nga ersiljano Sun Sep 27, 2009 11:58 pm
I dashuri biri im,
Po ti shkruaj keto pak rreshta sepse dua ta dish qe po te shkruaj...
NQS e merr kete leter do te thote qe te ka ardhur, NQS nuk e merr me thuaj qe te ta dergoj perseri...
Po e shkruaj kete leter ngadale sepse e di qe ti nuk lexon dot shpejt!
Para pak kohesh babai yt lexoi ne gazete se shumica e aksidenteve ndodhin ne nje rreze prej nje km larg shtepise keshtu qe vendosem te levizim ne nje shtepi tjeter!
Shtepia e re eshte e mrekullueshme, ka edhe nje lavatrice po nuk e di nqs funskionon. Dje futa rrobat per tu lare por sapo hodha ujin u zhduk sebashku me rrobat!
Koha nuk eshte edhe aq keq ketu. Javen qe shkoi ra dy here shi, I pari zgjati 3 dite dhe i dyte 4 dite!
Persa i perket xhaketes qe kerkove, ta nisa me poste. Xhaxhai yt me tha se po tja hiqja pullat do te kushtonte me pak posta, dhe keshtu bera. NQS do ti vendosesh perseri, i ke tek xhepat e xhaketes!
Vellai yt beri nje budallek me makinen, zbriti nga makina dhe mbylli dyert duke harruar celesat brenda.
Ju desh te thyente deren e shtepise (celesat e shpise i kishte me ato te makines) per te marre celesat rezerve. Keshtu edhe une me babane tend arritem te dalim nga makina!
Po e pe Margariten andej pershendete nga ana ime, por nqs nuk e shikon mos i thuaj gje.
Nena jote qe te do shume!
P.S Doja te te dergoja edhe disa leke me kete zarf po tashme e kam mbyllur