Një pjesë e legjendës që rrethon filmin gjigant dhe epik "Laurence i Arabisë" dhe aktorin O'Toole, i cili në mënyrë të magjishme zotëron çdo skenë, është se ky rol i është ofruar më përpara Marlon Brando dhe Albert Finney. Por duhet falënderuar regjisori David Lean, i cili dalloi O'Toole, që në këtë film ka rolin e një anglezi budalla, rol i cili është vlerësuar nga kritikët si performanca më e mirë e të gjitha kohërave. Lista e roleve dhe aktorëve që kanë sjellë në jetë këto personazhe është e gjatë, pa dyshim aty gjenden ata që kanë bërë historinë e Hollivudit dhe ata që vazhdojnë ta përçojnë këtë histori. Në vendin e dytë të klasifikimit të performancave më të mira të të gjitha kohërave qëndron Marlon Brando, me rolin e Terry Malloy tek "Në Skelë". Regjisori i filmit, Elia Kazan e ka përshkruar personazhin Malloy si një "fëmijë i heshtur, i pafajshëm që ka bërë gjëra të tmerrshme dhe kërkon një mënyrë për të shlyer këtë gjë". Më pas vjen Meryl Streep në rolin e Sofisë, një e mbijetuar e Holokausit, e cila pavarësisht se ka arritur të prekë Amerikën nuk mund ta fillojë jetën nga e para apo t'i shpëtojë të së kaluarës. Pas saj vjen Al Pacino në rolin e Sonny Wortzik në "Pasdite qeni". Në këtë rol ai është një grabitës bankash i paaftë që vjedh para për të paguar operacionin për ndryshimin e seksit të të dashurit të tij. Al Pacino do të shfaqet jo vetëm një herë në klasifikimin e performancave më të mira të të gjitha kohërave. Në vend të pestë qëndron Bette Davis me filmin "Gjithçka për Evën" film ky i 1950. Më pas është James Cagney në rolin e George M. Cohan, personazh i cili edhe sot na bën të besojmë në një Amerikë të mbushur plot me mundësi. Klasifikimit nuk mund t'i mungonte Dustin Hoffman, kauboji i mesnatës në një ode për miqësinë mashkullore përballë venitjes së ëndrrave. Pas Hoffman vjen James Stewart në rolin e George Baily në filmin "Është jetë e bukur". Ky është roli i parë i Stewart, pas pjesëmarrjes së tij në Luftën e Dytë Botërore. Frankeshtajni i Ri i ka dhënë gjithashtu mundësinë Gene Wilder të performojë në një shkallë të tillë sa të mbetet në histori. Ndërsa Robert De Niro mban vendin e dhjetë në klasifikim me personazhin e tij Jake La Motta në filmin "Demi i tërbuar". Pas tij vijnë me radhë Daniel Day- Lewis, Jack Nicholson, Katherinë Hepburn, Robert Duvall, Tom Hanks, Cary Grant, Denzel Washington, Emily Watson, Paul Newman, Al Pacino sërish, Giulietta Masina, Russell Crowe, Humprehy Bogart dhe Greta Garbo.
Rolet
1. Peter O'Toole, në "Laurenci i Arabisë" (1962)
2. Marlon Brando, "Në skelë" (1954)
3. Meryl Streep, në "Zgjedhja e Sofisë" (1982)
4. Al Pacino, në "Pasdite qeni" (1975)
5. Bette Davis, në "Gjithçka për Evën" (1950)
6. James Cagney, në "Yankee Doodle Dandy" (1942)
7. Dustin Hoffman, në "Kauboji i Mesnatës" (1969)
8. James Stewart, në "Është jetë e bukur" (1946)
9. Gene Wilder, në "Frankeshtajni i ri" (1974)
10. Robert De Niro, në "Demi i tërbuar" (1980)
11. Daniel Day-Lewis, në "Këmba ime e majtë" (1989)
12. Jack Nicholson, në "Detaji i fundit" (1973)
13. Katharine Hepburn, në "Luani në dimër" (1968)
14. Robert Duvall, në "Falje të ëmbla" (1983)
15. Tom Hanks, në "Big" (1988)
16. Cary Grant, në "Famëkeqi" (1946)
17. Denzel Washington, në "Malcolm X" (1992)
18. Emily Watson, në "Kundër Valëve" (1996)
19. Paul Newman, "Vendimi" (1982)
20. Al Pacino, në "Kumbari II" (1974)
21. Giulietta Masina, në "Netët e Kabirias" (1957)
22. Johnny Depp, në "Edward Duargërshëra" (1990)
23. Russell Crowe, në "The Insider" (1999)
24. Humphrey Bogart, në "Thesari i Sierra Madre" (1948)
25. Greta Garbo, në "Ninotchka" (1939)
Ndryshimi i standardeve në Hollivud
Aktorë si Robert De Niro, Jack Nicholson, Al Pacino etj, së bashku me regjisorë si Scorsese dhe Francis Ford Coppola dominuan Hollivudin në vitet '70 me filma të konsideruar brilantë, të cilët gjenden thuajse në të gjitha listat e filmave më të mirë. Ato janë përfaqësues të krijimeve artistike të periudhës, të cilët bënë art në vend të komercit, teksa Hollivudi rimerrte veten nga kriza financiare e viteve '60. Ndërkohë që aktorët vlerësoheshin krejtësisht në sajë të performancave të tyre, tashmë ekzistojnë klasifikime nga më të ndryshmit dhe një prej tyre është ai i aktorëve më të paguar. Aktorët më të famshëm janë dhe ato më të paguar.
