Dy herë në javë marrëdhënie seksuale, do të thotë 50% rrezik më i vogël për infarkt të zemrës.
Një studim i realizuar te 1.000 meshkuj amerikanë, ka treguar se meshkujt të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale dy herë në javë janë më pak të rrezikuar për të pasur sulm në zemër, në krahasim me ata të cilët bëjnë seks vetëm njëherë në muaj- shkruan Daily Telegraph.
Po ashtu, është vërtetuar se meshkujt të cilët kanë dëshirë të shtuar për seks janë më të shëndoshë, ndërsa më interesantja është se pikërisht këta meshkuj kanë lidhje stabile. Me fjalë të tjera, meshkujt në lidhje stabile kanë stres më të vogël, se ata të cilët nuk janë në një lidhje të qëndrueshme.
I njëjti studim ka treguar se meshkujt të cilët ejakulojnë qoftë gjatë marrëdhënies seksuale apo masturbimit, janë shumë më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i prostatës.
Rezultatet e publikuara në revistën American Journal of Cardiology, kanë treguar po ashtu se marrëdhëniet seksuale dy herë në javë gjatë dimrit, përforcojnë sistemin imunitar, dhe njëherit zvogëlohet mundësia për t’u ftohur ose për t’u sëmurë nga gripi.