RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Join the forum, it's quick and easy

RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

RINIA SHQIPTARE FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 3:43 pm

    https://www.facebook.com/pages/POEZI-per-ATDHE/286409583594?ref=ts

    I humbur e i mërzitur
    rrugëve tuaja europë
    veç trupin e kam këtu
    e mendjen në Shqipri

    As emrin tim nuk e di
    ma ndrruan me një tjetër
    sot më quajnë mërgimtar
    as i gjallë e as i vdekur.

    Malli i mërgimtarit
    nuk njeh dot kufij
    këtu jam në varr
    gjat jo nuk dot' rri

    Do të kthehem n'ATDHE
    atje ku m'shpiejnë lotët
    ëndërrat për të dashurit
    familjen time dhe shokët
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:28 pm

    Biri im, kjo eshte nje leter,
    nga nena jote, nje plake e gjore.
    Mbas kohes qe na largoi, si askend tjeter,
    me ne fund lapsin mora ne dore!

    2.
    Sa here loti rrugen ma preu,
    mjegull e syve shikimin vodhi.
    Diell i zjarrte acarin theu,
    zemer e nenes tutje s'te hodhi!

    O biri im, shoh qe je rritur,
    je bere i madh, ne trup e mendjeŠ
    Vec mos harro, gjykim i ndritur,
    t'keqen flak nga shpirti, pa fjale, me endje!

    4.
    Si te gjithe nenat, ashtu dhe une,
    shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmjaŠ
    Kurre mos harro, te dua shume,
    e drejta e nenes eshte me e madhja!

    5.
    Te pakten kete leter, ti bir, lexoje,
    aty, vec dhembjes, ka plot urime.
    Me pas, ne do, grise, coptoje,
    sic ke coptuar dhe zemren time!

    6.
    Para 40 vitesh, kur nje doktoreshe,
    per shtatzenine me lajmeroi,
    mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,
    krah'i gezimit boten pushtoi!

    7.
    Te gjitha nenat e dine se e mira,
    merr tjeter vlere kur pret nje femije.
    Bashke me agimet me te bukura, me te dlira
    dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!
    8
    Ne trup te mbajta jo pak, nente muaj,
    flija e ngrihesha me veshtiresi.
    Si mund te mendoja qe do t'behesha e huaj,
    kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?

    9.
    Asgje s'ma zvogelonte dashurine per ty,
    dita-dites mezi prisja te te shihja.
    E ku kish me te lumtur se ne te dy,
    per te varrosur djallin rremihja, rremihja!Š

    10.
    Gezohesha tek ndjeja t'emblat levizje,
    per peshen tende, qe shtohej cdo dite.
    Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
    mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!

    11.
    Me ne fund erdh'casti kur ankthi larg humbi,
    mes dhembjesh qe as lapsi, as gjuha s'mund t'i shprehe.
    Mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,
    dhuraten qe ta jep Zoti askush s'mund ta bjerre!Š

    12.
    E qara jote u perzie me lotet e mi,
    te shihja e s'ngopesha nga gezimi, mrekulliaŠ
    Per vite te tera te mbajta ne gji,
    te lava, te shplava me duart e mia!

    Prehrin e bera shtrat per ty, o bir,
    qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.
    Ne netet e gjata t'i ndrisje si xhevahir,
    une vigjeloja e qete, e lumturuar!Š

    14.
    Lodhesha aq shume, qe ti te gezoje,
    miresite e mesimit prisja te shijoja.
    Prisja me padurim dic te me kerkoje
    e me gjithe shpirt, bir, te ta dhuroja!

    15.
    Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,
    mendeshe e gezuar, durimtare e mire.
    Per ty s'ndjeja lodhje, medyshje e hamendje,
    sherbetore e papertuar, pa sqime, pa smire!Š

    16.
    Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,
    kish ardhur koha per te te martuar.
    Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise,
    nje agim i ri te ishte afruar!

    17.
    Martesa s'vonoi, ky ligj i bekuar,
    por, oh, qe n'diten e dasmes zemra m'u thermua.
    Lote gezimi me dhembje rridhnin ngaterruar,
    nje re e cuditshme prane m'u afrua!Š

    Dhe sot, sa keq qe s'je me ai qe njoh,
    me braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
    Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,
    zerin s'ta degjoj e kridhem ne trishtim!Š

    19.
    O bir i dashur, s'te kerkoj shume, vec pak,
    kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.
    Tashme jam e lodhur, e dobesuar, plake,
    si e mohove ate qe te rriti!?