Aktorët më të paguar të momentit në Hollivud
1. Mat Damon
Është në krye të listës së aktorëve më të kërkuar dhe filmi i tij i fundit "Bourne Identity" ka pasur fitime mjaft të mëdha. Duke i shtuar këtij edhe suksesin e filmit "Ocean's 13" Matt Damon u jep producentëve 34 dollarë fitim për çdo dollarë që ai paguhet.
2. Brad Pitt
Edhe pse ka kapur të dyzetat, ylli i Hollivudit, i cili rrallë herë nuk gjendet në kopertinat e revistave, ai vazhdon akoma të ketë fitime kolosale. Për çdo dollarë që paguhet ai fiton 28 të tjera nga shitja e filmave.
3. Vince Vaughn
Kohët e fundit ky aktor është shfaqur në hite kinematografike (për sa u përket fitimeve) si "Wedding Crashers" dhe "The Break up". Kjo e bën atë një prej talenteve më të mëdha të komedisë duke e renditur të tretin ndër aktorët më të kërkuar.
4. Johnny Depp
Pas suksesit që pati me triologjinë "Piratët e Karaibeve", Johnny Depp sigurisht që i ka shtuar shifrat e zerove në llogarinë bankare. Në filmat që ai merr pjesë kthen 20 dollarë për çdo dollar që paguhet.
5. Jennifer Aniston
Jennifer Aniston është femra e parë që zë vend në këtë listë, pas dy meshkujve të jetës së saj, ish-bashkëshortit Brad Pitt, dhe ish-të dashurit Vince Vaughn. Ylli i "Friends" është kthyer tashmë në një bast të sigurt për çdo produksion të Hollivudit.
6. Angelina Jolie
Një vend më poshtë ish-bashkëshortes së Brad Pitt, gjendet partnerja e tij aktuale, Angelina Jolie. Një prej aktoreve më të angazhuara kohët e fundit, ajo vrapon sa në xhirimet e një filmi tek një tjetër.
7. Renee Zellweger
U bë e njohur fillimisht në filmin "Jerry Maguire" me Tom Cruise. Më pas fytyra e saj që ngjan sikur sapo ka ngrënë një limon të thartë i dha mjaft fat duke e kthyer në një prej aktoreve më të paguara të Hollivudit.
8. Reese Witherspoon
Aktorja 32-vjeçare me fytyrë fëmije ia ka dalë mbanë të jetë një prej femrave më të paguara të industrisë kinematografike për shkak të seriozitetit të saj në punë. Një prej filmave që i shërbeu si kulmi i suksesit ishte filmi "Walk the line".
9. Ben Stiller
Edhe pse në vendin e 9-të, një prej heronjve të komedisë hollivudiane, Ben Stiller, mbetet padyshim një bast i sigurt fitimi. Suksesi i filmit të tij të fundit "Night at the museum" e vërteton më së miri këtë.
10. Sandra Bullock
Ajo mbase nuk shquhet si një prej femrave më të bukura të Hollivudit, por si një ndër më të zonjat po. E aftë për të luajtur në një sërë gjinish ajo sigurisht që është dhe një prej atyre aktoreve që fitojnë më shumë.