Policia italiane tha se ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë dhe një rumun me akuzën e trafikimit të një ngarkese me kokainë me vlerë 150 mijë euro nga Holanda në Itali.
Burimet e policisë italiane kanë pohuar se arrestimi i të dyshuarve është bërë në kuadër të një aksioni ndërkombëtar antidrogë.
Sipas policisë, aksioni është shtrirë në disa qytete të vendit fqinj në Faenza, Imola, Riviera dhe disa qytete të tjera.
Dy anëtarë të kësaj bande kriminale, Luan Daiu dhe Ardian Shulai, ishin arrestuar në datat 22 dhe 3 prill 2010.
Ndërkohë policia ka vazhduar gjurminin e bandës e cila ka kryer transaksionin e madh të ngarkesës me kokainë të martën e kësaj jave.
Menjëherë pas mbërritjes së drogës në Itali, është bërë kontroll në “bazat” e bandës ku është arritur të vendosen në pranga shtetasit shqiptarë Edison Masha, Indrit Masha, Armand Tarallo dhe rumunia Veronica Pavel.