    20.
    Nese nje e huaj dic do te dhuronte,
    do t'i ishit mirenjohes, si ti dhe femija.
    Valle, si mundi djali kaq shpejt te harronte,
    miresite e nenes, nga zemerligesia!?

    21.
    Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,
    sa shume qe gezohet, aq shtang e hutuar.
    اfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,
    mos valle hakun tend s'e kam plotesuar?!Š

    22.
    O biri im i shtrenjte, dua te te shoh,
    ne mes besimtaresh e jo me qafiret.
    Me jep shperblimin e mos me moho,
    meshira e All-llahut eshte per te miret!
    23.
    A s'ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,
    per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?
    Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
    kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?Š

    24.
    Jo bir, jo, s'do ankohem e lutem kunder teje,
    s'do e shfaq zemerimin, do e bluaj ne vetvete.
    Asgje s'ka fuqi te te ndaje prej meje,
    packa se pikellimi po me tret nder vete!

    25.
    Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,
    s'do te kish pengese per lutjet e mia.
    All-llahu do t'i pergjigjej kesaj nene te shkrete,
    mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!

    26.
    Oh, jo, nuk do ta bej, se ti je im bir,
    ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.
    Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,
    packa se me ke lene mes detit plot gulcime!

    27.
    Kthe rruge, biri im, thinjat po te dalin,
    vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.
    Me lot te merzise ke per ta lutur dhe ti djalin,
    e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!

    Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,
    besimi i vertete di t'i mposhte pengesat.
    Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqerte,
    e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

    29.
    Kushdo qe ben mire, qofte sa nje therrmije,
    do ta shohe ate, pa me te voglin dyshim.
    Por dhe denimi shpejt do ta arrije,
    ate qe ben keq e s'ngutet ne pendim
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:29 pm

    Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
    Nje shikim i embel
    Nje buzeqeshje e ngrohte
    Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
    Nje yll qe shkelqen ne qiell
    Nje engjell i ardhur nga qielli
    Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
    Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert.
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:29 pm

    e kush tjeter mund te jete veq ti
    nene fjale me te embel ska bota
    nene e para fjale qe belbezon foshnja
    ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
    Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
    ZEMER E EMBEL ME DASHURI
    qe mbjell veq paqe e dashuri
    je ti o nena ime je ti
    Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
    Aroma e lekures tende eshte magji
    e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
    ndonese me thinja ne koke
    ti gjithmone ndihesh femije
    ZEMER E EMBEL ME DASHURI
    e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
    nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
    parajse e shpirtit per qdo femije
    ti per ne thurr endrra
    tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
    Parajse e jetes je ti
    nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
    e ndjen veq ti
    ndjenja kurre ste genjejne
    para se te ndodh ekeqe e mire
    zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
    ZEMER E EMBEL ME DASHURI
    E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI...
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:30 pm

    Gerxhe ngado ku shkel Ku je, o Atdheu im? Vetem gerxhin tend dua te ndjej Mes gerxhesh ketu ne mergim! Ne token qe duket e njejte Rremoj e rremoj si i mar' Te ndjej eren e dheut te shenjte Eren e gerxhit shqiptar! Vazhdoj e vazhdoj kerkimin Une mergimtari eksplorator Atdheun e gjej tek shpirti Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj!
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:31 pm

    Dua edhe une nje Nene.

    Nene, sa vend ke tek une nene
    Por sa shume ke te Krijuesi im
    Perse me braktise o nene ?
    Perse me le ne harrim?

    Sa do te doja o nene
    Qy ty te lagte loti im
    Kete ma thote malli nene
    Ma kish thene dhe Zoti im.

    Ma kishte thene Zoti im
    Vendin tend o nene tek une
    Ma kish bere rrepte obligim
    Te te doja shume, shume…

    Me ty do te isha shume i lumtur
    E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
    Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur
    Por do te te doja perjete, perjete …

    Nuk jam i vetem o nene
    Flas e qaj ne namazin tim
    Te kerkoj, lutem per ty
    Megjithese me le ne harrim.

    Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
    Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
    ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
    Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

    Nene sme vure ti as emrin
    Djepin kurre nuk ma tunde
    Nene sta ndegjova kurre zerin
    Si munde te ikesh si munde?

    Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
    Ne zemren e brengte vlon shume mall
    Acarin dielli spo e thyen dot
    Ajsbergu i akullt behet me i madh

    Nene te paktem me thuaj ku je
    Te te shoh fytyren mekatare dua
    Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
    Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

    Sa here u ndjeva i vetem o nene
    Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
    Sa me ka munguar dora jote nene
    Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

    Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
    Kur debora binte dhe era nuk pushonte
    Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
    Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

    Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
    Sa here u semura sa here per ty qava
    Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
    Sa here me lotin tim jastekun e lava.

    Sa here zemra ime ka pikuar gjak
    Sa here goja ime vertiti renkime
    E ti kurre o nene su bere merak
    Se femia yt mbytej ne gulcime.

    Sa here loti i vetmise rrugen time preu
    Sa endrra vdiqen sa pasione vane
    Sa here mungese e nenes zemen time theu
    Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

    Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
    Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
    Shume nota te mira gjate vitit ka marre
    Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje.

    Ku je pra o nene dua te te shoh
    Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
    Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
    Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

    Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
    U bene shume kohe qe te flas me poezi
    Mendoj se me do veteveten genjej
    Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

    Te kerkoj ty nene derisa te rroj
    Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
    Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
    Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

    Ku je pra o nene se spo te gjej dot
    Te lutem me trego ku je fshehur ti?
    Dua te shikoj a ke ne sy lot,
    Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

    Dua te shikoj o nene zemren tende
    Ne eshte akoma e ashper, e semure
    Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
    Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

    Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
    Dhe si moshataret dhe une te gezoja
    Po te ishim bashke si nena me djale
    Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

    Kete nuk e them se jam i pasur
    Por nga mallengjimi o nene po e them
    Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
    Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

    Cdo te diel i vetm neper rruge dal
    Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
    Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
    Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

    Te dielen qe shkoi stoli u semur
    U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
    Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
    Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

    Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
    Ai u be streha ime e pare
    Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
    Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

    U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
    Me pas nga keqardhja vershova duke qare
    Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
    Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

    Porosite e Zotit ti nene si zbatove
    Te vetem me le te vuaj si i mjere
    Detyrat si nene ndaj meje i harrove
    Mendove se isha teresisht i pavlere.

    Gabove nene e dashur, shume u gabove
    Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
    Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
    Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

    Prandaj edhe une shume durova
    Perballova sproven theva cdo trishtim
    Te kerkova nene, kudo te kerkova
    E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

    Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
    Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
    Per vite te tera lart nje parulle mbajta
    Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

    Kerkova, kerkova ne male te larte
    Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
    Me kembe te zbathura me syte te lagte
    Por askund o nene, askund nuk te gjeta
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:31 pm

    Ti je e shenjte ne jete
    dhe kjo padyshim eshte e vertete
    ti je burim i jetes
    ti je drita e te vertetes
    fjala Nene kaq bukur tingellon
    me duart e tua kaq embel te ledhaton
    ti je me e shtrenjta ime
    ti gjithmone do kesh dashurine time
    fjalet e tua me plot dashuri
    gjithmone ma largojne cdo vetmi
    ditet e veshtira ne emigrim
    vetem zeri yt mi lehteson ne cdo drejtim
    per ty smjaftoje vetem disa fjale
    se veprat e tua jane te medha si male
    por me zemer te kushtoj nje poezi
    me dhimbe me mall me shume dashuri
    nga biri yt qe shume larg mergon
    te puth me shume mall te perqafon.
    Kushtuar Nenes time time te dashur
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:33 pm

    Kur të mendoni se kam vdekur
    Nga varri do të ngritem pa u tretur
    Kam mall njëherë me të pa
    Jam gjallë nuk jam vrarë.

    A e di ti nanëse kemi një amanet
    për të cilin është hak me vdek
    a e di ti nanë se tokat tona në robëri janë
    a ashtu nuk mundem me i lanë

    A të kujtohet nanë, kur unë isha fëmijë
    kur më thoshe se nuk jetohet pa liri
    po unë për atë liri nanë po luftoj
    e mos mendo që unë ty s'të kujtoj

    A e di nanë, se s'ka bër shkina shka
    mua që del për me më vra
    prandaj të premtoj edhe njëherë
    se do të vij te ti bashkë me të madhën
    PRANVERË
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:36 pm

    Ti më prit, mos u mërzit
    Sepse unë do të vij një ditë
    Do të vij, po të premtoj ,
    Fort në qafë do të t`shtrëngoj.

