Kjo është një prej thashethemeve më të tmerrshme për Angelina Jolie: Aktorja ka bërë seks me Lady GaGa.
Sipas Ian Halperin, autorit të librit të fundit më të shitur: “Brangelina: The Untold Story of Brad Pitt and Angelina Jolie”, aktorja e filmit “Tomb Raider” mund ta kishte tradhtuar partnerin e saj me këngëtaren “Lady GaGa”.
Jolie, e cila është biseksuale e hapur, dhe GaGa, një hermafrodite (ka organet e të dyja gjinive), kanë pasur marrëdhënie të fshehta në hotelin Beverly Wilshire, sipas një burimi të afërt me Halperin.
Kjo nuk është hera e parë që Jolie akuzohet për tradhti ndaj Pitt, pasi javën e kaluar u tha se aktorja kishte pasur aferë me mësuesin e saj të gjuhës ruse, me të cilin kishte punuar gjatë realizimit të filmit “Salt”