Prej roleve të vogla deri të ndoshta rolet e tyre jetësore – janë 10 yje që kanë shënuar vitin 2007 në fushën e kinematografisë. Ja dhe pse....
Jessica Alba
Alba gjatë këtij viti ka mundur të jetë çdo gjë pos “Gruas së padukshme”(Invisible Woman). Ajo është paraqitur në një mori filmash si Fantastic Four, pastaj në komedinë, Good Luck Chuck, dhe trilerin, Awake.
Megan Fox
Derisa i kanë shikuar veturat duke u shndërruar në robotë – shumë adhurues të filmit kanë thënë se efekti më “special” i filmit Transformers, ishte vetë 21-vjeçarja, Megan Fox.
Emma Watson
Emma i kishte brengosur bukur shumë adhuruesit e saj, kur ishte hamendur për të marrë pjesë në dy filmat e fundit për magjistarin, Harry Potter. Fatmirësisht, ajo ka vendosur që t’i mbetej besnik kësaj serie të suksesshme të filmave.
Jessica Biel
Gjatë vitit 2007, bukuroshja Jessica Biel zgjeroi bagazhin e saj kinematografik edhe me dramën për luftën në Irak, Home of the Brave, mirëpo suksesi i saj më i madh ishte roli nën petkun e maces, I Now Pronounce You Chuck & Larry
Aishwarya Rai
Çfarë të thuhet për një femër, të cilën ende e përcjellë titulli – Femra më e bukur në botë? Pas sukseseve në Bollywood, ajo ka depërtuar edhe në Hollywood, në filmin e saj të parë amerikan, The Last Legion.
Angelina Jolie
Jolie ka qenë në ballinat e revistave dhe protagoniste kryesore e lajmeve, jo për shkak të aktrimit – por më shumë për shkak të angazhimit të saj familjar. Megjithatë, nuk duhet harruar se ajo ka marrë shpërblimin Golden Globe, për rolin e saj në filmin, A Mighty Heart, ndërsa është lavdëruar për paraqitjen në filmin tjetër, Beowulf.
Shia LaBeouf
Ish-ylli fëmijë i kinematografisë, Shia LaBeouf, ka dëshmuar se e ka vendin në mesin e yjeve të rritur të Hollywoodit. Aktrimi i saj në trilerin, Disturbia, dhe më pas edhe në Transformers, nuk ka mbetur pa u vërejtur nga kritika e kinematografisë.
Scarlett Johansson
Kjo aktore ka hyrë në vitin 2007, si femra më e bukur në planet, e shpallur nga revista, Esquire. Scarlett me sukses është paraqitur edhe në adaptimin filmik të romanit, The Nanny Diaries.
Lena Headey
Bukuroshja britanike, Lena Headey, shumë shpejt ka pushtuar zemrat e amerikanëve. Ajo është dëshmuar me rolin e saj në filmin epik, 300.
Daniel Radcliffe
Në mesin e dhjetëshes së artë të kinematografisë – ku shumica janë femra – ka depërtuar edhe djaloshi i magjishëm, që portretizon magjistarin e vogël, Harry Potter, aktori Daniel Radcliffe. Ai është dëshmuar në filmin, The Order of the Phoenix, mirëpo vëmendjen e posaçme e ka fituar me paraqitjen e tij nudo, në shfaqjen, "Equus".