Policia britanike deklaron se ka shkaterruar nje organizate te fuqishme kriminale nderkombetare, duke arrestuar 13 shqiptare dhe sekuestruar 1.5 ton kokaine. Operacioni eshte zhvilluar mengjesin e se enjtes por per arsye hetimi rezultatet e tij jane bere publike gjate dites se sotme. Agjentet e policise spanjolle, Scotland Yard-it dhe agjencise kunder luftes se krimit te organizuar SOCA, 200 milje larg brigjeve spanjole sekuestruan ne bordin e anijes “The Destiny Empress” drogen me vlere 400 milion paund.
Destinacioni final i droges qe vinte nga Kolumbia duke mberritur ne Spanje, ishte Britania e Madhe, perfshi tregjet europiane. Ema Taylor, zedhenese e Scotland Yard tha per Top Channel se Shqiptaret e arrestuar jane Besnik Alla, Xhovan Gripski, Fabiol Beqiri, Behar Dika dhe Elton Dika.
Mesohet se ata jane arrestuar disa muaj me pare, perpara kapjes se sasise se kokaines, pasi ishin nen suvejim per nje kohe te gjate. Ne makinen tip Bentley me te cilen udhetonte Behar Dika, policia kishte vendosur pergjues duke regjisttuar te gjitha bisedat e tij dhe monitoruar levizjet. Emrat e shqiptareve te tjere te arrestuar nuk behen publike per arsye hetimi.
Sebashku ma ta jane arrestuar edhe tre shtetas britanike, dy prej te cileve me origjine pakistaneze. Perfshirja e grupeve kriminale shqiptare ne tregtine e heroines dhe kokaines ne Britanine e Madhe ka detyruar drejtorine speciale kunder krimit ne Scotland Yard te ndertoje nje skuader te vecante qe heton shtetasit shqiptare te perfshire ne kete trafik