    2.
    Ti më prit, mos u dëshpëro
    Nuk kam për tu vonuar,jo
    Do vë krahë porsi një shpend
    Dhe drejt teje do të rend

    3.
    Ti më prit duro dhe pak
    se takimi s`do t`jetë larg
    do të shtegtoj natë e ditë
    se të dua me gjithë shpirt.

    4.
    Ti më prit, mos u dorëzo
    Brengës,dhimbjes thuaji jo
    Shumë duro, bëhu e fortë
    Se kështu e ka kjo botë

    5.
    Ti më prit,më prit dhe pak
    s`vij dot shpejt,ndodhem shumë larg
    unë po rendem ditë e natë
    por është rruga shumë e gjatë

    6.
    Ti më prit edhe ca muaj
    mos e lër zemrën të vuaj
    fshiji lotët që mban në sy
    kam dëshirë unë, të qaj për ty

    7.
    Ti më prit lart në ballkon
    të të shoh që në avion
    dhe kur lart ti hedhësh sytë
    të më gëzojë shikimi yt.

    8.
    Më prit NËNË dhe pak duro
    birin tënd mos e mallko
    sepse mjaft jam i mallkuar
    që kur ika larg mërguar.

    9.
    Nuk di Nene ç`të të them më shumë
    për ty lotët me shkojnë lumë
    dhe s`kam ndërmend të ndaloj
    derisa me sy të të shikoj

    10.
    Ti më prit e përmalluar
    e di, malli të ka copëtuar
    dhe unë i përmalluar jam
    se më t`shtrenjtë se ty nuk kam
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 4:36 pm

    Sapo dielli lind
    zogu nis shtegton
    fjalet e mia nenes
    me cicerima ai ja con

    Ne ballkon del nena
    e me lot ajo qan
    per te birin ne mergim
    ka mall ta kete prane

    shume here mendoja
    kur prane nenes rrija
    sado larg te jem
    ne zemren e saj te flija

    ah moj nene e embla nene
    ne zemren time je gjithmone prane
    je per mua me te vertete
    me e shtrenjta ne kete jete
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 7:49 pm

    PENDIMI
    Ikem dhe Ne refugjate
    si shume te tjere,
    braktisem Shqiperine
    shtepin', e pleqt' e mjere.

    Humbja e prinderve
    m'a shtoi merzine;
    thashe me vete:
    c'me lidh, me me Shqiperine!?

    S'shkela ne Atdhe
    dhjete vjet me rradhe,
    c'do dite qe shkonte
    shum' m'a shtonte malle.

    Nje jete ka njeriu,
    pse kaq dhimbje e lot'?!
    N'ate toke te huaj
    s'jetoja me dot'!

    Rrembeva krahet e shqipes,
    pushtova Gjithesine'
    ne thellesi te shpirtit,
    ndjeva SHQIPERINE !

    Me ndje Shqiperi,
    bejme dhe gabime,
    tek Ty po kthehem,
    e mbushur me pendime !
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 7:50 pm

    KUSH S'KA DASHURI PER VATANE
    S'DO AS NENEN E BABANE!
    ESHTE NE SHPIRT' VARFANJAK,
    N'DEJT E TIJ NUK KA GJAK!
    Endrit Outlaw
    Endrit Outlaw
    Administrator
    Administrator


    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 107

    Piket : 166

    Vendodhja : Verona

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 09/03/2010

    Mosha : 34

    Hobi:: : Politika......haahha

    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Endrit Outlaw Sun Mar 28, 2010 7:50 pm

    NJE ZOT, KRIJOI NJERINE.
    NJE DIELL NGROH GJITHESINE.
    GJAK, TE KUQ KEMI NDER DEJE,
    TE BARDH' TE ZINJ' E TE C'DO FEJE!

    Sponsored content


    help Re: Poezi per ATDHE (edhe ne facebook)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Mon Apr 29, 2024 2:04 am