatisin me vaj rrepe. Ky vaj është treguar si burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E dhe përmban përqindje më të lartë të thartirës omega-3, se sa vaji i ullirit. Dy këto forma udhëheqëse të ushqyerit, prapë më së shumti varen nga lloji i mishit që përdorin. Derisa dieta mediterane kryesisht përfshin mishin e bardhë, si ai i pulës dhe i bibës, në dietën skandinave dominon mishi i kuq, pa yndyrë, i kafshëve të egra, siç është kaprolli. Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lope, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme, shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Ushqimi i yndyrshëm dhe kanceri i prostatës
Ushqimi i pasur me yndyra mund ta ndihmojë progredimin e karcinomës së prostatës, pohojnë hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit. Një studim, i cili i ka përcjellë disa meshkuj pas operacionit të prostatës në të cilën ka qenë e zhvilluar karcinoma, ka zbuluar se meshkujt të cilët konsumojnë sasi të madhe të yndyrave me anë të ushqimit, janë dy herë më shumë të rrezikuar për progredimin e sëmundjes pas ndërhyrjes kirurgjike. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të mos konsumohen ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave.
Shëndeti nga perimet
Lakra, lakra jeshile dhe perimet e tjera, të cilat kultivohen në kushte klimatike të ftohta, përmbajnë antioksidues që janë të favorshëm për shëndetin.
Patatet dhe boronicat e kuqe
Në vendet skandinave mishi dhe peshku më së shpeshti shërbehen me patate të ziera me marmelatë nga boronicat e kuqe të prodhimit shtëpiak.
Ushqime që gjenden lehtë
Ushqimi nordik është i bazuar në përbërësit natyrorë që kultivohen lehtë, edhe në kushte të klimës së ftohtë. Ushqimet nordike të ngopin për shkak të pranisë së drithërave. Në të ushqyer ju ngopeni më shpejt, çka ul rrezikun nga shtimi në peshë, thonë ekspertët e ushqimit.
Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lopë, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme-shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enët e gjakut.