nga ersiljano Mon Sep 28, 2009 1:08 am
Niset njeri me sherbim diku larg dhe macen e tij ja le komshiut per ta mbajtur per sa kohe ky do ishte ne sherbim. Kur arrin te vendi ku kishte punen, e merr komshiun ne telefon:
-Alo, une jam. C'beni si jeni?
-Mire. Si mberrite?
-Mire fare.Macen si e kam?
-Keq me vjen po macja ngordhi.
-Si ore ngordhi?
-Po ja hipi ne cati dhe ra papritur.E cuam te veterineri po s'e shpetuam dot.
Deshperohet ky po c'te bente.Nejse pas sherbimit, kthehet ne shtepi dhe blen nje mace tjeter. Pas ndonje muaji shkon perseri me sherbim ky dhe perseri ja le macen komshiut.
-Urdhero po ta le perseri nen kujdes macen. Po pati ndonje problem kur te te marr ne telefon, mos ma thuaj ashtu cope si radhen e kaluar, se prekem shpejt.Ma sill rrotull e rrotull.
-Po si te ta them?
-Po ja p.sh. kur te te marr heren e pare me thuaj ta zeme qe macja ka hipur ne cati, heren e dyte qe te marr ne telefon me thuaj qe macja ra nga catia dhe heren e trete me thuaj qe macja ngordhi.
-Mire, - i thote komshiu.
Niset me sherbim ky dhe sapo mberrin aty ku kishte pr te shkuar, merr komshiun ne telefon:
-Alo, he mo, mire jeni?
-Mire jemi, ti c'ben andej, mire je?
-Mire o, top fare.Macen mire e kam?
-More po lere macen ti se macja eshte si molla, po mamaja jote...SIKUR KA HIPUR NE CATI.