“Si i themi nga Delvina, Bertina është si flutur në çdo gjë që bën”, kështu shprehet……G.SH. një nga mikeshat më të ngushta të Bertinës.
Sipas saj jeta e vështirë që ka kaluar e ka ndihmuar atë të bëhet më e aftë dhe më shkathët në gjithçka që bën. Por, përsa i përket lidhjes së Bertinës me Erionin, ajo shpreh rezerva dhe madje nuk e fsheh faktin që ajo meriton shumë më tepër se Erionin.
Nga sa pjesëtarë përbëhet familja e Bertinës?
Familja e Bertinës përbëhet nga mamaja, dy motra dhe vëllai. Bertina është fëmija më i vogël i familjes.
Në çfarë moshe ishte Bertina kur humbi një ndër njerëzit më të rëndësishëm të familjes, pra babanë e saj?
Bertina ishte vetëm 9 vjeç kur humbi të atin.
Sa e lidhur ka qenë ajo me të atin?
Babai i saj ka qenë në Greqi kur ka vdekur dhe Bertinën e ka lënë në një moshë shumë të vogël, moshë kur ajo kishte më shumë nevojë për babanë. Ndaj nuk mund të flasim për një lidhje ndërmjet tyre njësoj siç mund të flitet kur vajza dhe babai kalojnë shumë kohë së bashku. Për fat të keq ajo nuk e pati këtë mundësi.
Atëherë na flisni pak për lidhjen tuaj me Bertinën?
Bertinën e njoh që kur jetonte në Delvinë. Prindërit tanë kanë qenë shumë miq me njëri-tjetrin, por në momentin që ajo erdhi të studionte në Tiranë u distancuam disi.
Mendon se problemet e shumta që ajo ka kaluar në jetë e kanë bërë edhe më të fortë atë?
Bertina i ka thënë edhe në “Big Brother” ‘ato që kam kaluar në jetë më kanë bërë me të fortë dhe më të aftë për t’u përballur me situata të ndryshme’.
Mendoni se mamaja e Bertinës është e kënaqur me sjelljen e Bertines në shtëpi?
Bertina është sjell në shtëpi më mirë se të gjithë pjesëtarët e tjerë dhe nuk ka arsye përse e ëma e saj të mos ndihet krenare për të dhe jo vetëm e ëma, por dhe ne të gjithë që e mbështesim Bertinën.
Është e vërtetë që Bertina kur ishte në moshë të vogël i mbante gjithmonë flokët e shkurtra?
Po, është e vërtetë që mbante flokë të shkurtër. Ndërsa shkathtësia e Bertinës duket edhe tani ne BB. Si i themi ne nga Delvina “ajo është si flutur në çdo gjë që bën”.
Marrëdhënia mes Bertinës dhe Oltës është paksa e acaruar. Sipas teje cila prej dy vajzave do e fitojë “betejën”?
Nuk do ta quaja ”betejë”, sepse ajo nuk është një luftë. Të gjithë mund të shikojmë që edhe Erioni më shumë afrimitet ka me Bertinën dhe unë mendoj se ndryshe nga ato që ai thotë se e shikon Bertinën si një shoqe ai ndien diçka më shumë për të, por në fillim ndoshta tipi i tij (i tyre) nuk i lejonte që ata t’i bënin gjërat sheshit, por donin të ishin të sigurt për atë hap që do hidhnin. Puthja që ata shkëmbyen e vërtetoi tashmë se ndjenja që i lidh nuk është vetëm shoqërore.
Pse mendon se u tërhoq Bertina pas Erionit?
Ndoshta, sepse te Erioni pa një djalë shumë më ndryshe nga të tjerët që janë në atë shtëpi.
Mendoni se një lidhje mes Erionit dhe Bertinës do kishte jetëgjatësi?
Mendoj se Bertina meriton shumë më shumë se Erioni. Sa për jetëgjatësi më mirë e dinë ata të dy që janë brenda, sepse nga jashtë gjërat shikohen ndryshe.
Në disa artikuj të gazetave është shkruar se Bertina ka qenë e dashura e Erionit edhe jashtë. Sa e vërtetë është kjo?
E kam dëgjuar këtë lajm dhe nuk është i vërtetë, mbase fakti që ato u afruan shumë shpejt me njëri-tjetrin i ka bërë të mendojnë diçka të tillë. Në qoftë se dikush që është shumë i sigurt për këtë le të paraqesë ndonjë provë për ta vërtetuar, por derisa prova nuk ka do të thotë se kur nuk ka ekzistuar asgjë midis tyre më parë.
Po që ajo u shkon pas djemve të ekranit? Si i gjykoni këto fjalë?
Mendoj dhe jam i sigurt se këto lajme janë vetëm thashetheme. Ajo mund të jetë një fanse, ose ka dëshirë të njohë njerëz të rinj, por nuk besoj se është e drejtë që të shprehen se ajo i shkon nga pas djemve të ekranit.
Bertina është shprehur se i pëlqen bota e spektaklit. Sipas jush do bëhet ajo një prezantuese kur të dalë nga shtëpia?
Përse jo?! Bertina i ka të gjitha aftësitë për t’u bërë një prezantuese e zonja, ose të jetë pjesë e botës së spektaklit.
Cila prej vajzave që është brenda mendon se është rivale më e fortë për Bertinën?
Në qoftë se pyesni në lidhje me Erionin do të thosha se asnjëra, as Olta domethënë.
Jo në lidhje me Erionin, në lidhje me çmimin e madh?
Finales nuk i dihet, por mund të them se Bertina është në rrugë të mbarë deri tani. Unë e kam mikeshë dhe normalisht më duket më e mira dhe nuk shikoj të ketë ndonjë rivale./gameover.